div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-860 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kuvendi i Malit të Zi, institucionet e Kosovës i quan “të përkohshme”

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq ka pritur në një takim gjatë ditës së sotme ambasadorin e Serbisë në Podgoricë, Nebojsha Rodiq, ku si temë diskutimi kanë pasur edhe Kosovën.

E në njoftimin zyrtar për këtë takim, të publikuar në ueb-faqen e parlamentit malazez, institucionet e Republikës së Kosovës janë cilësuar si “institucione të përkohshme”.

Kjo, edhe përkundër faktit se Mali i Zi e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur më 9 tetor, 2008.

Në komunikatë është përfolur biseda mes dyshes në takim, pa asnjë citat, dhe Kosovës i është referuar me terminologjinë që e përdor shteti serb, i cili nuk pranon të njohë mëvetësinë e Kosovës.

“Ambasadori posaçërisht theksoi se qëllimi i vetëm që ka kreu i institucioneve të përkohshme në Kosovë, z. Albin Kurti, është t’ua pamundësojë jetën serbëve në Kosovë, jo vetëm në komunat në veri, por në të gjithë territorin”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

E sjellim të plotë komunikatën e Parlamentit të Malit të Zi për takimin Mandiq-Rodiq:

Kryetari i Kuvendit bisedoi me ambasadorin e Serbisë 

Presidenti Mandiq, para së gjithash, mikut të shtrenjtë të vendit tonë, ambasadorit Rodiq, i dëshiroi mirëseardhje në Kuvendin e Malit të Zi, duke shprehur i kënaqur për takimin mes tyre.

Ambasadori, në kontekstin e raporteve më të mira mes Serbisë dhe Malit të Zi, dhe në pajtim me politikën zyrtare të Jashtme të Republikës së Serbisë, e cila dëshiron të njohë vendet mike, mes të cilave është edhe Malin e Zi, por edhe ato që mendojnë ndryshe, sot kryetarin e njoftoi për, siç tha, sjelljen diskriminuese të një politike të pakuptimtë e cila po zhvillohet ndaj serbëve në veri të Kosovës, duke paralajmëruar se BE-ja nën patronazh të çuditshëm lejon që kjo të ndodhë.

Ambasadori posaçërisht theksoi se qëllimi i vetëm që ka kreu i institucioneve të përkohshme në Kosovë, z. Albin Kurti, është t’ua pamundësojë jetën serbëve në Kosovë, jo vetëm në komunat në veri, por në të gjithë territorin.

Me këtë rast, Rodiq ka dashur të njoftojë dhe njohë kryetarin e Kuvendit, si person i parë i institucionit më të rëndësishëm në Mal të Zi, me qëndrimin zyrtar të Republikës së Serbisë, i cili pasqyrohet në disa pika për zgjidhjen e problemit ekzistues jashtëzakonisht të rëndësishëm të krizës së rëndë në Kosovë, ndër të cilat janë:

– Që zgjedhjet e lira të organizohen sa më shpejt në komunat në veri të Kosovës, ku pushtetin tash e ushtrojnë individë që nuk kanë bazë në vullnetin e qytetarëve të atyre komunave.

– Kthimi urgjent i 700 policëve të nacionalitetit serb në shërbim të institucioneve të përkohshme që duhet të rikthejnë sigurinë dhe paqen në komunat në veri, sepse atje këto ditë po kërcënohen të drejtat elementare të njeriut.

– Zgjidhja e problemit që u ngrit në fushën e drejtësisë, sepse që nga ardhja e kreut të institucioneve të përkohshme në Kosovë, z. Albin Kurti në pushtet, nuk flet më për rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin gjyqësor, i cili u nënshkrua nga Marrëveshja e Brukselit

– Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe,

– Lirimi i të gjithë personave të burgosur për arsye politike, duke vënë në dukje se këta persona fillimisht ndalohen dhe vetëm më pas akuzohen për krimin që dyshohet se kanë kryer.

– Gjetja e zgjidhjes së bllokadës së importit të produkteve nga Republika e Serbisë në territorin e Kosovës, sepse tashmë janë bërë 14 muaj nga fillimi i asaj ndalese, ndërsa BE-ja, e cila qëndron për qarkullimin e lirë të njerëzve, informatave dhe mallrave, nuk ka bërë asgjë për të zgjidhur këtë problem

Presidenti Mandiq ka falënderuar ambasadorin Rodiq për informacionin që ka dhënë, duke theksuar se në këtë moment gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon. Ai shtoi se shpreson se do të gjendet një zgjidhje paqësore që do t’u mundësojë serbëve dhe të gjithë popujve të tjerë të jetojnë të qetë në vatrat e tyre shekullore.

Në fundjavë parashihet të bie borë në Kosovë

Pas reshjeve intensive që sollën sadopak lehtësim nga thatësira ekstreme dhe temperaturat e larta, të enjten do të kemi përkohësisht përmirësim të motit dhe ngritje të ndjeshme të temperaturave. Pra, presim mot kryesisht me diell dhe temperaturat maksimale në rang vendi pritet të arrijnë deri në 29°C.

Për dallim nga ne, tashmë Evropa Perëndimore është pushtuar nga masat e ftohta polare.

Në ndërkohë, në Evropën Qëndrore dhe në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë e Mal të Zi, do të fillojë gradualisht përkeqësimi i motit, kjo si pasojë e depërtimit të qendrave me presion të ulët që vijnë paraprakisht nga masat e ftohta polare nga veriperëndimi i kontinentit.

Kështu, duke sjellur intensifikim të reshjeve e shkarkesa të forta rrufesh, përderisa në Shqipëri e Mal të Zi, do të fillojnë kryesisht orëve të pasditës dhe mbrëmjes, ndonëse jo aq të shtrira.

Nga dita e premte, zonat me presion të ulët apo cikloni do të lëvizë mbi rajon, duke sjellur rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh edhe në Kosovë, e njëkohësisht edhe temperaturat do të pësojnë ulje. Në Shqipëri e Mal të Zi do të vazhdojnë kohë pas kohe reshjet intensive e shkarkesat e forta elektrike.

Në fundjavë, masat e ftohta polare do të shtrihen përfundimisht mbi rajonin tonë, duke sjellur ulje drastike të temperaturave. Nën këto kushte, parashihet të ketë reshje lokale shiu, e në zonat e larta malore, konkretisht në perëndim të vendit, mund të paraqiten edhe fjollat e para të borës. Temperaturat maksimale në Kosovë pritet të lëvizin prej 9 deri në 15°C. /MeteoKosova/

Ramadani pyet: Si është e mundur që vila e Radojçiçit të ndërtohet në vitin 2021, kur ai s’kishte të drejtë të hynte legalisht në Kosovë

Ramadani ka thënë që nga viti 2018 Milan Radojçiq nuk ka hyrë legalisht në Kosovë, pasi ka pasur fletarrest.

Ai tha se i është tërhequr fletarresti në shkurt 2019 por i është rikthyer në maj të atij viti.

Në këtë mënyrë, Ramadani pyeti sesi është e mundur që vila e Radojçiqit të ndërtohet në vitin 2021 e 2022, duke iu referuar aktakuzës së Prokurorisë.

“Radojçiqi prej nëntori vitit 2018 nuk ka hy në Kosovë në mënyrë legale, më 23 nëntor vitit 2018 banesa në veri e Radojçiqit është bastisur prej Policisë Speciale të Kosovës, atëherë ju ka ngritur aktakuza. Në shkurt 2019 i është tërhequr fltetarresti, në maj 2019 i është kthyer fletarresti e kurrë më s’ju ka tërheq. Prej nëntorit 2018 ky terrorist nuk ka hyrë legalisht në Kosovë”, ka thënë ai.

“Por, si është e mundur që vila në pronën e Ministrisë së Bujqësisë është ndërtu në vitin 2021 e 2022, sepse kështu po e thotë dokumenti i Prokurorisë”, ka pyetur Ramadani në Pressing.

Parashikimi i motit- Në fundjavë goditja polare sjellë borë në këto zona

Pas reshjeve intensive që sollën sadopak lehtësim nga thatësira ekstreme dhe temperaturat e larta, të enjten do të kemi përkohësisht përmirësim të motit dhe ngritje të ndjeshme të temperaturave. Pra, presim mot kryesisht me diell dhe temperaturat maksimale në rang vendi pritet të arrijnë deri në 29°C.

Për dallim nga ne, tashmë Evropa Perëndimore është pushtuar nga masat e ftohta polare.

Në ndërkohë, në Evropën Qëndrore dhe në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë e Mal të Zi, do të fillojë gradualisht përkeqësimi i motit, kjo si pasojë e depërtimit të qendrave me presion të ulët që vijnë paraprakisht nga masat e ftohta polare nga veriperëndimi i kontinentit.

Kështu, duke sjellur intensifikim të reshjeve e shkarkesa të forta rrufesh, përderisa në Shqipëri e Mal të Zi, do të fillojnë kryesisht orëve të pasditës dhe mbrëmjes, ndonëse jo aq të shtrira.

Nga dita e premte, zonat me presion të ulët apo cikloni do të lëvizë mbi rajon, duke sjellur rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh edhe në Kosovë, e njëkohësisht edhe temperaturat do të pësojnë ulje. Në Shqipëri e Mal të Zi do të vazhdojnë kohë pas kohe reshjet intensive e shkarkesat e forta elektrike.

Në fundjavë, masat e ftohta polare do të shtrihen përfundimisht mbi rajonin tonë, duke sjellur ulje drastike të temperaturave. Nën këto kushte, parashihet të ketë reshje lokale shiu, e në zonat e larta malore, konkretisht në perëndim të vendit, mund të paraqiten edhe fjollat e para të borës. Temperaturat maksimale në Kosovë pritet të lëvizin prej 9 deri në 15°C.

“U kallxu kapadai me SHBA-në, i hupi milionat”, Ardian Kastrati për Albin Kurtin

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, tha se kryeministri Kurti ka humbur miliona për shtetin për shkak të sjelljes si “kapadai ndaj SHBA-së dhe aleatëve”.

Deputeti Kastrati tha në Pressing në T7 se qëllimi i Kurtit është t’i bindë militantët.

“ Minus 300 milionë euro qiky Albin Kurti për shkak të trajektores së kapadaisë në raport me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë e ka pru këtë situatë. E mos të flas për gjuhën qortuese të SHBA-së, të QUINT-it e Francës”, tha Kastrati.

“Qëllimi i tij është i qartë t’i bind vetëm militantët, t’i bind vetëm ata që ky i ka quajtur analfabetë funksionalë, se s’dua t’i ofendojë qytetarët e mi…”, tha deputeti.

Nuk do ta besoni – Arbana Osmani kaq vite është më e madhe se burri i saj

A e dini sa vjeç është Arbana Osmani dhe sa vite është më e madhe se burri i saj?

Ish-moderatorja e realiti shou “Big Brother VIP Albania”, Arbana Osmani, është një ndër figurat më të njohura të ekranit shqiptar, e cila ka mbledhur një numër të madh ndjekësish.

Në muajin maj të këtijë viti, moderatorja festoi ditëlindjen e saj, për të gjithë kuriozët, Arbana ka lindur më 7 maj të vitit 1983 dhe moderatorja ka mbushur plot 40-vjet.

Në të njëjtën datë ka lindur dhe i dashuri i saj Eduarti, por ai ka lindur plot 4 vite me pas.

Zeka zbulon bisedën me Radojçiqin: I thash ti je kriminel…!

Gazetari Milaim Zeka në Politiko tregoi bisedën telefonike me Milan Radoiçiqin, një prej personave të cilëve Prokuroria Speciale e Kosovës u ngriti aktakuzë, raporton Gazeta10.

“Në një restaurant në Tifani, në tavolinë me disa miqë po vjen Fatmir Sheholli me telefon në dorë. Më tha qe se njëri do të flas me ty. E mora telefonin dhe thash urdhëroni në shqip. Më tha unë jam Radoiçiqi, tha hallall të qoftë se vetëm ti më ke quajtur kriminel nga faltorja e parlamentit. Shqip më ka thënë”, bëri të ditur Zeka.

 

 

“ I thash unë të kam thënë kriminel dhe të them prap kriminel edhe kriminel je, por më kriminel se ti janë ata që kanë bashkëpunuar me ty”, shtoi tutje Zeka./ Gazeta10

Këtu është intervista e tij

Aridan Kastrati: “Pse se bjen Kurti çiken me e ndi eren e WC-së si tjerët në shkolla publike

Një përplasje ka ndodhur mes deputeti të PDK’së, Ardian Kastrati dhe aktivistes Zana Avdiu në emisionin Pressing në T7 lidhur me jetësen se ku e bëjnë familja e Albin Kurtit.

Ardian Kastrati: Pse ti nuk e bjen familjen tënde me përjetu këtë zhvillim të mirë, pse ti nuk e bjen çikën tonde në shkollë, aty ku i kom tre djemtë e mi, me përjetu erën e WC’së aty edhe me 42 nxënësa në klasë. Pse ti nuk e bjen, psh zot runa mu bo operacion në QKUK, si unë që jom bo që dy vjet. Nëse po thu ti që ka aq zhvillim, pse nuk po vini me jetu këtu.

Zana Avdiu: Nuk mund ai me pru kërkon me jetu këtu, se gruaja e vet është person madhor edhe vendos me jetu atje, edhe kryeministër t’kofsh. Qekjo nuk është gjuhë korrekte.

Vetëm sot rreth 100 persona u konvertuan në fenë katolike, mes tyre edhe ish-rektori i UP’së

Trendi i konvertime nga feja islame në atë katolike, po vazhdon të jetë në rritje.

Vetëm gjatë ditës së sotme rreth 100 persona janë kthyer në fenë katolike.

Njëri nga ta, edhe profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinë, Mujë Rugova.“Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova! Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator 2024, në zemër të Alpeve të Rugovës, e kryen obligimin më të shenjtë kombëtarë, duke e rikthyer në jetën tonë, lavdinë e dikurshme të të parëve tanë’, ka shkruar Arbër Gashi për konvertimin e Mujë Rugovës.

Ish-kryeministri i Shqipërisë përfundon në spital

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, ka përfunduar sërish në spital për shkak të një problemi shëndetësor.

Kësaj here, Nano ka pësuar frakturë në qafën e femurit të këmbës së majtë, me ç’rast është duke u trajtuar në një spital privat, ndërsa nesër do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Më herët, ish-kryeministri i Shqipërisë i ishte nënshtruar një intubimi, pasi atij i ishte rikthyer një problem kronik respirator.