div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-850 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Zbulohen detaje të reja nga BBVK, ja sa banorë do të hyjnë në natën e parë

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka bërë të ditur se në kastin e edicionit të tretë të këtij formati, fillimisht do të hynë 17 banorë.

Ai shton se që nga nata e parë do të ketë përdredhje, andaj prisni të papriturën.

“Do të ketë spektakël, nata e parë është festë ku do të prezantohen banorët, dhe nuk do të jenë hiç më pak se vitin e kaluar që kemi qenë. Zakonisht Big Brother nis me 12 ose 14 banorë, ndërsa tani jemi pesë më shumë se ky numër që i them. Qysh natën e parë do të ketë përdredhje. Prisni të papriturën, prisni emocion, kaos, ashtu siç iu ofron Big Brother”, tha Hamiti në Sol të Klan Kosova.


 

TË NGJASHME:

Këta do të jenë banorët e Big Brother Vip Kosova?

 

Konfirmohet edhe moderatorja tjetër e Big Brother Vip Kosova

Tashmë është zyrtare!

Moderatori i njohur Alaudin Hamiti dhe moderatorja Jonida Vokshi do të udhëheqin sërish “Big Brother VIP Kosova”, për edicionin e tretë që nis më 18 tetor 2024.

“Jemi shumë të lumtur që do të kthehemi përsëri së bashku për këtë sezon të ri. Kemi krijuar një harmoni të veçantë gjatë dy edicioneve të mëparshme dhe mezi presim të sjellim emocione të reja për audiencën,” tha Hamiti gjatë një interviste ekskluzive për SOL.

Këtë sezon, ndryshimet janë të shumta dhe premtojnë të sjellin një format të rifreskuar, njofton Klankosova.tv.

Olsa Muhameti, e njohur për përvojën e saj të gjatë si producente, do të marrë drejtimin e produksionit.

“Ne kemi plane të mëdha për këtë edicion. Do të ketë shumë surpriza dhe ndryshime që do ta bëjnë programin edhe më interesant dhe konkurrues,” u shpreh Muhameti gjatë një bisede me Adelina Hasanin në SOL.

Për sa i përket opinionistëve, këtë herë do të shohim fytyra të reja. Milaim Zeka, analisti i njohur, është konfirmuar si një prej opinionistëve, ndërsa emri i opinionistit të dytë ende nuk është zbuluar.

Ndërkohë, ka pasur spekulime në rrjetet sociale për emrat e mundshëm të banorëve, por Muhameti e ka bërë të qartë se këto janë thjesht thashetheme.

“Asnjë nga emrat që po përfliten nuk është i saktë. Lista e banorëve të vërtetë do të zbulohet vetëm në natën e parë të spektaklit,” deklaroi ajo.

Pritjet janë të larta që “Big Brother VIP Kosova” të thyej rekordet e shikueshmërisë. Me një ekip të rifreskuar dhe energji të re, spektakli synon të ofrojë një eksperiencë unike për shikuesit, duke i lënë të ngujuar para ekranit.

Vuçiq e Dodik me flamuj serbë e rusë në përballjen Zvicër-Serbi, politikani serb: Turp, hajde në Prishtinë shpalose flamurin rus

Zvicra u përball me Serbinë dje në Leskovc në kuadër të Ligës së Kombeve.

Serbia arriti të shënonte fitore 2:0, duke e arritur triumfin e parë në këtë edicion të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.

E në stadiumin prej 8 mijë ulëseve u pa edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq dhe presidenti i i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Gjatë intonimit të himnit të Serbisë, Vuciq u pa duke e valëvitur një shall me ngjyrat e flamurit rus dhe atij serb.

Lidhur me këtë ka reaguar politikani serb, Dragan Sormaz, i cili deri në vitin 2023 ka qenë pjesë e partisë së Aleksander Vuçiqit.

“Çfarë lidhje ka Rusia me ndeshjen Serbi – Zvicër?! Jep dorëheqjen, turpi i Serbisë Aleksander Vuciq, shko në Kazan, trim i madh! Shko në Prishtinë dhe valëvite flamurin rus!”, shkroi Sormaz në profilin e tij në Twitter.

 

 

Sulmohet brutalisht ish-kryetari i Listës Srpska, Goran Rakiq

Mbrëmë rreth orës 02:30, në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, është sulmuar brutalisht ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, bëjnë të ditur burime të Ekonomia Online. Rasti ka ndodhur para banesës së tij, ku besohet se personat që e kanë sulmuar ishin duke e pritur.

Sipas të njëjtit burim, rasti nuk është raportuar në Policinë e Kosovës dhe duket se po tentohet të mbahet i fshehur.

Se PK nuk është në dijeni për këtë rast e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

Rakiqi ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ku është regjistruar, por dyshohet se ka pasur përpjekje për ta fshirë rastin nga regjistri.

Sipas burimeve, kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek dyshohet se po ndihmon në fshirjen e rastit.

Mësohet se Rakiq, tashmë deputet në Parlamentin e Serbisë, i është thyer një dorë dhe i është qepur koka si pasojë e sulmit të mbrëmshëm.

Te njejtat burime bëjnë të ditur se dyshohet se e gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e përçarjes mes Rakiqit dhe terroristit Milan Radojiçiq.

E trishtë: Ky është i riu që vdiq tragjikisht në Prizren

Një ngjarje tragjike ka ndodhur , ku një 34-vjeçar nga Malisheva ka mbetur i vdekur.

Mësohet se i ndjeri është Visar Ramaj, i cili ndërroi jetë, pasi ditën e djeshme teksa ishte duke punuar në fshatin Piranë ka rënë në kontakt me rrymën, përcjell Jepi zë

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, ngjarja kishte ndodhur gjatë ditës së shtune, ndërsa sot është njoftuar nga spitali i Prizrenit për vdekjen e pacientit.

Këto janë ndeshjet e sotme në Ligën e Kombeve

Liga e Kombeve do të vazhdojë edhe sot me disa përballje tjera.

Ndonëse nuk do të ketë ndeshje të Ligës A, do të jenë disa duele shumë interesante, shkruan Gazeta Express.

Anglia do të ndeshet në udhëtim me Finlandën nga ora 18:00, ku do të kërkojë këndelljen pas humbjes befasuese nga Greqia.

Norvegjia e Erling Haaland do të udhëtojë për t’u ndeshur me Austrinë e papërshtatshme.

Këto janë të gjitha ndeshjet e sotme në Ligën e Kombeve:

 

 

Sondazhet zgjedhore në ShBA: Kush është përpara — Harris apo Trump?

Dy nga shtetet më të rëndësishme për muajin nëntor, Pensilvania dhe Arizona, tregojnë vështirësitë me të cilat përballen Kamala Harris dhe Donald Trump në javët e fundit të fushatës zgjedhore.

Sipas sondazhit të fundit nga New York Times/Philadelphia Inquirer/Siena College, në fakt, demokratja ka një avantazh të lehtë në Pensilvani, 50% kundrejt 47%, ndërsa republikani vazhdon të jetë përpara në Arizona, 51% kundrejt 46%.

 

 

Kujtojmë se ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati republikan për president Donald Trump refuzoi një kërkesë nga Fox News për një tjetër debat me kandidaten demokrate dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Në llogarinë e tij në Truth Social, Trump, në të gjitha kapitujt, pretendoi se kishte fituar dy debatet e fundit, një kundër Presidentit Joe Biden dhe tjetrin kundër Harris më 4 shtator, duke shtuar se “nuk do të ketë revansh”.

E rëndë për familjen: Ky është i riu që vdiq pasi ra në kontakt me rrymën duke punuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një punëtor i një kompanie ka humbur jetën pasi pësoi lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar. Viktima vdiq mëngjesin e sotëm, ndërkohë që tashmë Policia ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë me dije burimet e Sinjalit brenda Emergjencës, që njoftuan se viktima është një i ri.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Visar Ramaj rreth 32 vjeçar, i cili humbi jetë tragjikisht përderisa ishte duke punuar.

Siç mëson Sinjali, viktima dyshohet se derisa ishte duke punuar dje, ka rënë në kontakt me rrymën dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, teksa trupi i pajetë më pas është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe Inspektorët e Punës për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lidhur me rastin, tashmë është iniciuar hetimi për veprën “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

E dhimbshme: Ra në kontakt me rrymën, vdes i riu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një punëtor i një kompanie ka humbur jetën pasi pësoi lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar. Viktima vdiq mëngjesin e sotëm, ndërkohë që tashmë Policia ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë me dije burimet e Sinjalit brenda Emergjencës, që njoftuan se viktima është një i ri, rreth 32-vjeçar.

Siç mëson Sinjali, viktima dyshohet se derisa ishte duke punuar dje, ka rënë në kontakt me rrymën dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, teksa trupi i pajetë më pas është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe Inspektorët e Punës për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lidhur me rastin, tashmë është iniciuar hetimi për veprën “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.