div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-881 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Një këmbësor në gjendje të rëndë pas goditjes nga vetura

Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur nga një veturë të premten në Fushë-Kosovës, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh të shtunën.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Lagjja 28 Fushë Kosovë 06.09.2024 – 15:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me automjetin e tij ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hiqen bllokadat në Jarinje, Policia: Qarkullimi vijon pa probleme

Në pikën kufitare në Jarinje është hequr bllokada për qytetarët me dokumente të Kosovës, dhe tani qarkullimi vijon pa probleme.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Në Jarinje po qarkullojnë veturat, për momentin nuk ka asnjë problem”, tha Elshani.

Ndërsa, pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Ku janë ndërkombëtarët? Persona të maskuar shihen pranë bllokadës të vendosur në anën serbe të pikëkalimit të Bërnjakut

Persona të maskuar janë parë pranë një bllokade të vendosur në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës në Bërnjak në mbrëmjen e 6 shtatorit.

Autoritetet kosovare e kanë mbyllur për qarkullim pikëkalimin në Bërnjak pak orë pasi përfaqësues të disa shoqatave serbe bllokuan rrugët në pjesën serbe në tri pikëkalimet kufitare mes dy vendeve të premten pasdite, në shenjë proteste ndaj vendimeve të autoriteteve kosovare në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se pikëkalimi në Bërnjak është mbyllur për qarkullim pasi persona “të maskuar” janë duke i “ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët” në pjesën serbe të kufirit.

Këtu mund ta shikoni videon

Qeveria mblidhet “online”, merr këtë vendim të rëndësishëm

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike.

Pika e vetme e rendit të ditës në këtë mbledhje “online” ishte emërimi i Komisionit ad-hoc që ka të bëjë me Agjencinë e Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale.

Komisioni ad-hoc u emërua për pranim të pozitës së kategorisë së lartë drejtuese, drejtor ekzekutiv, në këtë Agjenci, shkruan Indeksonline.

Në njoftim zyrtar të qeverisë nuk u bë e ditur lista e kandidatëve për këtë pozitë.

Fero paralajmëron ndryshimin e madh: Do të jetë i paparashikueshëm e i paparamendueshëm

Ish-reperi i njohur, Fero, ka kohë që është shkëputur nga muzika, për t’iu dedikuar fesë.

Kohë pas kohe, ai bën postime të ndryshme, ku kërkon këshilla, rekomandime e edhe postime motivuese për besimin ndaj Zotit.

Së fundmi, Fero ka bërë të ditur se për gjashtë muajt e ardhshëm nuk do të jetë aktiv në rrjetet sociale.

Sipas tij, ka ardhur koha për një ndryshim të madh, dhe se rikthimi i tij pas gjashtë muajsh do të jetë i paparashikuar dhe i paparamenduar.

Për ç’ndryshim e rikthim mund të ketë fjalën Fero?

Mbyllët Bërnjaku: “ Persona të maskuar s’po i lënë të kalojnë shqiptarët me regjistrim gjerman”

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se është mbyllur pika kufitare në Bërnjak, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo pasi, sipas Gërvallës, “brenda territorit të Serbisë, persona të maskuar po ndalojnë edhe veturat me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë”.

“Vetura e policisë serbe veç shikon dhe nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij seleksionimi racist dhe fashist, i cili sjell në mendje kohë të errëta dhe si i tillë nuk guxon të tolerohet”.

“Pika kufitare në Bërnjak mbyllet deri sa të largohen të maskuarit dhe të kthehet lëvizja e lirë”.

Ky është postimi i Gërvallës:

Sveçla: Ekstremistë serbë të maskuar kthejnë me forcë një familje që po shkonte në Gjermani

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se disa ekstremistë serbë të maskuar kanë kthyer me forcë një familje kosovare mbrapsht.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se kjo po ndodh para syve të policisë së Serbisë dhe siç u shpreh ai, një gjë e tillë edhe e bën edhe atë bashkëfajtore, përcjell Klankosova.tv.

Ministri Sveçla gjithashtu u shpreh se deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të papengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim.

“Pas paralajmërimit të grupeve ekstremiste serbe për protesta sot pas orës 18:00, janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar të cilët në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët”.

“Para pak çastesh, një familjes e cila po udhëtonte për në Gjermani, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë. Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne”, shkroi Sveçla.

Mbyllet për qarkullim pika kufitare në Bërnjak: Ekstremistë serbë të maskuar kthejnë me forcë një familje kosovare mbrapsht

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se një familje që po udhëtonte drejt Gjermanisë, është kthyer prapa me forcë, pasi ka kaluar përmes Bërnjakut.

Dhjetëra serbë janë mbledhur nga ora 18:00 për të barrikaduar kufijtë që janë me Republikën e Kosovës, në shenjë proteste për aksionin e javës së kaluar që çoi në mbylljen e pesë objekteve që funksionin ilegalisht si komuna paralele serbe, raporton Indeksonline.

Ministri Sveçla ka thënë se kjo gjë është duke ndodhur përpara syve të policisë së Serbisë, gjë që e bën edhe shtetin serb bashkëfajtor.

“Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne” shkroi Sveçla.

Ministri shtoi se deri në stabilizim dhe qarkullim normal, të papengueshëm e të sigurtë, pika kufitare në Bërnjak do të jetë e mbyllur për qarkullim.

Ky është postimi i plotë i tij:

Pas paralajmërimit të grupeve ekstremiste serbe për protesta sot pas orës 18:00, janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar të cilët në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.

Para pak çastesh, një familjes e cila po udhëtonte për në Gjermani, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë.

Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne.

Prandaj, deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të papengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim.

Kiara Tito publikon momente intime me Luizin, shfaqen më të dashuruar se kurrë!

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, çiftin e njohur dhe të dashur nga publiku, po kalojnë një periudhë të veçantë në jetën e tyre si prindër.

Pas lindjes së fëmijës së tyre, ata po shijojnë çdo moment të kësaj faze të re në jetën e tyre, dhe kjo duket se është bërë një burim i madh gëzimi dhe dashurie për ta.

Së fundmi, Kiara dhe Luizi janë shfaqur në një moment të ëmbël dhe të ngrohtë, duke shijuar kohën e tyre së bashku në një natë festive.

Në një foto të postuar në rrjetet sociale, Luizi është parë duke puthur Kiarën në qafë, duke treguar një anë të re të dashurisë dhe afeksionit të tyre.

Ky moment i sinqertë dhe i ndjerë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe ka përforcuar imazhin e çiftit si një model i dashurisë së sinqertë dhe të thellë.