div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-880 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Qentë kafshojnë drejtorin e Neurologjisë në oborrin e QKUK-së

Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni, është sulmuar të premten në mesditë nga qentë endacakë.

Ai po shkonte në një klinikë tjetër për konsultime kur i janë turrur një tufë e qenëve duke e kafshuar në pjesë të ndryshëm të trupit.

Fotografitë që ka siguruar PortaliMagazina.com tregojnë gjendjen e rëndë në të cilën ka përfunduar Drejtori i Neurologjisë, i cili ka marr trajtim shëndetësor dhe po vazhdon ende të kurohet.

Prezenca e qeneve endacakë ka shtuar edhe më shumë pasigurinë e stafit shëndetësorë në QKUK të cilët janë të rrezikuar sa herë që dalin nga klinikat ku ata punojnë.

Disa punonjës kanë thënë se sfidë për ta është, sidomos kujdestaria natën, kur ka më pak prezencë të njerëzve në oborr dhe qenë janë më agresivë.

“Kush o për mu puthë?”, deputetja e VV-së sqaron deklaratën e saj virale: Ia kam huq…

Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, ka thënë se pyetjen provokuese që dje e ka shtruar në rrjetet sociale e ka bërë pa vetëdije.

Ajo ka kritikuar mediat që ia kanë bërë lajm pyetjen “Kush o për mu puthë”, të cilën e kishte shtruar në Instagram.

Përmes një videoje të publikuar në “Insta Story”, ajo thotë se e ka gabuar profesionin, duke ironizuar se do të ishte një gazetare e mirë e cila bën kryetituj gjithmonë.

Ata zgjodhën kryetitullin tim, që e kom bo pa vetëdije: kush është për me u puth. Unë po me doket ja kom huq profesionit. Kom mujtë me kanë gazetarja numër 1 në vend, me kryetituj, a pajtohen edhe ju?”, ka thënë Matoshi.

“Kush o për mu puthë?”- Deputetja e Vetëvendosjes në kërkim të momenteve romantike

“Besnikëria i takon qytetarëve”, Kurti godet deputetët që iu larguan, jep paralajmërim për ata që synojnë të garojnë në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur edhe për mospajtimet që kanë qenë brenda Grupit Parlamentar të VV-së në Kuvendin e Kosovës.

Në fjalën e tij Kurti duket hapur që iu referohet dy deputetëve të larguar nga partia, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, ndonëse nuk i përmend me emra.

Kurti ka paralajmëruar kandidatët që do të synojnë të futen në listën për deputetë të VV-së që ta lexojnë situatën mirë dhe të vetëdijesohen për përgjegjësinë që e kërkojnë.

“Ia kemi borxh qytetarëve që ta pranojmë atëherë kur bashkëpunimi s’ka funksionuar dhe idetë s’na kanë bashkuar. Shpresoj që kandidatët dhe deputetë e ardhshëm ta lexojnë situatën mirë dhe të vetëdijesohen për përgjegjësinë që e kërkojnë para se t’i futen garës. Besnikëria i takon qytetarëve, së dyti i takon edhe parimeve e kauzës politike të cilën e ndajmë me bashkëaktivistet politik me të cilët futemi në garë bashkërisht”, ka thënë Kurti.

Tutje kreu i VV-së ka thënë se s’mund të marrësh vota për të realizuar qëllim të përbashkët dhe më pas të degradosh në synim individual.

“Nuk mund të fitosh në një mënyrë derisa ta realizosh një qëllim të përbashkët, për ta degraduar atë në synim individual, duke braktisur mënyrën me të cilën je futur në garë”, ka thënë Kurti.

“Transformime të tilla duhet të kritikohen dhe problematizohen në organizatën tonë”, ka thënë Kurti.

Shiko këtu ndeshjën Crystal – Liverpool

Liverpool synon të vazhdojë serinë e fitoreve kundër Crystal Palace

Liverpool do të përballet me Crystal Palace këtë të shtunë në ndeshjen hapëse të fundjavës në kuadër të Premier League, ndërsa të besuarit e Arne Slot kërkojnë të vazhdojnë formën e tyre mbresëlënëse. “Të Kuqtë” kanë fituar tetë nga nëntë ndeshjet e para nën drejtimin e trajnerit holandez dhe janë në krye të kampionatit anglez.

Liverpool në formë të shkëlqyer

Pasi mposhtën Bologna-n në Ligën e Kampionëve të mërkurën, Liverpooli kërkon të sigurojë një tjetër fitore për të forcuar vendin e parë në Premier League. Arne Slot ka sjellë një frymë të re në skuadër, duke shfrytëzuar në maksimum potencialin e lojtarëve si Mohamed Salah dhe Dominik Szoboszlai, ndërsa edhe mbrojtja ka funksionuar mirë me liderin Virgil van Dijk.

Crystal Palace kërkon të dalë nga kriza

Nga ana tjetër, Crystal Palace, nën drejtimin e Oliver Glasner, po përballet me një sezon të vështirë. Edhe pse performancat e tyre në Carabao Cup kanë qenë të mira, ata ende nuk kanë arritur të sigurojnë fitore në gjashtë ndeshjet e para të Premier League këtë sezon. Glasner po përpiqet të gjejë formulën e duhur për ekipin, por mungesat e lojtarëve kryesorë si Chadi Riad, Chris Richards dhe Cheick Doucoure kanë vështirësuar planet e tij.

Formacionet e mundshme

Mungesat e rëndësishme te Palace kanë detyruar Glasner të eksperimentoje me formacionin, ndërsa Liverpool pritet të dalë me një skuadër të plotë, duke synuar të vazhdojë serinë e fitoreve.

Pritshmëritë e ndeshjes

Liverpool hyn në këtë ndeshje si favorit i qartë, me ekipin që ka treguar një formë të shkëlqyer në të dyja kompeticionet, ligë dhe champions. Nga ana tjetër, Crystal Palace do të kërkojë të shfrytëzojë mbështetjen e tifozëve të tyre për të marrë një rezultat pozitiv, edhe pse e kanë të vështirë pa disa nga lojtarët e tyre kyç.

Të dyja skuadrat kanë motivet e tyre për këtë përballje – Liverpool për të mbajtur kreun e tabeles në Premier League dhe Palace për të gjetur suksesin e parë këtë sezon.

LINK PËR TË SHIKUAR NDESHJËN – KLIKO KËTU

E dhimbshme: Ndahet nga jeta nëna e dëshmorit të UÇK-së

Sot, më 5 tetor 2024, me dhimbje të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e nënës Fazile Voca Haliti nga fshati Balincë i Vushtrrisë, në moshën 74-vjeçare. E ndjera ishte bashkëshortja e dëshmorit të UÇK-së, Ismet Haliti, pjesëtar i Brigadës 142 ZOSH.

Fazile Voca Haliti ishte një grua e fortë dhe e përkushtuar ndaj familjes së saj. Me krenari dhe besnikëri të pashoqe, ajo kishte dhënë fjalën se nuk do të derdhte asnjë lot për bashkëshortin e saj, të cilin e humbi gjatë luftës. Për 26 vite, askush nuk i kishte parë asaj lot në sy, duke mbajtur qëndrimin e një heroinë që përjetoi dhimbjen me dinjitet dhe krenari për sakrificën e burrit të saj.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Balincë të Vushtrrisë. Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së në Vushtrri shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Haliti dhe të afërmit e saj.

Kujtimi për bashkëshorten e heroit dhe nënën e veteranit të UÇK-së, Agim Haliti, do të mbetet i përhershëm.

Ngushëllime të sinqerta familjes Haliti nga Balinca, familjes Voca nga fshati Maxherë i Mitrovicës dhe gjithë atyre që e nderuan dhe respektuan gjatë jetës së saj.

SHFD-UÇK-së, Dega Vushtrri

Këta do të jenë banorët e ‘BBVA’?

Kur kanë mbetur dhe më pak se dy muaj nga startimi i “Big Brother”, kanë nisur të dalin edhe emrat e parë të konkurrentëve që pritet të bëhen pjesë e lojës.

Në rrjet një interes të madh ka pasur në lidhje me emrat që do të futen në shtëpinë e famshme për të garuar për çmimin e madh.Një emër surprizë që duket se këtë vit do të bëhet pjesë e lojës është Lei Kraja. Moderatorja simpatike, është ndër emrat e parë që përflitet si pjesë e garës. Kujtojmë që edhe vitet e shkuara, ajo është përfolur për t’u bërë pjesë e formatit, por vetë Lei ka bërë me dije se nuk e ka pranuar ftesën. Vitin e shkuar, Lei u shpreh se është tip shumë emotive dhe nuk do të mund ta duronte mbylljen në shtëpi.

“Jo, në fakt, nuk do të jem. Që në fillim kur ma kanë bërë kërkesën vitin e kaluar vendosa që nuk do të jem. Ju më njihni shumë mirë që unë jam natyrë shumë e brishtë, emocionale dhe do qaja. Unë do ta bëja atë shtëpi si lumi i Shkodrës. Nuk e përballoj dot të jem e mbyllur. Kur e pashë atë kamper jashtë ditën e djeshme nuk e imagjinoja dot si Zhaklina dhe Ronaldo kanë kaluar aty.

Nuk e di, unë nuk e përballoj dot. 2022 nuk ka qenë viti im në shumë drejtime. Nga ana emocionale, shumë s bujë kam pasur këtë vit prandaj nuk besoj që do të ishte viti im dhe të futesha në “Big Brother”. Megjithatë do të doja të isha për shembull pjesë e ‘Fan Club’, të isha opinioniste aty çdo të diel, do e shijoja sepse e ndjek me shumë pasion “BBV” e kam shumë qejf. E shijoj shumë spektaklin, po nuk do të jem pjesë e “Big Brother VIP””, tha Lei vitin e shkuar duke i dhënë kështu fund dyshimeve.

Por këtë vit, prezantuesja e ka rikonsideruar ofertën.Një tjetër emër është edhe ai i Drilon Hoxhës. Aktori dhe regjisori, vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projektet e tij filmike që ka sjellë për publikun. Por tashmë, është momenti që publiku ta njoh edhe atë si personazh, krahas filmave që ai prodhon dhe luan. Bëhet me dije se aktori do ti bashkohet kastit në lojë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.Tiri Gjoci është një artist i ri në tregun muzikor, por që shumë shpejt ai ka bërë fansa, duke vlerësuar muzikën e mirë, por edhe natyrën e tij prej playboy. Një ftesë për këtë spektakël ka edhe për Tirin, që me gjasa do të jetë një ndër artistët që bëhet pjesë e këtij formati. Për Tirin, kjo do të jetë një mundësi e mirë, që të njihet nga publiku edhe si karakter dhe jo vetëm nëpërmjet muzikës së tij. Një tjetër emër i lakuar është edhe ai i Visjan Ukcenajt. Aktori, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e “Portokalli” është një ndër emrat e lakuar për të qenë pjesë e spektaklit. Si një personazh me shumë humor, por edhe ironi, jemi të sigurt që Visjani do ta gjente shpejt rrugën e suksesit në këtë reality.

Nga ana tjetër, Cubi Metkaj ishte aktorja që vitin e shkuar u përfol gjatë si një konkurrente e mundshme. Madje në ato muaj, vetë aktorja në deklaratat e saj linte të kuptohej se do të bëhej pjesë e lojës. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Natyrisht që edhe për Cubin ka pasur një ftesë, ndaj tashmë është në dorën e saj për të parë nëse do ta pranojë këtë herë ftesën për t’u bërë pjesë e reality për më shumë se 100 ditë.Dori dhe Devi, ishprezantuesit e “Fiks Fare”, mund të jenë dy nga konkurrentët e fshehtë të këtij sezoni. Dyshja është zëvendësuar papritur nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu, duke ngritur spekulime të mëdha. Thashetheme lart e poshtë ka se Dori dhe Devi do jenë pjesë e shtëpisë së famshme, por ende asgjë nuk është zyrtarizuar.Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Sara Hoxhës. Ish-partnerja e Ledrit, tashmë është e angazhuar me biznesin e saj, duke mos pas më angazhime televizive.

Dhe ndoshta tashmë, si single dhe me një dëshirë të madhe për të vijuar të qëndrojë një figurë e dashur për publikun, Sara do të tentojë edhe famën që ky reality ka. Megjithatë, blogerja ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me ftesën e mbërritur nga produksioni.Dy emra të tjerë që deri ditët e fundit ishin komplet të fshehtë janë edhe Eugent Bushpepa dhe Kastro Zizo.

Dy djemtë, pritet që këtë vit t’i thonë po garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Kastro Zizo është i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh herë edhe ironike. Ndaj edhe prania e tij në këtë format po pritet me interes. Nga ana tjetër Eugenti është një artist shumë i dashur për publikun, por që rrallë e kemi parë të dalë nga arti i tij për të folur për jetën private.Ndaj edhe kjo mundësi për të do të ishte një pikë e rëndësishme takimi mes tij dhe ndjekësve të tij. Një tjetër emër është edhe ai i Rinian Lekës.

Ish-pjesëmarrës në Përputhen, djaloshi bëri për vete publikun. Me pamjen e tij prej modeli dhe me natyrën e djalit xhentil, ai mesa duket është gati që të provojë edhe këtë eksperiencë. Teksa organizatorët janë ende duke punuar për detaje të tjera, duket se kasti i emrave po plotësohet, duke lënë edhe disa emra surprizë, që me gjasa do të zbulohen në javët e fundit para fillimit të spektaklit.

Burimi:Panorama.Plus

ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Zbulohet data e saktë kur fillon “Big Brother Vip Kosova”

Nga viti i ardhshëm WhatsApp s’do të funksionojë në disa modele të Iphone-it

Rrjeti social WhatsApp po përditëson sistemin operativ dhe nuk do të funksionojë më në disa modele të vjetra të iPhone, shkruan “Mobiletelco”.

Nga 24 shkurti i vitit 2025 kërkesa minimale për WhatsApp-in në pajisjet iPhone do të jetë instalimi i sistemit operativ iOS 14.1.

Kjo do të thotë se në iPhone 6, iPhone 5s, iPhone 6 Plus dhe modelet më të vjetra nuk do të funksionojë WhatsAppi pasi nuk mund të përditësohen në versionin e kërkuar të sistemit operativ.

Si arsye kryesore për këtë vendim, rrjeti social që menaxhohet nga Meta përmend sigurinë e përdoruesve dhe thotë se sistemet e vjetra operative nuk i plotësojnë të gjitha standardet e nevojshme për funksionet e nevojshme.

Për përdoruesit e Androidit, nuk ka kërkesa të reja të sistemit – mjafton të keni Android 5.0 dhe mund të përdorni WhatsApp-in.

Formacionet zyrtare, Crystal Palace – Liverpool

Crsytal Palace dhe Liverpool do të hapin duelin e xhiros së 7-të në Premier League.

“Të Kuqtë” do të udhëtojnë në terrenin e papërshtatshëm “Selhurst Park”, me duelin që nis nga ora 13:30.

Liverpool është lider i Premier League pas shtatë xhirove të para, duke regjistruar gjashtë fitore dhe një humbje.

Ndërkohë, Crystal Palace ende nuk e ka shijuar fitoren këtë sezon, ku pas gjashtë xhirove ka tre barazime e tre humbje, duke u ranguar në zonën e rënies nga liga, si e 18-ta, me vetëm Southampton (1 pikë) dhe Wolves (1 pikë) që janë si të ranguara të fundit.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë duel.

Crystal Palace XI: Henderson; Chalobah, Guehi, Lacroix; Munoz, Lerma, Wharton, Mitchell; Eze, Sarr; Nketiah.

Liverpool XI: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, van Dijk, Tsimikas; Gravenberch, Mac Allister, Jones; Salah, Jota, Gakpo.