div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-877 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Tragjike: Bie vetura në Liqenin e Badocit, tre të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badocit dhe si pasojë tre persona kanë humbur jetën, raporton Sinjali.

Aksidenti ka ndodhur pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në Liqenin e Badocit.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.

Ajo tutje tregoi se informatën për atë aksidentin e kanë pranuar rreth orës 23:00.

Pse keni dhimbje muskujsh në mëngjes

Gjatë gjumit, muskujt e dobët dhe tendinat kanë tendencën të ngurtësohen më shumë.

Ngurtësimi i muskujve që ndodh në mëngjes mund të shkaktohet si nga osteoartriti por edhe reumatizma.

Ajo largohet me lëvizjen dhe ngrohjen e gjymtyrëve dhe muskujve. Megjithatë, ngurtësimi dhe kontraktimi si pasojë e reumatizmës mund të zgjasë deri në një orë.

Ndikimi i plakjes së gjymtyrëve për fat të keq është i pakthyeshëm. Pacientët mund të përdorin medikamente të caktuara për kontrollin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti dhe inflamacioni.

Tek këto medikamente mund të përfshihen aspirina apo ibuprofeni dhe qetësues të tjerë.

Megjithatë, pavarësisht medikamenteve, ngurtësimi i muskujve është diçka që mund të ndodhë shpesh.

Ashpërsia dhe intensiteti i ngurtësimit të muskujve në mëngjes mund të pakësohet me disa hapa të thjeshtë.

Duhet të jeni më aktiv dhe të kryeni aktivitet fizik për të rritur forcën dhe fleksibilitetin e gjymtyrëve.

Mirëmbajtja e peshës është gjithashtu e rëndësishme dhe e dobishme.

Kurti sërish kërkon ndihmën e NATO-s: Të rikthehet zona tokësore e sigurisë në kufirin me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga NATO që ta rikthen zonën tokësore të sigurisë në kufirin Kosovë – Serbi, e cila ishte hequr në vitin 2001.

Këtë kërkesë ai e ka prezantuar sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke e arsyetuar kërkesën e tij, Kurti ka thënë se brenda dy viteve Serbia katër herë e ka sjell ushtrinë afër kufirit me Kosovën.

Gjithashtu, Kurti ka kërkuar nga ShBA-ja, BE-ja dhe Britania e Madhe sanksione ndaj Serbisë.

“Kjo lisat e zezë me emrat e këtyre kriminelëve duhet të jap rezultate nëpërmjet sanksioneve të të gjithë atyre që komunikojnë e bashkëpunojmë me ta kudo qodshin ata. Po ashtu, meqenëse brenda dy viteve, katër herë Serbia e ka sjell ushtrinë e saj të kufiri ynë, duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë në gjerësinë 5 kilometra rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë”, ka thënë Kurti.

Para zyrtarëve dhe aktivistëve të VV-së, Kurti ka thënë se presidenti serb po e keqpërdor heqjen e kësaj zone.

“Ajo u pat hequr në gushtin e viti 2001 kur kryeministër i Serbisë ishte Zoran Xhinqixh, që e vranë dhe këtë tash po e keqpërdor regjimi i Aleksander Vuçiqit, i cili po sjell artileri, trupa shtesë dhe sistem kundër ajror kinez përbrenda këtij rripi 5 kilomtërsh”, ka thënë Kurti.

Reja e Remzie Osmanit lë pa fjalë të gjithë me paraqitjen e fundit

Gëzimja, reja e njohur e këngëtares së famshme Remzie Osmanit, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj të fundit, e cila ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjetet sociale dhe në mediat e ndryshme.

Ajo, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe bukurinë natyrale, ka arritur të impresionojë edhe njëherë me zgjedhjen e saj të pamjes, e cila ndriçon çdo ambient.

Ajo është një figurë publike e njohur, e cila shpesh është në qendër të vëmendjes për aktivitetet e saj, por kur vjen puna te ngjarjet speciale, Gëzimja di si të mahnitë me paraqitjen e saj.

Në imazhin e fundit që ka ndarë, ajo është e veshur me një fustan solemn, që e përkufizon atë si një nuse moderne.

Fustani me doreza, i cili është një nga trendet më të njohura të sezonit, thekson hijeshinë e saj dhe krijon një atmosferë magjike.

Gëzimja, me ndihmën e stilistëve të saj, ka arritur të kombinojë traditën me modernitetin, duke krijuar një look që është një frymëzim për shumë vajza të reja. Duket se ajo ka një aftësi të veçantë për të sjellë në jetë stile që janë një reflektim i personalitetit të saj energjik dhe tërheqës.

Shiko foton:

Parashikimi i motit për sot

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, sidomos gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes.

Gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në orët e mëngjesit, pritet të ketë edhe mjegull në lokalitete.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-32 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 19°C.

Kush është bjondja e re krah Bleros?

Pasi zyrtarisht u kuptua që është ‘single’, një bjonde e re u pikas krah Bleros.

Nga një pjesë, nuk është se nuk u mendua që bjondja e re bukuroshe mund të jetë e dashura e Bleros.

Por, na vjen ‘keq’ t’iu ‘zhgënjejmë’.

Lidhja mes tyre është krejt tjetër dhe Prive ka zbardhur detajet në bllokun e përjavshëm të rubrikës ‘E vërtetë, e pavërtetë’.

Detajet i gjeni në videon e mëposhtme. /Prive.al

“Sot do të ishte 17 vjeç.”, këngëtari i njohur emoocionin derisa flet për humbjen e vajzës

Këngëtari i mirënjohur Sidrit Bejleri së fundmi ka zhvilluar një intervistë të ndjerë teksa ka folur për humbjen e vajzës së tij.

17 vjet nga ndarja e Sofisë nga jeta, Sidriti kujton për “S’e luan Topi”, se sprova ka qenë e fortë. Ama bashkë me tre fëmijët e tij, ai dhe Meri e kujtojnë Sofinë dhe do ta kujtojnë derisa të bashkohen me të një ditë në parajsë.

Tre fëmijët e këngëtarit, Amad, 14, Emel, 11, dhe Ejna 5-vjeçare janë rritur me idenë që kanë pasur edhe një motër më të madhe, madje shpesh mendojnë edhe si do të ishte ajo sot.

“Ne duam t’i rritim me idenë që kanë pasur edhe një motër më të madhe. Sepse duhet kuptuar që jeta është e çuditshme, jeta të vë para sprovave që ti nuk i mendon kurrë. Ti mendon se do të jesh gjithmonë një vëzhgues i papërfshirë, por kur je brenda pastaj thua “pse më ndodhi mua?”. Ja që ndodh, por duhet të dish të reagosh”.

Ndarja nga jeta e Sofisë ishte një sprovë dhe provë tjetër që e fuqizoi raportin e Sidritit me Zotin.

Vdes vëllai i Jakup Krasniqit

Vëllai i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Azem Krasniqi, ka ndërruar jetë sot.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja Krasniqi.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në fshatin e lindjes Negroc.

Derisa nuk dihet nëse në varrim di të marrë pjesë ish-kryeparlamentari, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.