div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-886 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Dimal Basha i reagon Emisarit gjerman: Për besë kjo nuk është qasje ndaj një miku e aleati

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka reaguar Emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për cështjen e CEFTA’s dhe urën e Ibrit.

Basha ka thënë se deklarata e Sarrazin për lëvizjen e lirë për mallrat e Serbisë në Kosovë dhe kundërshtimi për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e veturave, nuk është qasje që e ushtron ndaj një miku e aleati.

“Sarrazin po thotë që është jashtëzakonisht e rëndësishme lëvizja e lirë për mallrat e Serbisë në Kosovë, kurse është kategorik kundër lëvizjes së lirë të automjeteve mbi Urën e Ibrit! Dhe në fund thotë, jemi aleat dhe mik i juaji. Për besë kjo nuk është qasje që e ushtron ndaj një miku e aleati!”, ka shkruar Basha.

Ndryshe, Sarrazin ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mosarritjen e një dakordimi rreth CEFTA-s.

Sarrazin ka deklaruar në të dyja vizitat që ka zhvilluar në Kosovë se ka marrë përgjigje negative nga kryeministri Albin Kurti në kërkesën për një kompromis.

“Është relativisht e qartë për mua se si është situata. Nëse Procesi i Berlinit nuk arrin të ofrojë rezultate konkrete në tregun e përbashkët rajonal, gjithë shpresat që kishim në planin e ri të rritjes, por edhe në idenë që të kemi këto katër liri në rajon duke sjellë mundësi për njerëzit të lëvizin lirshëm, mallrat të qarkullojnë lirshëm. Do të jetë kthesë prapa në besimin që mund të integrojmë rajonin bashkë. Do të jetë shumë keq kjo. Nuk do të ndalemi vetëm pse Kosova po bllokon. Kosova mund të bllokojë vetëm veten. Do të adoptojmë mundësi tjetër për një mekanizëm të përkohshëm, jo CEFTA”, ka thënë Sarrazin.

Gaxherri: Lajçak po vjen kot në Kosovë, Kurti antiamerikan dhe populist i rryer

Anëtarja e LDK-së, Besa Gaxherri, për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është shprehur e bindur se është antiamerikan.

Madje thotë se është edhe populist i rryer.

“Ne opozita e kemi ditur që Kurti është antiamerikan. Ai normal që e ka fshehur, por kohë pas kohe e ka shpalos edhe këtë, vetë jo që na e kemi shpikë dhe jem friku. Kurti është zënë duke e deklaru vetë se është antiamerikan. Personalisht jam shumë e bindur”, tha ajo në Tëvë1.

Ndërkohë, për vizitën e Lajçakut në Kosovë, Gaxheri nuk pret asgjë.

“Asgjë, Kurti është një populist i rryer. Problemi është te Kurti, Lajçak vjen kot, nuk ka ku me ardhë. Absolutisht vjen kot. Unë duke e ditur cilat lojëra i ka bë Kurti për këto katër vite me radhë me çështjen e dialogut nuk do të ketë sukses e as ecje tutje në dialog”, tha ajo.

Hill: Kush devijon nga dialogu, devijon nga politika e jonë – Serbia po bën gjënë e duhur

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill duke i komentuar ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë absolutisht të qartë se e ardhmja e kësaj situate duhet të zgjidhet me dialog, duke mohuar se veprimet e Prishtinës janë miratuar dhe koordinuar me ShBA-në.

Ai në një intervistë për transmetuesin publik serb tha se kushdo që devijon nga dialogu, devijon edhe nga politika amerikane.

Ambasadori Hill e lavdëroi Serbinë, duke thënë se po bën gjënë e duhur.

“Kemi qenë shumë të qartë për çështjen e urës në Mitrovicë. Ne jemi shumë të qartë edhe për nevojën absolute për formimin e Asociacionit të Komunave (me shumicë) Serbe. Pra, mendoj se kemi dërguar mesazhe shumë të qarta dhe kemi qenë gjithashtu shumë të qartë se ata që devijojnë nga dialogu rrezikojnë të devijojnë nga politika jonë. Ajo që mund të them është se Serbia ka punuar shumë për këtë. Serbia ka bërë mirë duke iu përmbajtur dialogut dhe unë vërtet do ta inkurajoja Serbinë që të vazhdojë me këtë”, tha ambasadori amerikan, Hill.

Hill tha se veprimet e fundit në veri nuk janë miratuar dhe nuk ka pas koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“SHBA-ja e bëri shumë të qartë, absolutisht të qartë se e ardhmja e kësaj situate duhet të zgjidhet përmes dialogut, përmes asaj që po bën ambasadori Lajçak. Ne e mbështesim vazhdimisht. Dhe mendoj se kemi qenë gjithashtu mjaft të qartë se jemi të pakënaqur kur dikush devijon nga dialogu ose ndërmerr hapa të njëanshëm. Duhet të them se Serbia, e di që kjo ishte shumë e vështirë për Serbinë, por Serbia i qëndron mbrapa dialogut dhe mendoj se kjo është qasja e duhur. Do të duhet të shohim se si do ta kalojmë këtë. Por dua t’ju siguroj se është absolutisht qëndrimi ynë që dialogu i ka të gjitha elementet që mund t’i zgjidhin këto probleme dhe këto probleme duhet të zgjidhen me dialog”, tha Hill.

Muja i kundërpëgjigjet Arsenijeviqit: ‘Nuk ngjyrosëm mbi flamurin serb por mbi simbolet terroriste”

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja në emisionin “Politiko” ka folur rreth deklaratës së politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq që tha se është ngjyrosur mbi flamurin serb.

Me këtë deklaratë nuk është pajtuar, deputeti i VV-së i cili tha se nuk është ngjyrosur mbi flamurin serb por mbi simbolet terroriste.

“Nuk ka qenë lyerja e flamurin serb por ka qenë lyerja e fotografive pra simboleve të serverna brigadës të cilën Kosova e ka shpallur organizatë terroriste”, tha ai na Kanal10

Matoshi politikanit serb: Ti mbaj dinar sa t’dush, po këtu monedha e vetme është euro

Komentatori politik, Halil Matoshi gjatë debatit me politikan serb përmendi edhe çështjen e dinarit.

Sipas tij, në Kosovë e vetmja monedhë është euro-ja.

“Beso z.Arsenijeviq që serbët e Kosovës kur është në pyetje vetura, prona e shtëpia e bëjnë me euro, është diskriminim ajo që e bëni ju në veri me pleq. Ti mbaj në xhep çfarë do monedha por monedha e vetme e pagesës në shtetin ku jetojmë është euro”, deklaroi Matoshi në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Krasniqi: Lajçaku vjen për shkak të krizës, jo për shkak të zgjidhjes

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të premten, më 6 shtator, pritet ta vizitojë Kosovën, profesori, Milazim Krasniqi, thotë se kjo vizitë e tij vjen për shkak të krizës, jo për shkak të zgjidhjes

Kjo vizitë, siç ka deklaruar edhe vetë Lajçaku javën e kaluar, ka për qëllim përgatitjen e një takimi në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Profesori, Milazim Krasniqi, thotë se kjo vizitë do të jetë rutinë e sipas tij nuk pritet ndonjë rezultat.

“Vizita e Lajçakut me gjasë do të jetë të jetë vizitë rutinë dhe me përpjekje për të mbajtë në këta parametra krizën që ekziston në Kosovë, nuk besoj që mund të pritet ndonjë rezultat, sepse indikatorët tregojnë që momentalisht nuk ka në horizont vullnet për të zgjidhë problemin,” tha Krasniqi në emisionin “FIVE” në TV Dukagjini.

“Vjen për shkak të krizës e jo për shkak të zgjidhjes,” tha Krasniqi.

Mehmetaj: Adem Grabovci është deputet më i mirë se të gjithë deputetët e VV-së

Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka brenda saj keqpërdorues e deputetë të padijshëm.

Mehmetaj në “Debat Plus” u shpreh se ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, ka qenë deputet më i mirë se të gjithë deputetët e tanishëm të VV-së.

“Adem Grabovci është deputet më i mirë se krejt deputetët e VV-së sot, hajnia e Martin Berishajt është krejtësisht më e madhe se çfarëdo keqpërdorimi i Grabovcit. Shikonte çka thonë këta, paska distancë morale mes Halil Thaçit… motra e tij është duke dasht me kap ARBK. Hajna më të mëdhenj se në VV kurrë nuk kemi pa”, tha ai.

Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka brenda saj keqpërdorues e deputetë të padijshëm.

Mehmetaj në “Debat Plus” u shpreh se ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, ka qenë deputet më i mirë se të gjithë deputetët e tanishëm të VV-së.

“Adem Grabovci është deputet më i mirë se krejt deputetët e VV-së sot, hajnia e Martin Berishajt është krejtësisht më e madhe se çfarëdo keqpërdorimi i Grabovcit. Shikonte çka thonë këta, paska distancë morale mes Halil Thaçit… motra e tij është duke dasht me kap ARBK. Hajna më të mëdhenj se në VV kurrë nuk kemi pa”, tha ai.

Sot, nga ora 18:00 serbët nisin bllokimin e pikave kufitare me Kosovën

Kryetari i së ashtuquajturës “Shoqatë e qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë”, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se sot do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës.

 

 

Siç raportojnë mediat serbe Rojeviq se bllokada do të organizohet nga shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova dhe se katër nga pesë vendkalimet kufitare nga drejtimi i Serbisë qendrore dhe Malit të Zi do të bllokohen.

“Bllokada do të fillojë në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës. Gjithashtu kërkojmë që KFOR-i të merr kontrollin e veriut të Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, bllokadat do të zgjasin derisa të plotësohen kërkesat e qytetarëve.

 

 

“Ne do të bllokojmë vendkalimet Bërnjak, Jarinje dhe Merdar nga ana e Serbisë qendrore, dhe kalimin Kulla në rrugën Pejë-Rozhajë nga ana e Malit të Zi. Vendkalimi Konçul nuk do të bllokohet tani për tani. Do të lejojmë vetëm automjete spitalore, si dhe të gjitha automjetet dhe pasagjerët e tjerë me dokumente serbe. Nëse dokumentet serbe nuk janë të vlefshme në Kosovë, atëherë dokumentet e Kosovës nuk mund të jenë të vlefshme as në Serbinë qendrore”, tha Rojeviq duke shtuar se të jenë të paktën 400 persona në bllokadë në çdo vendkalim.

Lajçak sot në Prishtinë, përpjekje për ripërtëritjen e bisedimeve Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian do të dërgojë të sot në Prishtinë përfaqësuesin e posaçëm, Miroslav Lajçak, në një përpjekje për ripërtëritjen e bisedimeve Kosovë – Serbi, mes thirrjeve drejtuar autoriteteve në Kosovë që të shmangin ato që zyrtarët perëndimorë i cilësojnë veprime të njëanshme në veri.

Zëdhënësi i bllokut,Peter Stano, tha të enjten se “ne po angazhohemi me partnerët në Kosovë, po u dërgojmë mesazhe dhe shpresojmë që të jemi në gjendje që më në fund këto çështje, t’i zgjidhim aty ku e kanë vendin, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

Lajçak paralajmëroi se vizita në Prishtinë do të jetë pjesë e përpjekjeve për organizimin e një takimi mes kryenegociatorëve të të dyja palëve mes shqetësimeve perëndimore për shtimin e tensioneve në veri të

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin nëpër Serbi pas paralajmërimeve nga një grup i serbëve për mbylljen e vendkalimeve kufitare me Kosovën për shkak të zhvillimeve në veri.

Një grup qytetarësh në Serbi, tha se synon që nga sot të bllokojë vendkalimet kufitare me kërkesën për tërheqjen e forcave të Policisë së Kosovës nga veriu dhe kthimin e institucioneve të Serbisë atje.

Pamje të reja nga rrahja në Emshir, përdoren edhe shkopinjtë, britma femrash

Rrahja në Emshir të Prishtinës, ku disa persona u lënduan dhe gjashtë të tjerë janë shoqëruar në polici.

IndeksOnline ka siguruar pamje te reja nga kjo rrahje, ku shihen disa persona duke përdorur shkopinjtë, në mesin e tyre ka edhe ferma.

Ende nuk dihen arsyet e rrahjes.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Video e parë

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor“, tha Ahmeti për IndeksOnline.

Video e dytë