div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-846 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Hapja e urës së Ibrit u kundërshtua fort nga QUINT-i dhe KFOR-i”

Çështja e hapjes së Urës së Ibrit, çdo herë e më shumë po merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Ngjashëm ndodhi edhe sot, ku Al Jazeera, i ka dedikuar një artikull kësaj ure, që siç thotë, për hapjen e saj po haset në kundërshti të forta.

”Institucionet e Kosovës vazhdojnë përpjekjet e tyre për të forcuar pushtetin në veri. Heqja e dinarit dhe mbyllja e institucioneve paralele në Serbi u prit me indinjatë nga vendet perëndimore.

Njoftimi për hapjen për trafik të urës kryesore në Mitrovicë shkaktoi edhe kundërshtime të forta nga vendet e Quint-it dhe KFOR-i”, thuhet ndër tjera.

Në material, mes të tjerash, ka edhe prononcime të qytetarëve që thonë se mezi presin të hapet Ura.

Ky është materiali i plotë i mediumit:

Nuk i ndal ‘filmat’ Vuçiq, ja çfarë deklaron tani

Vuçiq: Serbët në Kosovë nuk jetojnë në kushtet që evropianët garantuan me nënshkrimet e tyre

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u ankua për “vuajtjet” e serbëve në Kosovë, ndërsa i priti në Beograd disa nxënës të shkollave fillore, mësues e kryetarë komunash nga Republika Srpska në Bosnjë dhe nga Mali i Zi.

Vuçiq u ankua se serbët e Kosovës nuk jetojnë në kushtet që europianët i garantuan por nuk i përmbushën, siç shkuan agjencia serbe e lajmeve, Beta.

“Serbët nuk jetojnë në kushte që europianët dhe disa të tjerë janë mësuar, në kushte që po ata europianë dhe disa të tjerë i kanë garantuar me vula dhe nënshkrime, por nuk i kanë përmbushur”, tha Vuçiq.

Pas ankesave të zakonshme, Vuçiqi tha se “nuk ka pengesa që populli serb nuk mund t’i kapërcejë”.

“Kjo ditë le të jetë një kujtesë se forca jonë është në unitet dhe se si paraardhësit tanë në të kaluarën dhe në të ardhmen, ne do të ecim me kokën lart, të gatshëm për çdo sfidë”, citohet të ketë thënë ai para nxënësve dhe mësuesve serbë.

Atyre, Vuçiq raportohet se iu tha se “Serbia është shtëpia e të gjithëve”.

I’u bë virale fotografia, reagon Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin…!

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale.

Pasi u përfol shumë për shkak të një fotografie që qarkullonte në rrjete sociale, në të cilën ajo shihej duke u falur.

“E di që është diskutuar shumë ajo pjesë, por unë kam treguar edhe në Big Brother brenda, por nuk është që e kam bërë shumë të madhe sepse lidhja ime me Zotin është personale. Po, falem, i fal pesë vakte. Mua më bën të ndihem shumë mirë, nuk më intereson çfarë flasin njerëzit, sepse i kam parë edhe komentet, ajo pjesë nuk më intereson hiç, unë e di çfarë lidhje e kam dhe po, e predikoj fenë, jam muslimane, kaq”

Deputeti i PDK-së: Kjo Qeveri nuk mund të ndërtojë një “kotec pule” e lëre më 160 çerdhe

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Arsim, nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati ka folur për Front Online lidhur me premtimin e VV-së për ndërtimin e disa çerdheve.

Kastrati tha se ‘ata që ja kanë shkruar programin për arsim si çifti i Nagavcit janë mediokër’.

Sipas tij, pushteti aktual nuk janë të aftë për qeverisje.

“Mos realizimi i premtimit nuk është befasi pasi këta nuk kanë as edhe një ekspert të arsimit ndërsa ata që ja kanë shkruar programin për arsim si çifti i Nagavcit janë mediokër. Këta janë totalisht të paaftë në qeverisje e menaxhim’, theksoi Kastrati.

Deputeti Kastrati thotë se Qeveria Kurti nuk mund të ndërtojnë një kotec pule lëre më çerdhe.

“Një pjesë e madhe e tyre punën e parë e kanë deputet e ministër dhe s’kanë menaxhuar kurrë projekte. Kurti punën e parë me pagë e ka pasur pozitën e deputetit, pra si të tillë këta nuk mund të ndërtojnë një kotec pule se lëre më ndonjë çerdhe”, tha ai.

 

Rama paralajmëron bizneset për vitin tjetër: S’ka plazhe për restorantet, shezllone për hotelet vetëm për aq sa kanë dhoma

Nga viti tjetër turizmi shqiptar do jetë përballë ndryshimeve thelbësore. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi bizneset private, restorantet dhe beach baret se nuk do të kenë më leje për të vendosur çadra në hapësirat e plazheve.

“Përveçse se ata kanë hotele nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardh një individ, një person juridik apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vë beach bar e do të vë shezllone. Mund të vësh beach bar por nuk ke shezllone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezllone. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe shijimi i plazhit mes atyre krevateve të ngjitur me njëri tjetrin është e pamundur”.

Hotelet që do të vendosin shezllone, do të duhet të respektojnë disa rregulla.

“Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezllone e të marrësh popull aty e ti detyrosh të paguajnë. Do të vësh shezllone për aq sa ke kapacitet! Natyrisht jo një për dhomë, dhe do të lësh distancë nga shezlloni në shezllon”.

Njësitë e pushtetit vendor do të kenë  rol kryesor në menaxhimin e sektorit turistik, me caktimin e hapësirave publike për qytetarët.

“Do ta fillojmë me bashkitë, që bashkitë të marrin hapësira e të vendosin bashkitë çadra. Aty ku është e arsyeshme e shezlloneve, por me çmim tavan të detyruar.  E kemi filluar prej disa vitesh, këtë vit e shtymë më përpara që bashkitë ta administrojnë”.

Duke u kthyer në një nga sektorët më potencialë për ekonominë e vendit, kryeministri ju bën thirrje bizneseve për të vlerësuar punonjësit dhe për të rritur pagat e tyre.

“Tani kam kuptuar që kur nuk ka njerëz, ti duhet të ngresh rrogën se nuk ke ku shkon. Do t’i konsiderosh ata njerëz që punojnë për ty, gjënë më të çmuar që ke.

Këtë vit Shqipëria u vizitua nga 7.2 milionë turistë vetëm në tetë muaj, duke pësuar rritje me 60 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

Këtë vit kam dëgjuar nga disa që kanë marrë njerëz që janë kthyer nga Greqia dhe më thonë që kemi interesim nga ata që janë në Greqi. Nuk ka më asnjë krahasim, të punosh kamerier në Greqi dhe Shqipëri, ke më shumë përfitime në Shqipëri”.

Fifi i kërkon Yllit 3000 euro borxh dhe ky ishte reagimi i tij

Fenomenit të sfidave në TikTok nuk i ka shpëtuar as Fifi.

Ajo ka qenë në një “sfide” me një prej personazheve të njohur të rrjeteve sociale, Arjan Lekajn.

Ky i fundit mori më shumë dhurata se Fifi duke bërë që ajo të “dënohet”.

Si “dënim”, këngëtarja telefonoi mikun e saj, Yll Limanin duke ia kërkuar atij 3000 euro borxh me kushtin që do t’ia kthejë javën tjetër.

VIDEO

Katër vjet nga vdekja e aktorit, Adem Mikullovci

Sot, më 15 shtator janë bërë katër vjet që nga vdekja e aktorit të mirënjohur, Adem Mikullovcit.

Në karrierën e tij, Mikullovci luajti në shumë shfaqje dhe ishte regjisor i shumë filmave.

Ndër filmat më të fuqishëm është filmi ‘Një pallto për babain tim në burg’, i realizuar nën regjinë e Mikullovcit. Ky film, më mirë se çdo gjë tjetër, shpalos tmerrin që shqiptarët përjetuan nga regjimi serb.

Mikullovci ishte dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell, vranësira të shpërndara dhe riga lokale shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se minimalja do të jetë nga gjashtë gradë  Celsius, kurse maksimalja do të jetë 23 gradë Celsius.

Më poshtë e keni motin e plotë për të gjitha ditët:

E hënë- Mot  me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

E martë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

E mërkurë- Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi    1-6/m/s.

E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen  të sjellin riga  shiu . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë  deri mesatare.

E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit  me shpejtësi    1-5m/s.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, kur kemi parasysh cilësinë e ajrit dhe  përgatitjen e tokave për mbjelljen e kulturave vjeshtore.