div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-848 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Rikthimi i shërbimit ushtarak në Serbi, Sinani: Të rinjtë shqiptarë do të detyrohen të shpërngulen sapo t’i mbushin 18 vjet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më herët njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen për shërbimin e rregullt ushtarak për 75 ditë dhe tha se do që të besojë se Qeveria e Serbisë do ta miratojë këtë vendim.

Për këtë ka reaguar kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila tha se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon.

Ajo e potencoi se kjo mund të çojë sërish në shpërngulje masive të të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës meqë sapo të mbushin 18 vjeç detyrohen të largohen “për të mos shërbyer në një ushtri që nuk i përfaqëson ata” dhe në një shtet që vazhdimisht i diskriminon.

“Kanë kaluar pothuajse 30 vite që nga shpërbërja e Jugosllavisë, por shqiptarët e Luginës së Preshevës ende mbeten të cenueshëm nga politikat diskriminuese të Beogradit. Në vitet e 90-ta, kur regjimi i Millosheviqit synonte shtypjen dhe përndjekjen e shqiptarëve, të rinjtë tanë u detyruan të largoheshin masivisht për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak dhe represionit. Sot, historia rrezikon të përsëritet! Rikthimi i shërbimit ushtarak të detyrueshëm do të çojë sërish në shpërngulje masive të të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës. Djemtë tanë, sapo mbushin 18 vjeç, detyrohen të largohen për të mos shërbyer në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, në një shtet që vazhdimisht i diskriminon”, ka shkruar Sinani.

Ajo tha se Serbia nuk përballet me ndonjë kërcënim nga fqinjët e saj, por është e kundërta – kërcënimi i paqes së rajonit vjen nga Serbia.

“Përkundrazi, ngjarjet e fundit të 24 shtatorit në Banjskë na treguan se, ndërsa flitet për paqe në Bruksel, Serbia planifikon destabilizimin dhe aneksimin e veriut të Kosovës. Kërcënimi i vërtetë për paqen dhe stabilitetin e rajonit vjen pikërisht nga vetë Serbia! Rajoni ynë ka nevojë për paqe, zhvillim dhe të ardhme të sigurt për të rinjtë tanë. Por, për fat të keq, Serbia e Vuçiqit vazhdon të tregojë se nuk ka asnjë vullnet për normalizim dhe stabilitet. Shqiptarët e Luginës së Preshevës duan paqe, jo tensione! Rajoni ka nevojë për progres, jo për konflikte të reja!”, tha ajo.

Vuçiq këtë e bëri të ditur më 14 shtator gjatë ceremonisë së gradimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Ndërkaq, një ditë më parë kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, tha se Qeveria serbe është gati, nëse arrihet një marrëveshje politike dhe shoqërore, për të dërguar shpejt në Kuvendin serb projektligjin për kthimin e shërbimit ushtarak.

“Më 2025, kur të arrihet kushtet administrative dhe logjistike, ne do të nisim [me shërbimin ushtarak]”, tha ai.

Qeveria serbe merr një vendim rreth serbëve në Kosovë

Serbia, përmes një konkluze qeveritare, i ka urdhëruar ministritë që të zbatojnë aktivitete dhe masa në mbrojtjen e serbëve në Kosovë.

Ky vendim u mor në një mbledhje të sotme të qeverisë serbe, ku thuhet se janë shqyrtuar masat për Kosovën, të cilat të premten i ka prezantuar presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

“Detyra specifike për zbatimin e masave të paraqitura iu dhanë të gjitha ministrive me qëllim të mbrojtjes së serbëve në Kosovë si dhe fuqizimit të tyre politik, ekonomik dhe social. Pika kyçe e seancës së Qeverisë është që të gjitha ministritë të angazhohen për ruajtjen të pronës, të shpallet Kosova territor i mbrojtjes speciale sociale, të forcohen institucionet, të shkohet në Kuvendin e Serbisë me kërkesë që të shpallen të paligjshme të gjitha aktet e miratuara që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës”, tha kryeministri serb, Millosh Vuçeviq.

Qeveria serbe miratoi gjithashtu një konkluzion me të cilin urdhërohet Ministria e Mbrojtjes të fillojë procedurën për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në kohëzgjatje prej 75 ditësh.

Vuçeviq pret që deri në fund të javës së ardhshme të miratohen ndryshimet në ligjin që heq pezullimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Blerim Latifi e lidh me UDB’në dhe shtetin serb imamin boshnjak që ua mohoi kombin shqiptarëve në Preshevë

Një hoxhë nga Sanxhaku ka mbajtur një fjalim gjatë një tubimi Preshevë.

Ai aty bëri disa deklarata që po nxisin reagime, pasi konstatoi se “uns s’jam shqiptar, por mysliman siç “jeni edhe ju”, duke iu drejtuar audiencës.

Këto i ka komentuar profesori Blerim Latifi, i cili tha se synimi për deshqiptarizimin e Luginës është i UDB’së dhe me këtë e lidhi edhe deklaratat e këtij hoxhe.

“Nuk është viti 1912. As viti 1930. As viti 1945. Është viti 2024.Në mes të Preshëves, në një sallë të mbushur plot, një hoxhë çohet dhe u thotë të pranishmëve: Ne nuk jemi shqiptarë, ne jemi muslimanë! Qe qysh ringjallet mekanizmi i moçëm, mekanizmi i cili përmes bashkëpunimit të hoxhallarëve me organet e shtetit serb, i pat asimilu në boshnjakë krejt shqiptarët e Sanxhakut të Novi Pazarit dhe një pjesë të madhe të shqiptarëve në Mal të Zi. Sot i njëjti mekanizëm është aktivizu për ta deshqiptarizu komplet Luginën e Preshevës. Shqiptarët e njohin mirë hunin e UDB’s, por fare pak inxhinieringun e saj kulturor”, ka shkruar Latifi.

Për deklaratën e tij pati edhe disa reagime brenda Luginës ku u kërkua distancimi nga prijësit fetarë të Luginës.

Basha i reagon Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, i ka reaguar kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, pas një shkrimi që ky i fundit ka pasur për konferencën e mbajtur dje nga presidenti serb, Aleksander Vucic.

Haradinaj ka fajësuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë ka kritikuar Kurtin se ia ka krijuar terrenin për një gjë të tillë.

Basha ka thënë se Haradinajn po e “tradhton logjika”, meqë Kurti e ka pastruar terrenin në Veri dhe prandaj Vuçiq po ankohet.

Reagimi i plotë i Bashës;

Ramushin e tradhëton logjika!

Vuçiqi po thotë i ka fajet për veri, mirëpo Albini ia ka përgatit terenin Serbisë!

Jo Ramush, Albini veç e ka pastru terenin, prandaj po ankohet Vuçiqi.

Ai po e kërkon terenin si me juve, ku e ka pas Radojçiçin shef në veri, por fatmirësisht populli po mendon ndryshe!

Ish-luftëtari i UÇK-së i reagon Dimal Bashës: Sa herë që flet ti për çlirim e për liri, i fyen të dyjat

Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish Komandant në Zonën Operative të Dukagjinit.

“Jam ushtar i UÇK-së që nga dita e parë e krijimit,” shkroi Ahmetaj, duke theksuar se ai dhe pesë vëllezërit e tij kanë luftuar në vijat e para të frontit. Ai shtoi se tre prej tyre, përfshirë edhe vetë, u plagosën rëndë gjatë luftës, ndërsa njëri nga vëllezërit humbi gjymtyrët.

“Aty ku ka operuar Komandanti ynë dhe ushtarët e tij për besë ka qenë shumë problematike me u sjellë e me vepru Radojçiçat e Ivanoviçat” shkruan Ahmetaj.

Ahmetaj shpreh admirim të thellë për ish-komandantin e tij, Ramush Haradinaj, duke theksuar: “Që nga fillimi e deri në mbarim kemi qenë ushtarë të Ramush Haradinajt dhe edhe sot dhe përjetësisht mburremi se kemi pas Komandant dikë si Ramush Haradinajn.”

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Dimal Bashës, deputet i Vetëvendosjes, Ahmetaj deklaroi: “Sa herë që flet ti për çlirim e për liri, maksimumi që mund ta arrish është t’i fyesh të dyjat.” Ai përfundoi duke theksuar se asnjë shqiptar i Kosovës nuk u ka borxh as Bashës, as deputetëve të Vetëvendosjes ta fyejnë lirinë e çlirimin.

Reagon Meritoni: Nuk kam bërë aksident, jam shumë mirë

Meriton Mjekiqi ka reaguar pas lajmeve se ai ishte aksidentuar, duke thënë se ai gëzon shëndet të plotë dhe fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë aksident.

Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u marrë me projektet e tij, dhe nuk pësuar asnjë aksident me makinë.

“Unë jam shumë mirë, nuk kam pësuar asnjë lloj aksidenti me makinë. Mos u shqetësoni sepse shëndeti im është shumë mirë”, sqaron ai në një video në Instagram.

Zbulohen personazhet VIP që do të jenë pjesë e “Big Brother”

Edicioni i katërt i “Big Brother” pritet që të nis në nëntor të këtij viti.

Në rrjet kanë nisur tashmë të qarkullojnë edhe emrat e parë të personazheve që pritet të jenë banorët e rinj të shtëpisë së famshme.

Ndonëse në rrjet është përfolur se ky edicion do të jetë vetëm me VIP-a nga tri edicionet e para, ky projekt është zhvendosur në kohë.

Edhe këtë sezon do të kemi mundësi që të shohim personazhe që e kanë për herë të parë pjesëmarrjen në këtë edicion.

Emri i parë i përfolur ishte ai i Young Zerkës, që në daljet e tij publike e ka pranuar se ka marrë një ftesë tashmë.

Duket se tashmë Zerka është gati që publiku ta njohë me të gjitha ngjyrat e tij në këtë format kaq të dashur.

Një tjetër emër që lakohet si pjesëmarrëse është edhe Enxhi Nasufi.

Moderatorja ka drejtuar “Post Big Brother” vitin e fundit, duke qenë më e familjarizuar me këtë format.

Pas eksperiencës së suksesshme në “Dancing with the Stars”, këngëtarja tashmë është gati për të provuar edhe këtë format.

Mbetet për t’u parë nëse Enxhi do ta pranojë ftesën dhe do të futet në garë për çmimin e madh shkruan Panorama Plus.

Një tjetër emër i lakuar është edhe ai i Visjan Ukcenajt. Aktori, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e “Portokalli” është një ndër emrat e lakuar për të qenë pjesë e spektaklit.

Si një personazh me shumë humor, por edhe ironi, jemi të sigurt që Visjani do ta gjente shpejt rrugën e suksesit në këtë reality.

Nga ana tjetër, Cubi Metkaj ishte aktorja që vitin e shkuar u përfol gjatë si një konkurrente e mundshme.

Madje në ato muaj, vetë aktorja në deklaratat e saj linte të kuptohej se do të bëhej pjesë e lojës.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Natyrisht që edhe për Cubin ka pasur një ftesë, ndaj tashmë është në dorën e saj për të parë nëse do ta pranojë këtë herë ftesën për tu bërë pjesë e reality për më shumë se 100 ditë.

Dori dhe Devi, ish-prezantuesit e “Fiks Fare,” mund të jenë dy nga konkurrentët e fshehtë të këtij sezoni.

Dyshja është zëvendësuar papritur nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu, duke ngritur spekulime të mëdha. Thashetheme lart e poshtë ka se Dori dhe Devi do të jenë pjesë e shtëpisë së famshme, por ende asgjë nuk është zyrtarizuar.

Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Sara Hoxhës.

Ish-partnerja e Ledrit, tashmë është e angazhuar me biznesin e saj, duke mos pas më angazhime televizive.

Dhe ndoshta tashmë, si single dhe me një dëshirë të madhe për të vijuar të qëndrojë një figurë e dashur për publikun, Sara do të tentojë edhe famën që ky reality ka.

Megjithatë, blogerja ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me ftesën e mbërritur nga produksioni.

Dy emra të tjerë që deri ditët e fundit ishin komplet të fshehtë janë edhe Eugent Bushpepa dhe Kastro Zizo.

Dy djemtë, pritet që këtë vit t’i thonë po garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Kastro Zizo është i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh herë edhe ironike.

Ndaj edhe prania e tij në këtë format po pritet me interes.

Nga ana tjetër Eugenti është një artist shumë i dashur për publikun, por që rrallë e kemi parë të dalë nga arti i tij për të folur për jetën private.

Ndaj edhe kjo mundësi për të do të ishte një pikë e rëndësishme takimi mes tij dhe ndjekësve të tij.

Një tjetër emër është edhe ai i Rinian Lekës. Ish-pjesëmarrës në Përputhen, djaloshi bëri për vete publikun.

Me pamjen e tij prej modeli dhe me natyrën e djalit xhentil, ai mesa duket është gati që të provojë edhe këtë eksperiencë.

Teksa organizatorët janë ende duke punuar për detaje të tjera, duket se kasti i emrave po plotësohet, duke lënë edhe disa emra surprizë, që me gjasa do të zbulohen në javët e fundit para fillimit të spektaklit.

Kërcënimet e Vuçiqit, reagon KFOR-i

KFOR-i është duke i ndjekur nga afër zhvillimet aktuale në Kosovë. Misioni i NATO-s në ka kërkuar edhe një herë që të shmangen veprimet që mund të krijojnë tensione.

“Është e rëndësishme të shmangen veprimet që mund të krijojnë tensione të panevojshme”.

“Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, ka thënë KFOR-i për Klanin kur është pyetur në lidhje me paralajmërimet serbe për shpalljen e Kosovës si “territor të okupuar”.

KFOR-i tha se do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij të dhënë nga OKB-ja për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Para deklarimit të djeshëm të presidentit të Serbisë në lidhje me Kosovën, mediat e afërta me pushtetin atje paralajmëruan se Aleksandar Vuçiq do të shpallte Kosovën “territor të okupuar”.

Megjithatë, Vuçiqi nuk e bëri këtë. Madje ai tha se po ta shpallte të tillë, kjo, sipas tij, do të nënkuptonte “njohje të territorit të Kosovës”.

U përfol se ishte në gjendje kritike pas një aksidenti, reagon Ilnisa Agolli për lajmin ndaj Meriton Mjekiqit

Ditën e sotme ka qarkulluar një lajm se moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, është përfshirë në një aksident rrugor teksa po udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës.

Gjithashtu thuhej se ish-finalisti i “Big Brother VIP3” është dërguar në spital, ku ndodhej në gjendje të rëndë për jetën.

Lidhur me këtë, vetëm pak më parë ka reaguar partnerja e Meritonit, Ilnisa Agolli duke mohuar dhe përgënjeshtruar lajmin që ka qarkulluar.

Në reagimin e saj Ilnisa i është drejtuar Autoritetit të Medias Audiovizive për të marrë masa në lidhje me lajme të tilla të rreme që qarkullojnë dhe postohen në rrjet.

“Në kuadër të legjislacionit aktual në Shqipëri, është e rëndësishme të theksohet se ligjet në fuqi parashikojnë sanksione për përhapjen e informacionit të pavërtetë, duke përfshirë shpifjen dhe nxitjen e urrejtjes. Bazuar në *Nenin 120 të Kodit Penal*, shpifja ose përhapja e qëllimshme e informacioneve të pavërteta, me qëllim dëmtimin e reputacionit të një individi, përbën një vepër penale dhe është e dënueshme”.

Postimi i plotë:

Harrojeni Leartën e Gëzimen, kjo është nusja virale e momentit, reja e Gazmend Ramës
Nuset e estradës tonë janë shumë të komentuara në rrjete sociale.

Learta, Gëzimja,Tringa e Erza, aktualisht nuk po përfiletën në rrjet më shumë se Sabrija reja e Gazmend Ramës.

Sabrija është bërë virale në rrjete sociale, dhe po komentohet për bukurinë e saj.

Kujtojmë që nuset e familjes Rama u bën të njohura që nga dasma e tyre e cila u publikua dhe u bë virale pak orë pas publikimit, shkruan “Kosovarja”.

Video këtu