div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-862 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Largohet një kamerë ilegale në Prishtinë, pronari nuk dihet
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) me asistencë të Policisë së Kosovës kanë larguar kamerën e vendosur ilegalisht në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Kryeqytet.

Inspektori i AIP-it, Kushtrim Mustafa, ka thënë për Ekonomia Online se informatën e kanë marrë nga Policia e Kosovës, ndërsa thekson se kamera të tilla që cenojnë privatësinë do të konfiskohen.

“AIP si institucion kompetentë për mbikëqyrjen e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës se në rrugën ‘Xheladin Rekaliu’, ka të vendosur kamera te cilat nuk dihen kontrolluesit e të dhënave personale. Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është konstatuar se e njëjta kamerë duhet të largohet dhe mos të mbikëqyr hapësira publike. Bëjmë thirrje çdo kontrolluesi të kamerave që kamerat te cilat janë në hapësirën publike të njëjtat të largojnë pasi që është kompetencë e Policisë së Kosovës”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se raste të tilla ka pasur edhe në Shtërpcë.

“Është rasti i dytë në të cilën kemi bërë konfiskime pas komunës së Shtërpcës, por çdo herë kur vërejmë që të njëjtat kamera janë duke mbikëqyrë, në këtë rast të kontrolluesit privat ose publik të cilat kanë të vendosur kamera në lokalet e tyre, ne urdhërojmë që kamerat të kontrollojnë vetëm hapësirat e brendshme brenda perimetrit në të cilin kontrolluesi ka pronën e tij. Pronari nuk dihet, Policia e Kosovës na ka njoftuar që kjo kamerë nuk dihet se nga kush kontrollohet, nuk është vendosur nga asnjë institucion i ligjit. Pra ka qenë kamerë me rreze dhe është larguar dhe konfiskuar. Për të gjithë ata që bëjnë të njëjtën veprim urdhërojmë të largohen sepse vëzhgimi i paautorizuar konsiderohet vepër penale”, ka thënë Mustafa.

Nëse i njihni këta persona, lajmërojeni policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e disa personave të dyshuar për vjedhje, me ç’rast ka publikuar edhe fotografitë e tyre.

Sipas Policisë, personat në fjalë dyshohen për vjedhje të rënda.

 

 

“Sektori i hetimeve të Kryeqytetit, me autorizime nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personave që shihen në fotografi”, shkruhet në postim.

Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo informatë në lidhje me identifikimin e të dyshuarve të kontaktojnë numrin 192.

E trishtë: Vdes një fëmijë

Një rast i rëndë ka ndodh në familjen Durimishi nga fshati Pogragjë. Djali i tyre i vogël, Etniku, ka ndërruar jetë.

Rastin e ka konfirmuar vetë familja, e cila ka njoftuar se ceremonia e lamtumirës së fundit mbahet sot në ora 17:00, në varrezat e fshatit.

Njoftim i familjes:

 

 

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë djali jonë Etniku.

Vorrimi bëhet sot me datë 25.09.2024, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Pogragje.

Qofsh i Xhenetit Etniku jonë!

Paraqitet në seancë një dëshmitar tjetër në rastin “Thaçi”

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të mërkurën ka filluar dëshminë dëshmitari i 90-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i cili mban kodin W4422 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmia e këtij dëshmitari është duke u dëgjuar tërësisht në seancë të mbyllur dhe nuk u lexua ndonjë përmbledhje siç ndodh zakonisht për dëshmitarët e prokurorisë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ky dëshmitar është duke dëshmuar përmes video-lidhjes.

Përpara se të vazhdohet me dëshminë e këtij dëshmitari, gjyqtari Smith kërkoi që të diskutohet për kërkesën e ZPS-së që dëshmitari me kodin W04590 të dëshmojë përmes video-lidhjes.

Në emër të mbrojtjes së të gjithë të akuzuarve, avokatja e Veselit, Ann Rowan tha se nuk kanë kundërshtime që të vazhdohet me video-lidhje me këtë dëshmitar, por sipas saj arsyet e paraqitura në kërkesë nuk përmbushin kriteret përkatëse të Rregullores.

Pasi nuk pati kundërshtime, gjyqtari tha se edhe dëshmia e dëshmitarit W04590 do të dëgjohet përmes video-lidhjes.

“Nëse doni të shkoni…”, Hovenier me mesazh për Qeverinë e Kosovës

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se SHBA-ja nuk e ka fuqinë absolute siç mund të supozojnë disa, e që do ta bënte Kosovën menjëherë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Madje, Hovenieri e përmendi një thënie të gjyshit të tij, që dukej si referencë, sipas tij, e qasjes së Kosovës në kohët e fundit ndaj shteteve anëtare të organizatave të cilave ajo do që t’u bashkohet.

“Ne do të kërkonim që Kosova të integrohet më plotësisht tani në institucionet evropiane dhe ato evropiane. Serbia do të ishte pajtuar më shumë me realitetin e një fqinjësie sovrane, të pavarur, multietnike, demokratike dhe paqësore. Kjo është ajo që duam. Por nuk e di se si bëhesh anëtar i BE-së pa koordinim me BE-në. Dhe kjo nënkupton koordinim me shtetet anëtare të BE-së. Nuk shoh se si bëhesh anëtar i plotë i NATO-s pa pëlqimin e të gjithë anëtarëve të NATO-s. Siç e dini të gjithë, disa nga ato shtete ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht realitetin e një Kosove sovrane, të pavarur, demokratike, multietnike siç e kemi pranuar ne. Ju duhet t’i bindni ata që doni të ndihmoni”.

“Gjyshi im e përdorte një thënie dhe ju lutem më falni për karakterin e saj paksa të pagdhendur: Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinoni para derës së tij. Poenta ime është që ne duam ta mbështesim Kosovën në këtë qasje, në integrimin e saj evropian dhe evropian. Ne kemi bërë shumë, presidentë, sekretarë shteti, ambasadorë, të tjerë për ta çuar përpara”.

Adrola Dushi poston për herë të parë foto me Capital T?

Tash e një kohë të gjatë përflitet për një lidhje të mundshme mes Adrola Dushit dhe Capital T.

Pavarësisht spekulimeve në rrjet, dyshja nuk e konfirmuan asnjëherë direkt.

Por, Adrola ka publikuar një moment teksa shihet nën shoqërinë e një mashkulli,duke i mbajtur dhe dorën.

Për ndryshe Capital T në një intervistë ishte shprehur se femra me e bukur shqiptare është Adrola Dushi.

Musliu: Radojiçiqi ka ikë si zotëri para syve të Qeverisë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në një vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku i vrarë mbet heroi Afrim Bunjaku, ka thënë se kreu i terroristëve ditën kritike ka ikur “si zotëri para syve të Qeverisë”.

Ndërkohë, për vilën e konfiskuar të kryeterroristit Millan Radojiçiq thotë se Qeveria të njëjtën e ka lejuar të ndërtohet në mandatin e saj, e për të njëjtën “bën filma” se është konfiskuar.

“Si është e mundur që një Qeveri të cilës para syve të saj Serbia ka ndërtuar vilën, sot del dhe bën filma se gjoja e konfiskova. Një Qeveri, e cila e ka lënë të ikë i lirë Radojiçiqin nga Kosova më 24 shtator 2023 nuk ka se me çka të krekoset. Realiteti është krejt ndryshe atje në veri”, tha ajo në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Deputetja opozitare tha se Radojiçiq ka shkuar vetë i lirë në Serbi.

“Radojiçiq ka shkuar vetë i lirë në Serbi, sepse kjo Qeveri sot po kërkon që ai të kthehet në Kosovë e të arrestohet. Radoiçiq ka ikë si zotëri para syve të Qeverisë. Janë pamje që i kemi pa, thjeshtë ai ka dalë si një turist i cili i viziton malet e kodrat e Kosovës dhe ka shku pa një therë në këmbë në Serbi, pikërisht në ditën kritike kur është vrarë Afrim Bunjaku. Prandaj, nuk mund të thonë se e kanë përzë, ai ka ikur vetë nga Kosova”, shtoi ajo./teve1.info/

Gruaja e Albin Kurtit takohet me dy artistet e njohura shqiptare, publikohen fotot

Rita Augestad Knudsen bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është parë mbrëmë në një event të organizuar në New York. Duket se Rita ka arritur në Shtete të Bashkuara të Amerikës (SHBA) para kryeministrit Kurti. Ku ky i fundit sipas njoftimit zyrtar sot është nisur për në SHBA.

Indeksonline sjell pamje ku ajo është fotografuar me dy arstistet shqiptare Emina Cunmulaj dhe Alketa Xhafa.

Ndodh e papritura në emision, aktorja kosovare e puth moderatorin

Të martën ka filluar emisioni më i ri në Kanal10 “Pa Protokoll” ku është diskutuar mbi çështjen e ndjeshme dhe shpesh të anashkaluar: “Paragjykimet ndaj artistëve”.

Aty të ftuarit ndanë përvojat e tyre personale dhe profesionale mbi ndikimin që kanë paragjykimet në krijimtarinë dhe zhvillimin e tyre.

 

 

Aktorja Gresa Gashi dhe këngëtari Labinot Rexha zhvilluan mes vete debat mbi ato që u prezantuan nga vet ata.

Tutje përderisa debati vazhdonte, Gresa Gashi në stilin e aktores ka puthur live në emisoion gazetarin Shëndrit Lumin.