div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-856 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Mshele gojën, unë po flas”, ”S’je kurrkush me më ofendu”- përplasje e fortë në emision për religjionin

Historiani Azdren Shala, ka thënë se në vitin 2011, disa hoxhallarë kanë bërë thirrje të hapura anti-laike dhe anti-kombëtare.

E sipas tij, të njëjtin sistem po e ndjekin edhe “Lëvizja e Deçanit”, ku sipas tij, po thonë se kush kthehet në fenë katolike, bëhet shqiptar dhe kthehet në fenë e të parëve.

“Kjo është e pasaktë dhe e pavërtetë. Ky burri këtu [Belisar Jezerci], ky jeton më shumë në Bruksel dhe më shumë në Kosovë”, tha ai në Rubikon.

Më pas, debati u ashpërsua, teksa Jezerci i ndërhyu Shalës, ky i fundit i tha “mshele gojën, unë po flas”.

Pas fyerjeve të Shalës, Jezerci tha se “nëse edhe një herë ofendon, unë e lëshoj emisionin, nuk është kurrkushi të ofendojë”.

Video

 

Buzhala: Nëse opozita vazhdon me këtë qasje, me 9 shkurt më mirë mos t’i dalin përpara Albin Kurtit

Partitë politike ka kohë që kanë nisur një ‘luftë’ politike për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen të dielën e 9 shkurtit.

Për këtë temë është diskutuar në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun në Kanal10.

Gazetari i njohur kosovar, Viktor Buzhala ka kritikuar partitë opozitare se kanë ‘fjetur’ gjatë mandatit qeverisës të Albin Kurtit.

Sipas tij, nëse opozita vazhdon me këtë qasje dhe pa ndonjë kauzë të qartë, në zgjedhjet e 9 shkurtit me mirë mos t’i del përpara Albin Kurtit, raporton gazeta10.

 

“Opozita gjatë këtyre katër vjetëve ka qëndruar thuajse nën hije, nuk ka arritur të këtë një kazus dhe të përçoj një mesazh pse dikush nga ata duhet të votohet dhe është me i mirë se Albin Kurti. Nëse vazhdohet në këtë mënyrë nuk kanë çka i dalin përpara Albin Kurtit, bile ju kisha thënë lene mos hyni fare në zgjedhje le ta votojnë populli veç Albin Kurtin sepse kështu nuk ecet përpara!, ka thënë Buzhala.

Ai ka folur edhe për raportet e përkeqësuar të qeverisë Kurti me aleatet ndërkombëtarë dhe rrezikun për shtimin e sanksioneve ndaj Kosovës.

“Nuk shoh ndonjë rrezik në këtë drejtim”, ka thënë Buzhala.

Deputeti i VV-së tregon se kur pritet të hapet ura e Ibrit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet dhe se Qeveria e Kosovës i ka kryer të gjitha detyrat që i takojnë për një gjë të tillë.

Ai, në “Debat Plus”, tha se Qeveria ka vendosur t’u japë kohë aleatëve ndërkombëtarë që të vendosin se kur është koha e duhur për hapjen e urjes.

“Mendoj që Qeveria ka bërë mirë që u ka dhënë kohë ndërkombëtarëve të tregojnë se kur është momenti i duhur edhe për ta. I kemi parë deklaratat e Osmanit që jep një parashikim që deri kur mund të ndodhë hapja e urës, e ka përmendë fundin e vitit, konsideroj që është e mjaftueshme kjo”, tha ai.

Sipas Halitit, çështja e hapjes së urës nuk duhet të politizohet dhe kurdo që hapet ajo të bëhet pa pompozitet.

Kur do të nis edicioni i tretë i ‘Big Brother VIP Kosova’?

Së shpejti do të nisë edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova.

Kështu së paku është raportuar nga televizioni Klan Kosova, ndonëse nuk është zbuluar data.

Siç raporton televizioni, këtë vit do të futen në shtëpi emra shumë të njohur.

Ata gjithashtu publikuan një ‘trailer’ për fillimin e spektaklit, derisa zbulohen vetëm siluetat e banorëve që do të jenë pjesë e garës.

Ky është edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova, pas përfundimit të edicionit të dytë në muajin shkurt.

Fitues i edicionit të parë ishte reperi nga Shqipëria, Stresi, i cili në konkurrencë deri në natën e fundit finale ishte me Vedat Bajramin, Xhulin dhe Mbresën.

Ndërkaq sa i përket edicionit të dytë, ish-futbollisti Lumbardh Salihu, triumfoi në fund pas një finale me Blerandon, Shqipen dhe Edona James.

Muric pas përjashtimit: Unë luaj për Kosovën me gjithë zemër dhe do të jem gjithmonë kur të ftohem

Gardiani i Kosovës, Aro Muric së bashku me dy bashkëlojtarët e tij tek Kosova, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, kanë qenë tema kryesore e kësaj jave në vendin tonë.

Të tre futbollsitët janë përjashtuar nga kombëtarja e Kosovës për arsye se kishin thyer rregullat e përzgjedhësit Foda, shkruan Gazeta Express.

Ata u përjashtuan një ditë para ndeshjes me Qipron.

Sa i përket këtij përjashtimi, portieri dardan gjatë ditës së sotme ka dhënë një intervistë për Telegrafin.

Përkundër që nuk ishte i pranishëm në ndeshjen ndaj Qipros, ai ishte i lumtur pas fitores së shtetit dardan.

“Jam shumë i lumtur që Kombëtarja fitoi në Qipro, kjo është gjëja më e rëndësishme, fitorja e Kosovës”, tha fillimisht Aro.

Më tej, ish-portieri i Manchester Cityt tregoi se çfarë ndodhi në ditën kritike për ta.

“Ne e kishim pushim ditën e shtunë dhe shkuam për ushqim dhe për të marrë pak ajër të pastër pasi ishim gjithmonë në hotel të mbyllur. Pjesa tjetër ishte thjesht gënjeshtër dhe gjëra që u sajuan”, tha Aro Muric, për Telegrafin.

Gjatë ditës së sotme, trajneri i Aros tek Ipswich Town, i ka dal në mbrojtje portierit, teksa portieri foli edhe për këtë ngjarje.

“Pa marrë parasysh gjithçkaje, më mirëpritën sikur nuk jam larguar në asnjë moment. Shumë pozitive ishte pritja në klub”, vazhdoi tutje Aro.

Muric ka treguar se pa marr parasysh përjashtimit të tij ai do të jetë i gatshëm çdoherë të vij të përfaqësoj kombëtaren e Kosovës.

“Jam pjesë e Kosovës që gjashtë vite dhe do të jem gjatë gjithë jetës. Nuk ka rëndësi se çfarë vendimi merret në të ardhmen, unë luaj për Kosovën me gjithë zemër dhe do të jem gjithmonë kur të ftohem. Luaj për tifozët që po na mbështesin dhe për atë që na kanë dhënë gjatë gjithë kohës”.

“Jam shumë mirënjohës për këto gjashtë vite, kështu që asnjë marrëdhënie me trajnerët apo ndonjë në federatë nuk do të më bëjë të mendoj ndryshe. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodhë, unë do të jem gjithmonë aty për Kosovën sa herë të kërkohet ndihma ime”, tha Aro Muric.

Ndërsa për fund, ai foli për objekitvat e tij që ka për të ardhmen, teksa tha se kualifikimi i Kosovës për një event të madh është vetëm çështje kohe.

“Ne kurrë nuk dorëzohemi, jo sot, por deri në ditën e fundit do të luftojmë. Do të vijë dita që do të kualifikohemi dhe kjo është vetëm çështje kohe. Nëse nuk do ta besonim një gjë të tillë nuk do të luanim, por besojmë dhe do të luftojmë”, potencoi portieri i Ipswich Town.

Kujtojmë se ai këtë verë u transferua tek Ipswichi nga Burnley, pas ish-skuadra e tij u eliminua në Championship.

Mediat serbe: Vuçiq nesër mund ta shpallë Kosovën “një territor të pushtuar”

Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që do të mbajë Aleksandër Vuçiq të premten në orën 18:00.

Danas, Pravda, versioni ballkanik i Russia Today dhe media të tjera serbe, duke cituar burime pranë lidershipit shtetëror serb, theksojnë se ky opsion është mes atyre që po shqyrtohen nga Vuçiq.

”Në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë, që sjell pasoja të shumta, duke përfshirë përgatitjet për kthimin e zonave të okupuara, për shkak të terrorit me të cilin po përballet populli ynë në Kosovë dhe Metohi prej vitesh dhe që është përshkallëzuar ditët e fundit”, raportojnë mediat serbe, citon A2 CNN.

Sipas mediave në Beograd, ambasadori serb në Podgoricë ka takuar kryetarin e kuvendit të Malit të Zi, Andrij Mandiç, për t’ia treguar kërkesat e Vuçiqit.

Mes 6 kushteve që Serbia mund të prezantojë ndaj kosovës pritet që të jetë organizimi i zgjedhjeve në komunat në veri, kthimi i 700 ish policëve të komunitetit serb në detyrë, formimin e Asociacionit si dhe lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar, siç pretendohet, për arsye politike.

Gjithashtu një ndër kërkesat është dhe heqja e ndalimit të hyrjes së produkteve nga Serbia.

Dimal Basha publikon foto me Albulena Haxhiun dhe “shefen” e deputetëve të VV’së: Gati për sfidat e reja

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe deputetët Adnan Rrustemi e Luan Aliu.

Në përshkrim të fotos, Basha ka shkruar “gati për sfidat e reja”.

Qeveria Kurti është në fund të mandatit, pasi më 9 shkurt 2025 janë shpallur zgjedhjet e rregullta.

Çfarë u konfiskua nga Policia në bastisjen e dy objekteve të strukturave paralele serbe në Leposaviq?

Policia e Kosovës ka bastisur sot bastisje në dy objekte të strukturave paralele serbe në Leposaviq nën dyshimin për shpërlarje parash.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka bërë me dije se nga ai vend janë konfiskuar dokumente, kompjuterë dhe para të gatshme.

Aksioni është kryer me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

“Me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë bastisen lokalet e Banka Popullore e Serbisë, Dega në Kosovë dhe Drejtoria e Thesarit, Ministria e Financave në Leposaviq. Krimet Ekonomike në vazhdimësi të rastit shpërlarje parash që ka pas të bëjë me Bankat më herët. Nga ai vend janë konfisku prova materiale si dokumente, kompjuter, para të gatshme etj dhe ai vend është bllombu”, ka deklaruar Elshani.

Putin paralajmëron se nëse Ukrania e bën këtë gjë do të hyjë në luftë me NATO-n

“Përdorimi i raketave perëndimore me rreze të gjatë nga ana e Ukrainës për të goditur Rusinë do të nënkuptojë se “vendet e NATO-s janë në luftë me Rusinë” dhe Moska do të marrë “vendimet e duhura”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dha aludimin e tij më të fortë deri më tani se Shtëpia e Bardhë është gati të heqë kufizimet e saj në Ukrainë duke përdorur armë me rreze të gjatë të furnizuara nga perëndimi në objektivat kryesore ushtarake brenda Rusisë.

Duke folur në Kiev së bashku me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, Blinken tha se SHBA “që nga dita e parë ishte e gatshme të përshtaste politikën e saj ndërsa situata në fushën e betejës në Ukrainë ndryshonte. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, theksoi ai, duke i qëndruar asaj që sugjeroi edhe presidenti Biden një ditë më parë, shkruan A2.

Blinken tha se ai dhe Lammy do t’u raportojnë “shefave” të tyre; Joe Biden dhe Keir Starmer, pas bisedimeve të tyre të mërkurën me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Sekretari i Jashtëm britanik sugjeroi se dërgimi i raketave balistike nga Irani në Moskë e zbuluar këtë javë, kishte ndryshuar mendimin strategjik në Londër dhe Uashington. Ishte një “përshkallëzim i rëndësishëm dhe i rrezikshëm”, tha ai.