Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova e ka gëzuar një tifoze të vogël franceze pas ndeshjes mes Lille dhe Strasbourg-it.
Zhegrova e pa tifozen e vogël që ishte duke mbajtur flamurin e Kosovës dhe në fundin e ndeshjes shkoi dhe ia dhuroi fanellën, shkruan Indeksonline
Tifozja u emocionua shumë nga gjesti i futbollistit kosovar dhe filloi të qante. Kurse, lojtari i Lille mori flamurin e Kosovës që kishte fytyrën e tij në të.
Kujtojmë që në këtë ndeshje Edon Zhegrova shënoi dy gola të bukur, por skuadra e tij barazoi në fund me rezultatin 3:3.
Pas reshjeve që pritet të përfshinë vendin ditën e mërkruë, të javës së ardhshme, në pjesën e dytë të javës, vazhdon të paraqitet periudhë e motit më stabil, me më shumë diell nga dita e premtë dhe fundjavën e ardhshme. Temperaturat pas një rënie të lehtë të mërkurën, shënojnë rritje, madje edhe në temperatura verore, me maksimale deri në 26C e 27C. Në ditët e para të tetorit, pritet mot më i ndryshueshëm, ku nuk duhet përjashtuar mundësi për të reshura shiu, ndërkohë që temperaturat zbresin përreth vlerave mesatare, në 20C e 21C, maksimalet, e minimalet në 8C e 9C.
Këtë të dielë, më 22 shtator në hemisferën veriore fillon stina e vjeshtës, në orën 14:44.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi, ka thënë se subjekti që ai e drejton me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzen, do t’i hyjnë garës për t’i fituar zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.
Krasniqi ka thënë se parimisht nuk kanë vija të kuqe me partitë e tjera pasi në këtë formë “ofendohen dhe përjashtohen votuesit e tyre”, ndërsa bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje e sheh jofunksional.
Në lidhje me deklaratën e kryetarit të PDK-së, ka folur deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli.
Humolli tha se është normale që s’duhet të ketë vija të kuqe me partitë shqiptare pasi tani edhe VV-ja nuk dallon shumë në veprime nga partitë e tjera.
“Partitë janë të Kosovës derisa janë të obliguara me ndërtu qeveri me partitë serbe.Eshtë normale që nuk duhet me pas vija të kuqe me partitë shqiptare. Sidomos tani kur edhe VV-ja nuk dallon në veprime nga partitë e tjera” tha Humolli për Gazeta Blic.
Ai deklaroi se vijat ndarëse duhet të jenë vetëm programore.
“Vijat ndarëse duhet të jenë programore e jo diçka tjetër” deklaroi Humolli.
Ministria e Kulturës, e udhëhequr nga Hajrullah Çeku e kishte angazhuar një ekspert të cilin do ta paguajë 5,560 euro në muaj.
Ministri Çeku në “Debat Plus”, tha se nëse i ngritet aktakzuë për këtë çështje, atëherë nuk do e kishte problem as dorëheqjen.
“Jam shumë i interesuar që në raste të tilla të bëjë ckado që është e mundur të ofroj një standard të mirë moral. Besoj edhe dorëheqja dhe cdo veprim tjetër i nevojshëm për me mbet sa më larg nga cfarë do mundësie me ndiku në vendimarrjen e institucioneve që janë të pavarura, por edhe aty që supozo0het që ka ndodhë një vepër që në fund ka prodhu një aktakzuë. Asnjëherë skam qenë i ngarkum me cështjen e pozitave, ka shumë sulme e shpifje, kritika që janë të zakonshme e normale”, tha ai.
Policia e Kosovës ka vënë në kërkim të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Mitrovicë, shkruan Gazeta Express.
Bëhet fjalë për Valdrin Salihun.
Dje në Mitrovicë është vrarë një 45-vjeçar.
”VRASJE-Mitrovicë Jugu 20.09.2024 – 09:40. Më datën, kohën dhe në lokacionin e lartcekur, një person i dyshuar për momentin i panjohur, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktima pasi që ishte qëlluar me armë ishte dërguar në spitalin rajonal e pastaj ishte përcjell në QKUK, mirëpo rreth orës 12:00 viktima kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe prokurori i shtetit ku janë gjetur dhe sekuestruar 6 (gjashtë) gëzhoja. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Njoftimi i policisë:
Kërkesë për bashkëpunim
Me qëllim të lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimit të personit në kërkim, me autorizim të Prokurorit publikohet identiteti dhe fotoja e personit të dyushuar të shpallur në kërkim për veprën penale. “Vrasje” e ndodhur me datën 20 .09.2024, në rrugën ‘ Fatime Hetemi” në Mitrovicë.
Personi i kërkuar është:
Valdrin Salihu i lindur me 11.08.1991
Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192
– 028 532 363
Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku deklaroi se fëmijët e porsalindur do t’i kenë falas pelenat dhe qumështin për 1 vitnë qeverisjen e tij.
”E kam në program që çdo fëmijë që do lind në Kosovë të ketë gjera ushqimore dhe higjenike falas nga shteti për vitin e parë. Prindërit mos me e pas gajle a kanë pampersa edhe qumësht”, tha Abdixhiku për Kallxo.pernime.
Rikujtojmë se zgjedhjet do mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm.
LDK në këto zgjedhje kandidat për kryeministër ka Lumir Abdixhikun.