div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-863 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Serbët mblidhen para stacionit të policisë në veri

Para stacionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës ka nisur një protestë e serbëve lokalë pas arrestimit të katër të rinjve serbë të cilët në gjendje të dehur kishin sulmuar dhe fyer pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Protesta është organizuar nga partia e Aleksander Arsenijeviq dhe po kërkohet lirimi i katër të rinjve.

Arsenijeviq bashkë me nënkryetarin e partisë së tij, Stefan Veljkoviq, janë parë duke i prirë protestës dhe duke fishkëllyer bashkë me qytetarët e mbledhur.

Në protestë shihen edhe pankarta të ndryshme. Në një prej tyre shkruan “A është e shqetësuar BE-ja?”.

Kërcënimet e Vuçiqit, i kundër-përgjigjet ministri Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimi i fundit nga Vuçiq s’është diçka e re dhe se “nuk frikësohemi nga këto kërcënime”.

Maqedonci ka theksuar se përderisa Kosova ka institutcionet dhe strukturat e saj që punojnë për sigurinë e vendit, nuk ka arsye që kërcenimet e Serbisë të jenë shqtësuese.

“Kërcënimi i fundit nga Vuçiq s’është diçka e re, ne nuk frikësohemi nga këto kërcënime. Jemi të përgatitur dhe asnjëherë frikësohemi duke pasur parasysh që i kemi institucionet tona që punojnë vazhdimisht në këtë drejtim”.

Kurti për vizitat në veri: S’janë kundër askujt, ato janë të domosdoshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se vizitat në komunat veriore nuk bëhen kundër askujt, por ato janë të domosdoshme për të kuptuar nevojat e qytetarëve atje.

Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë, ai shtoi se në veri të vendit po bëhen investime që siç tha ai, nuk janë bërë në dy dekada.

“Dje bashkë me Xhelal Sveçlen dhe Elbert Krasniqin ishim në një vizitë në komunën e Leposaviqit, përkatësisht në fshatrat Bistricë, Cërajë dhe Leshak dhe më pas në komunën e Mitrovicës së Veriut. Vizitat tonë të zyrtarëve shtetërorë në këto komuna nuk janë kundër askujt, ato janë të domosdoshme për të kuptuar nevojat që këto komuna i kanë pasi ta kemi lënë anash çfarëdo paragjykimi për të cilin qeveria jonë angazhohet që nga dita e parë e saj. Pikërisht për t’i flakur paragjykimet e ndërsjella, dhe për të kuptuar sesa anash janë lënë qytetarët atje, ne po i bëjmë këto vizita të cilat janë vizita pune. Atje po bëhen investime që nuk janë bërë në dy dekada, po shtohen shërbime që u kanë munguar qytetarëve”, u shpreh shefi i qeverisë.

Kurti bashkë me Sveçlën dhe Krasniqin ishin dje në Leshak për ta vënë gurthemelin e stacionit të ri policor atje. Pas kësaj ngjarje, ata u panë edhe në një “fast food” i cili është hapur së fundmi në veri.

Vajza që po përflitet si e dashura e re e Ledrit, dikur i komentonte Sarës

Ledri Vula prej disa ditësh po përflitet se ka nisur një lidhje të re dashurie, një vit pas ndarjes nga blogerja Sara Hoxha.

Në rrjet u bë publike një foto ku shihej reperi duke shijuar pushimet me një vajzë, e njohur si Rina Zaiti.

Por, rrjeti po ‘zien’, pasi një muaj më parë, Rina komentonte në postimet e Sara Hoxhës, ish-partneres së Ledrit, duke treguar për një marrëdhënie të afërt mes dy vajzave.

“Dy mama të bukura” shkruan Rina në një postim të Sara Hoxhës, koment i cili ka marrë vëmendjen e publikut pasi lidhja e saj u bë publike me Ledrin.

Një tjetër element intrigues është lidhja mes Rinës dhe Dafina Zeqirit, një mikeshë e saj e ngushtë dhe ish-partnere e Ledrit.

Kujtojmë se edhe Dafina ishte përfshirë në një debat publik virtual me Ledrin dhe Sarën, të cilët në atë kohë ishin ende bashkë.

Pavarësisht lidhjes së shumë komentuar të dikurshme të Ledrit me Dafinën, Sara Hoxha dhe Dafina kanë patur raport shumë të mirë me njëra-tjetrën. Vajzat janë parë shpesh në shoqëri të njëra-tjetrës, por pas zënkës së tyre miqësia mori fund…

Shiko foton:

Kjo është dhurata më e ‘shtrenjtë’ që Remzie Osmani e mori për ditëlindje

Këngëtarja e mirënjohur Remzie Osmani po feston një moment të veçantë në jetën e saj – ditëlindjen, e cila këtë vit ka qenë një ditë e mbushur me dashuri dhe surpriza të shumta.

Me dekada të tëra në skenën muzikore shqiptare, Remzie Osmani është një figurë ikonike, e dashur dhe e respektuar nga publiku, dhe kjo ditëlindje reflektonte vlerësimin që ajo gëzon nga të gjithë.

Urimet e përzemërta nga familjarë, miq dhe fansa kanë vërshuar në rrjetet sociale, duke përfshirë dhurata të ndryshme që kanë pasqyruar dashurinë dhe respektin për këngëtaren.

Megjithatë, një dhuratë në veçanti ka bërë që kjo ditëlindje të mbetet e paharrueshme për Remzien.

Dhurata, e cila nuk ka çmim dhe nuk mund të blihet me para, ishte një pikturë e punuar nga duart e mbesës së saj, Ema.

Kjo pikturë, e cila është një punim i veçantë dhe personal për gjyshen e saj të dashur, është bërë me shumë përkushtim dhe dashuri, duke e bërë atë dhuratën më të çmuar të kësaj ditëlindjeje.

Shiko foton:

Rruga Podujevë- Prishtinë në gjendje të tmerrshme (FOTO)

Rruga Prishtinë-Podujevë dhe anasjelltas është bërë tejet e vështirë për të qarkulluar.

Punimet të cilat kanë nisur prej sa kohësh e vetëm po zvarriten, po e bëjnë kalimin nëpër këtë anë edhe më të vështirë.

E ngjashme është situata edhe sot, pas reshjeve të shiut.

Gropa të shumta janë hapur e kanë dalë në pah, duke e bërë rrugën Podujevë-Prishtinë thuajse të pamundur për të lëvizur.

Në disa pamje të dërguara në redaksi të lajmi.net kuptohet qartë se banorët e kësaj ane çdo ditë e kanë sfiduese për të kryer punët e tyre e që duhet me patjetër t’i bien kësaj rruge.

Kongresistja amerikane thotë se “regjimi i Kurtit po keqtrajton serbët e Kosovës”: Merrni masa ndëshkuese!

Kongresistja Claudia Tenney i ka dërguar letër Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, duke thënë se është e shqetësuar me menaxhimin që Albin Kurti po i bën veriut.

Ajo ka thënë se veprimet e kryeministrit Kurti po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se teksa “serbët po keqtrajtohen brenda Kosovës, ka mungesë veprimesh nga administrata Biden”.

“Besoj se është koha për të konsideruar ushtrimin e presionit më të madh ndaj regjimit të Kurtit, duke përfshirë marrjen në konsideratë të masave specifike ndëshkuese nëse kjo sjellje vazhdon. Përveç kësaj, KFOR-i duhet të intensifikojë përpjekjet e tij për të mbrojtur pakicën serbe në përputhje me mandatin e tij. Në vend që të mbetet një vëzhgues pasiv apo kalimtar neutral, KFOR-i duhet të marrë një qëndrim më proaktiv duke shtuar patrullat dhe duke parandaluar forcat speciale të Policisë së Kosovës, të armatosura rëndë, që të frikësojnë civilët e paarmatosur” thuhet mes të tjerash në letrën që Tenney i dërgoi Sekretarit Antony Blinken, Dhomës së Përfaqësuesve, ambasadorëve Jeffrey Hovenier e Christopher Hill, ndihmës-sekretarit O’Brien, si dhe kryeministrit Albin Kurti.

Për herë të parë Alketa flet publikisht me shumë emocione për burrin e saj

Në 14 Janar, Alketa Vejsiu përmes rrjetit të saj social Instagram dha për fansat lajmin se emri i saj, gjendej mes atyre të grave më të njohura të televizionit italian, të zgjedhura për të prezantuar edicionin e 70-të të Sanremos.

Në 6 Shkurt, Alketa u ngjit në skenën e teatrit Ariston dhe mahniti publikun me prezantimin e saj.

Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë”, në Tv Klan, Vejsiu ka treguar se në publik është edhe bashkëshorti i saj.

Ajo shprehet se Sanremo është një ëndërr e përbashkët që e kanë finalizuar të dy.

Alketa e ndjen veten shumë me fat, që ka një bashkëshort që e do dhe e mbështet në ëndrrat e saj, madje këtë Sanremo ja dedikon eksluzivisht atij.

“Në skenë patjetër sonte është bashkëshorti im, është i ulur atje.

E kam patur gjatë gjithë këtij rrugëtimi mbështetje të jashtëzakonshme dhe sot nuk mund të mungonte sepse kjo është një ëndërr e përbashkët, që e kemi finalizuar të dy.

Edhe nëqoftëse duhet t’ja dedikoj dikuj Sanremo-n, ja dedikoj në mënyrë eksluzive njeriut që dua, që më ka mbështetur në gjithë këtë rrugëtim.

Është e mrekullueshme që të kesh dikë që të do dhe të mbështet në ëndrrat e tua, jam me fat për këtë”

Derisa Vuçiq ishte në RTS, në ekranet televizive ‘ka dalë’ një mbishkrim që e ‘përshkruan’ presidentin serb

Aleksandar Vuçiq ishte në Ljubovia për të biseduar me njerëzit rreth minierave të litiumit dhe ajo bisedë u transmetua nga shumë stacione televizive.

Mes tyre ishte edhe RTS dhe vetë biseda hyri në folenë e programit të rregullt, i cili prej kohësh ishte planifikuar dhe dërguar operatorëve kabllorë për ta nxjerrë në pah.

Prej aty, në internet u shfaq një foto interesante, të cilën shumë e shpërndanë në rrjete si një tjetër mesazh i fshehur nga RTS.

Në këtë foto më poshtë presidenti i Serbisë ishte mbishkrimi “Personi më i keq në botë”, i cili është edhe emri i filmit të njohur norvegjez të vitit 2021.

Sigurisht që shumë veta e kanë shfrytëzuar këtë rast për të ndarë dhe bërë shaka me situatën, ndërsa disa janë të mendimit se këtu nuk ka asgjë të rastësishme.

Personi më i keq në botë është komedia romantike e Joakim Trier për një vajzë rreth të njëzetat e cila ende kërkon veten dhe ishte në shumë lista të filmave më të mirë të vitit në 2021.