div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-847 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vuçiqit i dështoi plani, tani do kthimin e serbëve të dorëhequr

Me urdhër i largoi e me lutje po do t’i kthej pas.

Njëra nga 7 kërkesat e presidentit të Serbisë, Alleksander Vuçiq në adresimin e së premtes, ishte specifikisht për më shumë se 578 zyrtarë policorë serbë të dorëhequr nëntorin e 2022, bashkë edhe me 150 punonjës të gjykatave, 32 të Prokurorisë e edhe ata të komunave.

Lideri i serbëve, tash po kërkon që ata të kthehen për të punuar në institucionet e Republikës së Kosovës.

Këtu mund ta ndiqeni kronikën e Klan Kosovës

Lajm i mirë: Paralajmërohet ndryshimi i ligjit, mund të importohen veturat më të vjetra se 10 vite

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me lehtësira për qytetarët: Projektligji i ri për automjetet në Kosovë thjeshtëzon procedurat dhe përmirëson cilësinë e qarkullimit

Zv. Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se Ministria është duke punuar në hartimin e një Projektligji të ri për Automjetet në Kosovë, që do të ofrojë lehtësira të rëndësishme për qytetarët, transmeton Gazeta Imazhi.

Sipas Raka, projektligji synon thjeshtëzimin e procedurave për homologimin dhe regjistrimin e automjeteve. Disa nga pikat kryesore të këtij projektligji përfshijnë:

1. Shërbimet teknike për miratimin e automjeteve do të kryhen nga Ministria ose do të mund të delegohen në institucione publike, sipas nevojës.
2. Do të lejohet importimi i veturave sipas standardeve euro-norm pa kufizime për vjetërsi.
3. Do të ketë lehtësira për regjistrimin e automjeteve elektrike, me hidrogjen dhe hibride.
4. Me ndërrimin e pronarit të automjetit, sigurimi do të bartet automatikisht te pronari i ri.
5. Kontrolli teknik nuk do të kërkohet më me ndërrimin e pronarit të automjetit, një procedurë që aktualisht është e detyrueshme.

Zv. Ministri Raka e konsideron këtë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të qarkullimit dhe cilësisë së automjeteve në Kosovë, duke e bërë procesin më të lehtë dhe më të favorshëm për qytetarët.

Vuçiq merr përgjigjen nga Qeveria e Kosovës pasi dje kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës, kjo pasi kryetarët serbë ishin dorëhequr e më pas Lista Serbe i kishte bojkotuar zgjedhjet.

Në lidhje me këtë çështje ka folur Elbert Krasniqi, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ai ka thënë për mediumin “Arbëria”, se  zgjedhjet në katër komunat veriore mund të mbahen gjatë muajit prill të vitit 2025.

Por ai ka shtuar se meqë zgjedhjet lokale janë në tetor 2025, nuk sheh mundësi që ato të mbahen në prill.

“Që të jemi të qartë, zgjedhjet në katër komunat veriore mund të mbahen gjatë muajit prill të vitit 2025 por meqenëse kalendari për zgjedhjet lokale është i caktuar për muajin tetor të po këtij, viti atëherë nuk shoh mundësi që zgjedhjet në këto komuna të mbahen në muajin prill. Këtë e mundëson udhëzimi administrativ i Qeverisë”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu, Krasniqi ka folur edhe për Urën e Ibrit, ku ka thënë se “do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in”. /Gazeta Imazhi/

“Me koordinim a pa koordinim”, Molliqaj ironizon me deklaratat e Kurtit, Gërvallës dhe Krasniqit për urën e ibrit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka postuar përmbledhur në një fotografi deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave Donika Gërvalla e Elbert Krasniqi, të cilët thanë se Ura e Ibrit nuk po hapet tani, pasi po e presin vendet e QUINT e KFOR’in.

Me këto deklarata ka ironizuar kreu i PSD-s, Dardan Molliqaj.

“A me koordinim a pa koordinim’, ka pyetur Qeverinë Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, të shtunën.

Mozzik ka dy fjalë për motrën e Lotinës

Këngëtari, Mozzik dhe gazetarja, Lotina Haziri, tash e një kohë janë në lidhje dashurie me njëri-tjetrin.

Së fundmi ata kanë publikuar edhe pamje nga momentet e tyre intime e takimet me familjarë.

Mozzik sonte është i ftuar në dasmën e kunatës së tij, Këngës.

Në një video të publikuar ai dëgjohet duke i uruar fat çiftit të ri.

Video!!

Sulmi në Banjskë, ja sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një viti pas sulmit në Banjskë për 45 persona, në krye me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, ku i vrarë mbeti rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Pas sulmit në ku mbeti i vrarë rreshteri, grupi i Radojiçiqit u strehua në hotelin e Banjskës. Dëshmitari i Prokurorisë tregon sa paguheshin anëtarët e grupit të Radojiçiqi.

Babai i 27-vjeçarit të akuzuar, Vladan Ilić, pranon një telefonatë nga djali i tij ku i thotë se ka nevojë të largohet nga hoteli i Banjskës.

Më vonë, babai kupton se djali i tij ka ecur në këmbë për 4 orë e gjysmë dhe ka dalë në Serbi.

Grupi kishte bartur të plagosur që janë trajtuar në Novi Pazar dhe Beograd, një prej tyre kishte vdekur aty.

Babai i Vladanit e kishte ditur se djali i tij është pjesë e organizatës “Mbrojtja Civile” dhe se paguhej 400 euro në muaj. /Betimi për Drejtësi

Kearns i kërkon qeverisë britanike të fokusohet urgjentisht tek Ballkani: Vuçiq po e përdor strategjinë e Putin për aneksimin e Veriut

Deputetja konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Alicia Kearns, ka reaguar pas masave që Serbia i shpalli si reagim ndaj veprimeve të Kosovës në Veri.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten kërkoi që në pjesën veriore të Kosovës të kthehet “gjendja e mëparshme” duke kërkuar kthimin e policëve në detyrë, të gjyqtarëve e prokurorëve, pagesat me dinarë, lirimin e “të burgosurve politikë” siç i quajti ai serbët e burgosur për shkak të dhunës në Veri kur atje ishin vendosur barrikada.

Ai po ashtu kërkoi themelimin urgjent të Asociacionit, pa të cilin tha se s’ka bisedime.

Duke reaguar në “X”, depuetja britanike ka thënë se pas deklaratave të Vuçiqit, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan.

Aja ka thënë se Vuçiq po e përdor taktikën e Vladimir Putinit duke shpallur plane për aneksimin e veriut të Kosovës.

 

 

Më tutje, ajo shtoi se ka kaluar gati një vit nga sulmi në Banjska dhe BE-ja akoma nuk ka sanksionuar Serbinë.

“Pas deklaratave të mbrëmshme të Presidentit Vuçiq, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan”.

“Gati një vit pas sulmit në Banjskë ende nuk ka drejtësi, dhe pavarësisht përfshirjes së shtetit serb, ende nuk ka sanksione nga BE-ja (vetëm marrëveshje për litium dhe avionë). Vuçiq po ndjek strategjinë e Putinit, duke shpallur plane për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është një shtet sovran”.

“Ballkani duhet të largohet nga pikëpamjet sektare, njerëzit e Kosovës së Veriut dhe serbët e Kosovës meritojnë më shumë, jo të përdoren si pengje dhe gurë shahu në ambiciet irredentiste”, ka shkruar ajo në X, të shtunën.