div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-865 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Gjuajtja me armë afër shkollës në Klinë, kush është i dyshuari?

Sot u raportua për një incident që ka ndodhur pranë shkollës së mesme teknike “Fehmi Agani” në Klinë, ku një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari menjëherë pas gjuajtjes me armë kishte ikur nga vendi i ngjarjes, për tu arrestuar më pas nga Policia e Kosovës.

Ani pse motivi i këtij rasti ende nuk dihet, bëhet e ditur se i dyshuari i cili është arrestuar nga Policia është një i mitur.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Sinjalin se i mituri është ndaluar për 24-orë nën dyshimin për tentim vrasje.

“I dyshuari është i moshës së mitur dhe është ndaluar për 24 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Vrasje në tentativë’”, ka thënë Nikçi.

Françeska Murati largohet nga studio, arsyeja do i’u befasoj

Një situatë e papritur ka ndodhur në “E Diell” me rubrikën “Pa filtra” ku si opinioniste është dhe Françeska Murati.

Një i ri i cili vjen në program si artist por dhe duke shprehur dëshirën për të takuar Roza Latin, i ka dhuruar moderatorit dhe opionistëve në studio, karikatura të ndryshme.

Sa i përket ish banores së BBV3 Françeska Murati, iu dhurua një karikaturë në formën e një shtrigë, pasi siç është shprehur ai e ka parë të tillë.

Kjo gjë ka ndezur debate në studio dhe në mënyrë të menjëhershme Françeska ka lënë studion.

“Ti më sheh mua si shtrigë?! Çfarë të kam bërë unë ty? Çfarë kam bërë unë që të dukem ty si shtrigë, mund të ma sqarosh pak?”, u shpreh Françeska dhe më pas doli nga studioja.

Shiko videon nga minuta 33:

Vdes këngëtari i njohur turk, pësoi atak në zemër gjatë performancës ‘live’

Këngëtari dhe regjisori turk Metin Arolat, ka vdekur pasi iu përkeqësua gjendja gjatë performancës së tij live në Kozjatagi.

Sipas raportimeve të mediave turke, ai pësoi atak në zemër gjatë performancës. Disa media raportojnë se ka vdekur në skenë, e disa rrugës për në spital dhe disa në spital.

Raportohet se një infermiere nga publiku vrapoi në ndihmë të tij dhe thirri 911.

Miku i tij i ngushtë Demet Sagiroglu dha një deklaratë për mediat jashtë spitalit dhe zbuloi se dyshonte se shëndeti i tij ishte ndikuar nga dieta e tij.

“Ai ishte një mik shumë i ngushtë për mua, si një vëlla.

Ai ishte në dietë… Nuk mendoj se zemra e tij mund ta duronte.

Ajo u përkeqësua pasi ai doli në skenë,” tha ai.

Për ata që nuk e dinë, Metin Arolat ishte një këngëtar turk dhe regjisor, i cili fitoi popullaritet në vitet nëntëdhjetë.

Përveç këngës, Arolat ishte i njohur për punën e tij pas kamerës dhe regjisor i videoklipeve për artistë të shumtë turq./GazetaTema

E dhimbshme: Vdes infermieri nga Gjakova

Ka ndërruar jetë infermieri nga Gjakova, Edmond Arapi, i cili tash e 39 vite punonte në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga spitali “Isa Grezda”.

“Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve të tij”, shkruhet mes tjerash në njoftim.

Infermieri Edmond Arapi ka qenë i angazhuar edhe në Federatën Sindikale të Shëndetësisë.

Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Kurti në Financial Times flet për Urën e Ibrit: Një urë normale është e hapur

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se dëshiron që ura kryesore mbi lumin Ibër të jetë një urë normale.

Në një intervistë për Financial Times, ai ka theksuar se Evropa kishte rrëzuar më parë muret, e sipas tij, nuk është në rregull që të ketë këmbëngulje për një urë të mbyllur.

“Ne duam një urë normale. Një urë normale është një urë e hapur, të vetmit që gëzojnë një urë të mbyllur janë ata që ende ëndërrojnë ndarjen e Kosovës”, tha ai.

“Evropa rrëzoi muret. Nuk është në rregull të këmbëngulësh për një urë të mbyllur”, tha Kurti për Financial Times-in.

Të shtëna me armë afër një shkolle të mesme

Një incident ka ndodhur sot në afërsi të shkollës së mesme teknike “Fehmi Agani” në Klinë, ku ka pasur të shtëna me armë raporton, Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, një person ka gjuajtur në drejtim të një tjetri, por akoma nuk dihet nëse ka të plagosur.

Sinjali merr vesh se Policia e ka arrestuar personin e dyshuar dhe rasti tashmë është proceduar.

Akoma s’dihet motivi dhe rrethanat e rastit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar.

Kurti: Kosova e gatshme të menaxhojë çdo burim që kërcënon sigurinë dhe sovranitetin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se rënia e Afrim Bunjakut është dëshmi që Kosova edhe i del zot vetes edhe ngadhënjen në çdo betejë.

Sipas tij, Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenojnë sigurinë apo stabilitetin e të cilat nuk mund t’i kontrollojnë.

Kurti theksoi se anembanë Kosovës në çdo cep është shteti i Kosovës, ku sherbehet me nder e përkushtim.

“Dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë. Në orët e hershme të mëngjesit të 24 shtatorit para një viti Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ra heroikisht në mbrojtje të kushtetutshmërisë e të ligjshmërisë, në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe të integritetit territorial, në mbrojtje të rendit publik, të paqes e të sigurisë dhe kësisoj lartësoi shtetin e Kosovës edhe për popullin e Kosovës, por edhe për opinionin publik ndërkombëtar.”

“Rënia e Afrim Bunjakut është dëshmi që Kosova edhe i del zot vetes edhe ngadhënjen në çdo betejë. Sot që po flasim, Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenojnë sigurinë apo stabilitetin e të cilat ne nuk arrijmë t’i kontrollojmë apo menaxhojmë. Anembanë Kosovës në çdo cep është shteti i Kosovës, shteti i Republikës demokratike dhe të pavarur të Kosovës, të cilës i shërbejmë me nder dhe me përkushtim.” – ka shkruar Kurti.

Më tej, Kurti njoftoi se numri i policëve me kadetë të rinj po rritet, teksa përmendi edhe policët që ishin në betejë bashkë me Afrim Bunjakun,  nuk lejuan që kufoma e Afrim Bunjakut, trupi i pajetë i heroit, të bie në duart e forcave armike

“Numri i policëve me kadetë të rinj po rritet, morali i policisë sonë, edhe i ushtrisë tonë, kurrë s’ka qenë më i lartë. Andaj kjo sakrificë, ky flijim i rreshterit të policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku ia ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme. Duke rënë Afrim Bunjaku, nuk kanë rënë edhe shumë policë të tjerë, dhe, ata policë të cilët ishin në betejë bashkë me të nuk lejuan që kufoma e Afrim Bunjakut, trupi i pajetë i heroit tonë, të bie në duart e forcave armike. E forcat të cilat ishin të financuara e të dirigjuara nga Serbia me paramilitarë të cilët kishin shumë më tepër armatim sesa Afrim Bunjaku me shokë, ikën me turp, i lanë të vrarët e të plagosurit e tyre dhe sot fshihen nëpër Serbi, sepse e dinë që e kanë humbur betejën njëherë e përgjithmonë me shtetin tonë dhe popullin tonë liridashës.” – ka shkruar Kurti në Facebook.

“Me këtë rast duhet theksuar që Serbia është përgjegjëse andaj Serbia duhet të japë përgjegjësi, e në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen, e faktorëve ndërkombëtarë.” – përfundoi ai.

Kurti: Do të punoja me këdo në Shtëpinë e Bardhë, me Trump…

Në intervistën dhënë për gazetën amerikane Financial Times, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe rreth raporteve me SHBA-në dhe mundësisë së rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si president, pas zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në nëntor të këtij viti, transmeton Gazeta Express.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë për FT se do të punonte me këdo që do ta merrte Shtëpinë e Bardhë, duke potencuar se Kosova ka pasur gjuhë të përbashkët me administratën e ish-presidentit Donald Trump, përfshirë edhe thirrjen për vendet evropiane të NATO-s që të rrisin investimet dhe shpenzimet për mbrojtje, transmeton Express.

Duke folur për BE-në, Kurti ka thënë se vendosja e ekzekutivit të ri në këtë vjeshtë, ka krijuar një shans për t’u rifokusuar në rolin “agresiv” të Serbisë në Ballkan, në vend të qasjes më të but ndaj Beogradit që sipas Kurtit, BE-ja ka pasur së fundi.