div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-901 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Këngëtarja me origjinë nga Kosova i përgjigjet Vuçiqit: Nuk i urrej serbët, por veprimet tua!

Selma Bajrami iu drejtua pohimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq se ajo i urren serbët, duke thënë se “ajo nuk mund ta bëjë këtë” dhe se është krenare që të gjithë janë të mirëpritur në Bosnje dhe Hercegovinë.

Gjatë paraqitjes së tij të ftuar në Pink TV, Vuçiq ka folur për ndalimin e këngëtares kroate, Severina në kufirin me Serbinë dhe me atë rast ka përmendur edhe Selma Bajramin, të cilës i është ndaluar hyrja në Serbi, transmeton Ballkani.info.

Ai e akuzoi atë se urren Serbinë dhe BeH. Këngëtarja më pas shkroi në Twitter duke thënë se ajo duhej të “mbronte veten dhe nderin e saj”.

“Nuk e di mbi çfarë baze ka konstatuar se, duke pasur parasysh se pothuajse të gjitha albumet e mia i kam incizuar në Beograd, se bashkëpunëtorët dhe miqtë e mi janë serbë, si mund t’i urrej ata? Unë mund t’i urrej vetëm veprimet dhe veprat e dikujt. Jo, s’mund besoj atë që bën presidenti i një vendi dhe politikanët në përgjithësi, për fat të keq tani jam e detyruar të bëj politikë në një farë mënyre për të mbrojtur reputacionin dhe dinjitetin tim”, tha Selma

Postimi i këngëtares

Ajo ka theksuar se të gjithë ata që e njohin “e dinë se kush është”, dhe se nuk ka nevojë t’i justifikohet askujt.

“Si dikush që mbajti dy koncerte falas në Beograd, i pari në 2022 dhe i dyti në 2023, nuk mund t’i urrej serbët. Edhe pse organizatorët e të dy koncerteve më ofruan një tarifë, unë refuzova sepse doja t’i prezantoja publikut të Beogradit me një spektakël. Dhe unë e bëra atë nga zemra”, tha ajo.

Më pas ajo tha se në vitin 2024 është e papranueshme të ndalohet hyrja, performanca, opinioni apo qëndrimi i kujtdo.

“Jam krenare që Bosnja dhe Hercegovina është një vend ku të gjithë janë të mirëpritur, pavarësisht dallimeve të tyre. Severina meriton të gjithë respektin për guximin e saj”, tha ajo në fund.

Selma Bajrami është këngëtarja e muzikës pop-folk nga Bosnja dhe Hercegovina me origjinë shqiptare nga Kosova, të cilën edhe vetë e konfirmoi, duke treguar se i ishte ofruar edhe ndryshimi i emrit, por nuk donte sepse ndihej krenare me origjinën e saj.

“Unë jam kjo që jam. Jam një këngëtare boshnjake, me rrënjë shqiptare. Unë kam lindur dhe rritur në Bosnje, në Tuzla, dhe jam krenare për origjinën time dhe nuk do ta ndryshoj kurrë, për asnjë arsye, apo për asnjë para. Unë kam audiencën time, parajsën time që më do dhe nga e cila bëj një jetë të mirë, të cilin e respektoj pa masë dhe e tregoj në shfaqjet e mia. Sepse jap maksimumin. Ata e dinë që asnjë nga performancat e mia nuk ka zgjatur më pak se tre orë në të njëjtën kohë”, ka thënë këngëtarja.

Kejvinës i zbërthehen bikinet në plazh

Kejvina është tejet aktive në rrjete sociale, dhe jo vetëm.

Ajo ka filluar pushimet për këtë verë dhe po mbanë ndjekësit të informuar me imazhe që po sjell.

Së fundmi ka postuar një instastory me bikini të cilat po komenohet nga ndjekësit si të zbërthyera.

Kejvina po shfaq linjat e trupit në top formë, shkruan Kosovarja.

Anëtari i PSD-së, Shala kritikon vendimin e Kurtit: Kur shteti të harron, poshtërimi vjen në formë të Halil Kastratit

Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim që i jep në shfrytëzim për një periudhë prej 99 vitesh një pronë humanistit Halil Kastrati. Kritika për këtë vendim ka shprehur anëtari i PSD-së, Azdren Shala.

Përmes një reagimi në Facebook, Shala thotë se shteti ka degraduar, derisa thekson se vendin e politikave sociale e zënë aksionet humanitare.

“As me perfytyrue nuk kam mund qe shteti degradon deri ne kete pike. Halil Kastrati eshte pika ku ka arrite shteti jone qe e udheheq Albin Kurti. I fal haktare me toke per me krijue strehimore. Fati i atyre qe kane nevoje per doren e shtetit mbetet brenda limitive te meshires se Halil Kastratit. Hajde politike hajde! Hajde e majte hajde!

Vendin e politikave sociale e zene aksionet humanitare. Per me teper qe, Halil Kastrati eshte versioni i kundert i filantropise dhe humanizmit. Ai e jep ndihmen me kusht. E kushti eshte me u bo pak aktor i mjerimit para kamerave. Ata te cilet e marrin ndihmen ashtu, poshterohen. Halili qe i jep ndihmat i ben reklame vetes. Ky nuk eshte as definicioni i bamiresise. Madje eshte ne kundershtim edhe me librat e shenjte – aty ku Halili e ka referencen”, thotë ai.

Tragjike: Vdes njëri nga të plagosurit pas të shtënave në Prishtinë

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali si pasojë e të shtënave një person ka vdekur. Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i trupi i të vrarit ka mbetur mbi një kallash.

Ende nuk dihet nëse viktima e ka përdorur atë, por ajo që dihet është se trupi të vrarit ka mbetur i shtrirë mbi kalllash.

Dyshohet se edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rast.

Siç mëson Gazeta Sinjali, Policia e ka ndjekë një motor në të cilin dyshohet se kanë qenë personat e dyshuar, por të njëjtit kanë arritur të ikin.

Tashmë Policia ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, ku si rezultat janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme, me qëllim që të bien në gjurmët e të dyshuarve.

Siç mëson Gazeta Sinjali, Policia e ka ndjekë një motor në të cilin dyshohet se kanë qenë personat e dyshuar, por të njëjtit kanë arritur të ikin.

Tashmë Policia ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, ku si rezultat janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme, me qëllim që të bien në gjurmët e të dyshuarve.

 

Kurti merr një njoftim të rëndësishëm – Ja çfarë po planifikon Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të dielën me presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, politikanin serb, Nenad Çanak dhe drejtorin e Qendrës për Dialog Humanitar, Mark Baskin.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate thotë se Kurti është njoftuar nga ta që Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës në Sanxhak.

Atyre, thuhet në komunikatë, po iu ndërtohen shtëpi dhe banesa, derisa nga Kurti u kërkua të përpiqet në parandalimin e kësaj.

“Gjatë takimit, Biserko, Çanak dhe Baskin e njoftuan kryeministrin se po flitet që Beogradi zyrtar po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës, sidomos atyre nga veriu, për në Sanxhak, ku siç po thuhet po ndërtohen shtëpi dhe banesa për ta. Ata apeluan te kryeministri Kurti që të përpiqet të parandalojë një skenar të tillë. Kryeministri Kurti ritheksoi rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe posaçërisht përfshirjen e komunitetit serb në të gjitha aspektet e ekonomisë dhe shoqërisë”.

“Më tej, kryeministri i njoftoi mysafirët e tij për të drejtat që gëzojnë komunitetet joshumicë në Republikën e Kosovës, si dhe për përpjekjet që Qeveria po bën për rritjen e mundësive për këto komunitete në shumë fusha si arsimi, punësimi dhe siguria e tyre”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në takim, Kurti u tha se ka falënderuar Biserkon, Çanakun dhe Baskin për angazhimin në ndëtimin e urave të paqes dhe bashkëpunimit.

Temë ishte edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë

Armend Zemaj: Mërgatë e dashur regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, ta kthejmë Kosovën në drejtimin e mbarë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, përmes një mesazhi i ka bërë thirrje mërgatës të regjistrohen që të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Mërgatë e dashur, regjistrohuni – ta kthejmë Kosovën në drejtimin e mbarë”, ka shkruar Zemaj.

Afati i regjistrimit të votuesve të mërgatës është i hapur nga 29 gusht deri me 26 dhjetor 2024.

Postimi  i tij:

Mërgatë e dashur ✌️

Po ju drejtohem me këtë mesazh si falenderim për punën e madhe që keni bërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Gjatë tri viteve të kaluara jam angazhuar nga Kryesia e LDK-së si pjesë e Ekipit Politik për Mërgatën, ku së bashku me ju punuam fuqishëm në riorganizimin e partisë tonë – Lidhja Demokratike të Kosovës, e cila sot është adresa kryesore e organizimit politik në mërgatë; ashtu siç ishte në kohën e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Parim bazë i gjithë kësaj ishte vlerësimi i kontributit të të gjithëve, si dhe krijimi i mundësive për të rinjtë e të rejat e të djathtës origjinale.

Tash kur data për zgjedhjet parlamentare është caktuar, ju ftoj ta finalizojmë këtë proces, duke dëshmuar mobilizimin tonë për ndryshimin e madh për Kosovën demokratike e të zhvilluar.

Andaj, ju ftoj që të filloni regjistrimin si mundësi e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Afati i regjistrimit të votuesve të mërgatës është i hapur nga 29 gusht deri me 26 dhjetor 2024.

Mërgatë e dashur, regjistrohuni – ta kthejmë Kosovën në drejtimin e mbarë ✌️

Linku i regjistrimit:këtu

Alternativa e ekstremit të djathtë e Gjermanisë kryeson me vota, lë mbrapa Scholzin

Dy vendet lindore të Gjermanisë, Tyringeni dhe Saksonia, duket se i ka dhënë një mbështetje të fortë partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD, sipas anketave pas votimeve këtë të diel.

Të dhënat paraprake tregojnë për një fitore në Tyringen ndërsa pritet të renditet e dyta në Saksoni. Partitë e koalicionit në pushtet duket se kanë shënuar rezultate shumë të dobëta.

Koalicioni qeverisës tre partiak i kancelarit Olaf Scholz po përballet me debate të brendshme të vazhdueshme, ndërkohë që dobësimi i ekonomisë dhe probleme të tjera kanë nxitur pakënaqësi mes votuesve.

Parashikimet nga kanalet televizive publike, ARD dhe ZDF, bazuar në sondazhet pas votimit, tregojnë se Alternativa për Gjermaninë ka marrë 32-33 për qind të votave në Tyringen, shumë më tepër se Bashkimi Kristian Demokrat i qendrës së djathtë, partia kryesore e opozitës gjermane, me rreth 24 për qind.

 

 

Në Saksoninë fqinje, parashikimet tregojnë se CDU, parti e cila e ka udhëhequr këtë shtet që nga bashkimi i Gjermanisë në vitin 1990, ka marrë rreth 31.7 për qind të votave e ndjekur nga AfD me 30.6-31.4 për qind.

Partitë gjermane kanë thënë se nuk do t’i bashkohen një koalicioni me partinë AfD për t’i siguruar asaj pushtetin. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Bashkimi Kristian Demokrat (CDU) Carsten Linnemann, tha se partia e tij do t’i përmbahet qëndrimit të kahershëm për të mos bashkëpunuar me të djathtën ekstreme.

AfD është partia që ka ndikimin më të fortë në lindjen e dikurshme komuniste gjermane. Më 22 shator mbahen zgjedhjet në shtetin tjetër gjerman të Brandenburgut, ku dominon partia e Kancelarit Scholz.

Pak më shumë se një vit më vonë do të pasojnë zgjedhjet kombëtare.