div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-902 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Rukiqi: Pusheteti po na sulmon nga frika e rritjes së LDK-së, kam pa entuziazëm te qytetarët

Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, përmendi shumë vërejtje për Qeverinë, ndërsa tha se pushteti po e sulmon partinë më të vjetër në vend, duke e parë rritjen e saj.

Rukiqi në Frontal në T7 përmendi sulmet që tha se po i bën anëtarja e LVV-së Dejona Mihali ndaj nënkryetares së LDK-së, Hykmete Bajrami.

Ai tha se po e ndjen rritjen e LDK-së para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.

“Kjo e ka veç një arsye Arsim, frikën nga rritja e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Absolutisht që po rritet LDK-ja. Po e shohim nga komunikimi me qytetarë dhe në çdo matje kredibile e cila realisht parasheh një trend të jashtëzakonshëm të rritjes. Kam pa një entuziazëm të jashtëzakonshëm”, tha Rukiqi.

Vjen paralajmërimi: Mund të përballemi me sfida të furnizimit me energji gjatë dimrit

 

Deputetët e PD i vënë zjarrin karrigeve jashtë Kuvendit, flakët dalin jashtë kontrollit

Deputetët e Partisë Demokratike ndërmorën aktin ekstrem me djegien e karrigeve jashtë Kuvendit të Shqipërisë.

Flakët për një moment dolën jashtë kontrollit duke kërcënuar hyrjen e parlamentit.

Ishte garda ajo që fiku flakët, ndërsa deputetët iu drejtuan sërish seancës plenare ku bllokuan foltoren.

Nga 10 nëntori hyn në fuqi ETIAS-i/ Për të udhëtuar drejt Evropës duhët të plotësojm këto kritere

“Shqipëria përfiton shumë nga organizimi i Europianit me Serbinë“

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje live mbrëmjen e djeshme në emision sportiv “AS” në Radio Televizionin Kombëtar të Kosovës.

 

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar komentoi kandidimin për organizimin e UEFA EURO U21 2027 së bashku me Federatën Serbe të Futbollit, duke nënvizuar se është vetëm një event sportiv dhe nga ky organizim Shqipëria përfiton shumë.

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA në Tiranë në shtatorin e vitit 2025 ishte një çështje tjetër që Presidenti Duka foli në emisionin sportiv “AS”, duke e konsideruar një ngjarje shumë të rëndësishme që do ta vendosë Shqipërinë në hartën e Europës.

Gjithashtu, kreu i Federatës u ndal edhe te performanca e Kombëtares në Nations League dhe shtoi se dy ndeshjet e radhës në muajin tetor në transfertë janë kyçe për renditjen përfundimtare.

Organizimi i Kampionatit Europian U-21 2027 – Ashtu siç dihet, ne kemi aplikuar për të organizuar Kampionatin Europian U-21 2027 në Shqipëri. Kemi aplikuar si Federatë e vetme dhe pastaj duke parë dhe aplikuesit kemi bashkuar kandidaturën bashkë me Federatën Serbe të futbollit për të organizuar Kampionatin Europian. Arsyet unë i kam sqaruar edhe më parë se pse kemi bashkëpunuar me një Federatë tjetër, për shkak të mungesës së infrastrukturës për të mbuluar të gjithë Europianin. Serbia ishte shteti më i mundshëm që mund t’i plotësonte këto kritere, pasi në garë ishin vetëm katër federata, ajo Shqiptare, Serbe, Turke dhe e Belgjikës.

Për ne është vërtetë një ngjarje e madhe sportive, organizimi i Kampionatit Europain U-21 që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Benefitet për Shqipërinë janë të shumta, përveç imazhit të vendit është promovimi i futbollit në Shqipëri. Gjithashtu nëpërmjet këtij organizimi Kombëtarja shqiptare U-21 merr pjesë në finalet e Europianit si vend organizator dhe futbollistët tanë kanë mundësinë të shprehin aftësitë e tyre në një kompeticion të rëndësishëm që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Shqipërisë. Infrastruktura e vendit merr një zhvillim të madh, padyshim edhe nga Kampionati Europian U-17 që do të zhvillohet në vendin tonë në vitin 2025. Unë e shoh vetëm si një event sportiv.

A keni biseduar me Federata të tjera për të bërë të mundur organizimin e Europianit apo vetëm me Federatën Serbe të futbollit? – Gara për aplikimin hapet për 55 Federatat dhe të gjithë ato që mendojnë se kanë kushte për të organizuar një kompeticion të tillë aplikojnë. Ne padyshim që kemi biseduar qoftë me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk i kanë pasur mundësitë për ta filluar këtë aplikim.

Mendimi që mund të bëheshin në vitin 2027 nuk të bën fitues, pasi duhet të kesh diçka në momentin që t’i aplikon në një kompeticion të tillë. Të vetmit që kishin aplikuar ishin Belgjika, Turqia e Serbia dhe ne ose mund të vazhdonin garën të vetëm ose mund të bashkoheshim për të qenë më kompetitiv për ta mundësuar organizimin e Europianit.

Si i keni pritur reagimet për organizimin e Kampionatit Europian U-21 2027? – Është normale që të ketë mendime të ndryshme duke pasur parasysh edhe historinë. Unë nuk mendoj dhe nuk jam nisur asnjëherë, jo vetëm unë, por as Federata dhe shteti shqiptar që organizimi i Kampionatit Europian do të amnistojë atë çfarë ka ndodhur. Projekti është sportiv dhe ne kemi benefitet sportive dhe po bashkëpunojmë me Federatën Serbe të futbollit, jo me politikën dhe as me policinë apo shtetin serb.

Padyshim që i ka ngarkesat emocionale në mes, padyshim që historia nuk mund të harrohet dhe as nuk mund të amnistohet nga ne, por gjithsesi mesazhi i solidaritetit dhe bashkëpunimit nëpërmjet futbollit mendoj që është i rëndësishëm. Ne duhet të shohim përpara që të jetojmë në paqe për vete dhe për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë. Nuk dua të nënvlerësoj në asnjë moment komentet emocionale, që për dikë janë më objektive dhe për dikë janë për të fituar benefite mediatike. Mendoj që është në të mirë të futbollit shqiptar dhe pikërisht për këtë ne jemi këtu.

Si është pritur nga politika në Shqipëri ky bashkëpunim? – Deri tani ne jemi dy Federatat e vetme që kemi plotësuar kriteret dhe dokumentacionin për të vazhduar garën për organizimin e Kampionatit Europian U-21 2027. Nga momenti që ne kemi aplikuar dhe deri më sot është bërë një punë voluminoze, shumë e madhe dhe jo vetëm nga Federata, por edhe nga qeveria shqiptare, bashkitë e qyteteve ku ne kemi aplikuar për të organizuar kampionatin.

Gjithashtu, nga aeroporti i Tiranës, nga struktura e hotelerisë, sepse janë të gjithë këto bashkë që plotësojnë dosjen dhe do të shqyrtohet për të qenë e pranueshme për të organizuar apo jo. Unë do të doja t’i falënderoj shumë ato që kanë bashkëpunuar me ne, sepse puna me të vërtetë ka qenë shumë voluminoze nga të gjithë institucionet shqiptare, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nga Ministria e Brendshme, nga Ministra e Transportit, nga bashkitë, aeroporti dhe të gjithë të tjerët. Kanë bërë të gjithë këtë volum pune sepse dëshirojnë që të kemi një kompeticion kaq shumë të rëndësishëm në Shqipëri.

Keni diskutuar me Presidentin e FFK, Agim Ademi, për këtë bashkëpunim? – Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Agim Ademin, por marrëdhëniet e mia kryesore janë me futbollin e Kosovës dhe çdo gjë të mirë që mund të bëhet në futbollin e Kosovës. Përveç marrëdhënieve miqësore, Agim Ademin e mbështes në të gjitha lëvizjet për zhvillimin e futbollit në Kosovë. Diskutimi i parë jo vetëm në këtë rast, që padyshim është një çështje sensitive ka qenë me Federatën e Kosovës me Agim Ademin, gjithashtu edhe me Federatën e Maqedonisë së Veriut, pastaj kemi vazhduar më tej.

Më janë përgjigjur që nuk mund të jemi pjesë e projektit për arsye të kushteve, padyshim që ato pastaj nuk mund të vendosin për vendimet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ne kemi mesazhe shumë të mira nëpërmjet futbollit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej saj. Ne kemi futbollistë nga Serbia që luajnë në Shqipëri dhe trajnerë që bëjnë futboll, jo politikë. Në marrëdhëniet e futbollit ne jemi korrektë më të gjithë ato që luajnë futboll dhe që duan të mirën dhe progresin e futbollit. Nuk është mirë ngjyrimi politik i futbollit, është mirë që të marrim mesazhet pozitive që janë edhe objektivat kryesore të futbollit. Futbolli është një lojë, argëtim dhe emocion, por mesazhi kryesor është fryma e skuadrës, solidariteti dhe bashkëpunimi.

Mbledhja e KE së UEFA-s në Tiranë – Është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne. Ne e dimë që shtete shumë më të zhvilluara se ne si Gjermania, Franca, Italia, Spanja gjithmonë tentojnë dhe kanë organizuar evente të rëndësishme sepse promovojnë futbollin e vendit dhe vendin në përgjithësi. Të gjithë aktivitetet që bëhen në Shqipëri janë shumë të rëndësishme dhe unë e shoh vetëm si një ngjarje pozitive. Dua t’i falënderoj ato që kanë vendosur të vijnë në Shqipëri dhe të gjithë ato që kanë punuar për Shqipërinë që të jetë në hartën e Europës.

Performanca e Kombëtares shqiptare në Nations League? – Nations League është një kompeticion specifik, pasi fillon dhe mbaron shpejt, zgjat vetëm 3 muaj. Janë 6 ndeshje në një grup të balancuar. Mendoj që e kemi filluar mirë, fituam me Ukrainën dhe jo me të njëjtin rezultat në Shqipëri me Gjeorgjinë. Gjithsesi mbetet grup i balancuar.

Kompeticioni i Nations League është vërtetë shumë i rëndësishëm për ato që të ofron. Nëpërmjet Nations League mund të sigurosh një vend në play-off për Kupën e Botës, nëse renditemi në vendin e parë ngjitemi në Ligën A. Pra, është kompeticion i rëndësishëm, vendi i dytë luan play-off për t’u ngjitur më lart, ndërsa vendi i tretë luan play-out për grupin C dhe vendi i fundit mbetet jashtë. Ne duhet ta luftojmë deri në fund, i kemi të gjitha mundësitë për të fituar që të jemi të parët në grup. Jemi të përgjegjshëm për kundërshtarët që janë vërtetë për t’u respektuar. Kemi dy transferta tani në Çeki dhe Gjeorgji, mendoj që janë kryqëzim, pika kyçe për të ardhmen apo për përfundimin e Nations League.

Kualifikimi në Botëror është objektivi madhor, është i realizueshëm por shumë i vështirë. Duhet të presim dhe shortin e 13 dhjetorit. Uroj që të kemi një short të mirë, të kemi skuadrën në formën e duhur dhe të vazhdojmë objektivin dhe ëndrrën tonë.

10 profesionet më të paguara për vitin 2024

Tregu i punës po zhvillohet me shpejtësi, i ndikuar nga përparimet teknologjike, ndërrimet e industrisë dhe ndryshimet globale. Revista Forbes ka evidentuar 10 punët më të paguara për këtë vit, bazuar në kërkesat e tregut, potencialin e inovacionit dhe ndikimin social.

LEXO EDHE:

10 profesionet më të paguara për vitin 2024

Pesë nga këto profesione rezultojnë të kenë në bazë njohuritë e teknologjisë së informacionit si ekspertët e sigurisë kibernetike; zhvilluesit e softuerit; zhvilluesit e realitetit virtual dhe realitetit të shtuar; specialistët e tregtisë elektronike dhe marketingut digjital, si dhe inxhinieri robotike.

Por sa janë të përditësuar të rinjtë shqiptarë me këto kërkesa të tregut të punës dhe sa janë të orientuar ata drejt teknologjisë për ta shndërruar atë në profesionin e të ardhmes?

10 profesionet më të paguara për vitin 2024

Rezulton se në vitin akademik 2023-2034, dega e studimit “Teknologji e informacionit dhe komunikim” ishte e katërta më e frekuentuara me 7.7% të totalit të studentëve të regjistruar. Ndërkohë që vijojnë të kryesojnë degët tradicionalisht të preferuara, si ekonomi, juridik apo mjekësi.

Por ndërsa në botë, punët me bazë teknologjinë janë ndër më të paguarat, si rezultojnë në Shqipëri?

10 profesionet më të paguara për vitin 2024

Të dhënat tregojnë se pagat në këtë sektor renditen në vendin e dytë pas sektorit financiar, me një mesatare mbi 123 mijë lekë në muaj.

Dhe kërkesa për këto profesione mbetet e lartë, si nga sektori publik, ashtu dhe ai privat.

Po i heqë tatuazhet, Fero nis edhe mbjelljen e mjekrrës, ja si duket

Ish-reperi Fero po bën ndryshime të mëdha te vetja.

LEXO EDHE:

Në një fotografi të postuar natën e mbrëmshme u vërejt se ai ka filluar t’i heqë tatuazhet. Mirëpo, ne zbuluam edhe një detaj tjetër.

Aty shihet se Fero tashmë ka nisur ta mbjellë edhe mjekrën.

Ndryshim i madh i gjilanasit, por që po duket bukur./Indeksonline/

Merr tjetër kthesë drama Fero-Arbenita — deklarata e papritur e avokates së modeles

Meda pjesë e Big Brother Vip Kosova?

Reality-show BBVK është gati për të nisur sezonin e tretë.

Për ndjekësit, ende janë në dilemë emrat të cilët do t’i bashkohen këtij formati.

LEXO EDHE:

Një emër i cili u lakua ishte edhe ai i këngëtarit Mehedin Pergjeçaj.

Indeksonline ka kontaktuar me këngëtarin i cili u shpreh se nuk do jetë pjesë e “Big”-ut.

Njeriu më i komentuar i momentit pjesë e Big Brother VIP Kosova?

 

Dëshmitari flet për persona që pretendohet se janë ndaluar nga UÇK-ja

Pas dëshmitarit të 92-të, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 93-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Ahmet Rrahmanaj i cili mban kodin 04278, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

LEXO EDHE:

Ja kur pritet të përfundojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK, flasin nga Specialja

Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar përfaqësuesi i ZPS-së, prokurori Matt Halling. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ky prokuror, dëshmitari ka qenë pjesë e UÇK-së dhe do të flas për persona të ndaluar në Zonën e Malishevës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Dëshmitari 04278 ka qenë anëtar i Policisë Ushtarake të UÇK-së në njësitin “Lumi”. Ai do të jep të dhëna për veprimtarinë gjatë luftës, si ka funksionuar kjo njësi dhe persona që janë mbajtur të ndaluar në Zonën e Malishevës”, tha Halling.

Rrahmanaj ka folur për disa persona të cilët i njeh, e që sipas tij janë arrestuar dhe ndaluar nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e që disa prej tyre edhe janë gjetur të vdekur.

Në një deklaratë të mëhershme për Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), dëshmitari kishte folur për një roje pylli në Komunën e Klinës, që ishte vrarë me pretekstin se ishte kolaboracionist.

Rrahmanaj tha se ky person e kishte emrin Avdyl Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Për mua nuk ka qenë kolaboracionist, për arsye se e kam njohur personalisht, por ndoshta për arsye që ushtronte funksionin e rojtarit të malit në atë kohë ku ishte i vetmi dhe nga të rrallët i punësuar pranë autoriteteve të dhunshme të asaj kohe të Serbisë”, tha dëshmitari.

Rrahmanaj po ashtu tha se nuk e di kohën se kur është vrarë ky person, por mendohet nga fundi i ‘98-ës ose fillimi i ‘99-ës. Ndërsa se kush e ka vrarë Gashin, dëshmitari tha se nuk ka njohuri.

Ai deklaroi se një person me emrin Fetah Rudi e njihte dhe se ka qenë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), aktivitet të cilin e ka ushtruar para, gjatë dhe pas luftës.

Ai shtoi se 90 % të ushtarëve të UÇK-së, kanë qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Dëshmitari tha se ka dijeni se Rudi ishte ndaluar nga UÇK-ja.

“Është periudha kur unë nuk kam qenë polic ushtarak, por me rrëfimin e Fetahut si mik, po. E kam ditur”, tha Rrahmanaj, duke shtuar se një gjë të tillë ai ia kishte thënë në korrik të 1999-ës kur dëshmitari kishte ardhur në Kosovë.

“Fetah Rudi më ka treguar se pas një problemi që ka ndodhur në mes disa ushtarëve të UÇK-së, Fetahun e kanë shoqëruar dhe arrestuar. Dyshimet e tij janë që për shkak të aktivitetit të tij politik për arsye se ai bënte lëvizje në atë kohë edhe pse ishte ushtar i UÇK-së, ai udhëtonte drejt Prishtinës për të qenë pjesë e mbledhjeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha dëshmitari.

Pas arrestimit, Rrahmanaj tha se Rudin e kanë dërguar në fshatin Bubël.

“Një shtëpi aty ku kanë qenë si Shtab i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është mbajtë në njërën nga banjat aty të shtëpisë”, tha dëshmitari.

Rrahmanaj theksoi se Rudi ishte arrestuar së bashku me një kushëri të dëshmitarit, i cili ishte akuzuar për vjedhje. Sipas tij, Fetah Rudi i ka thënë atij që e kanë dërguar në një gjyq ushtarak, e pastaj e kanë lënë të lirë.

Ndërsa për një person të quajtur Ramiz Hoxha, dëshmitari kishte thënë për ZPS-në që është quajtur si kolaboracionist serb, i cili është vrarë edhe pse nuk ka qenë kolaboracionist.

“Pas një kërkesë të fshatarëve të fshatit Bellanicë që të dalin t’i mbledhin të korrat e vjeshtës, në atë kohë misrin dhe pasulin, po nuk ishin të lirë që të kryenin këtë aktivitet për arsye se policia serbe ishin shumë afër fshatit ku ishin arat me të mbjella. Ata morën vendim që të shkojnë të bisedojnë dhe t’i njoftojnë ushtrinë Serbe që do t’i kryejnë këto punë në arat e tyre. Pasi kanë ngjarë këto bisedime dhe kanë fillu t’i mbjellin të korrat e vjeshtës, është marrë Ramiz Hoxha”, tha dëshmitari.

Sipas Rrahmanajt, Hoxha e ka luajtur rolin e përkthyesit të banorëve të fshatit pasi që kishte jetuar në Slloveni dhe kishte njohuri të gjuhës serbe.

Sipas tij, këtë gjë ia kishin konfirmuar dëshmitarët, banorët e fshatit, vëllai i Hoxhës dhe djali i tij. Tha se Ramiz Hoxhën e kanë marrë nga xhamia.

“Thuhet se ata kanë shkuar në xhaminë e fshatit ku ai ka qenë duke kryer ritualin ditor dhe kanë kërkuar hoxhën e fshatit dhe Ramizi del aty dhe thotë që unë kam qenë përkthyesi në atë takim dhe mundem t’ua shpjegojë. Ramiz Hoxhës i kanë thënë që duhet të vish me ne. Flitet që ka kërku edhe vëllai i tij që të shkojë me atë, pro ata i kanë thënë që ti nuk mundesh”, tha dëshmitari, duke shtuar se kjo xhami gjendet në fshatin e Ramiz Hoxhës.

Ai tutje shtoi se thuhet që Ramiz Hoxhën e kanë futur në bagazhin e makinës dhe kur ka kërkuar vëllai i tij që të shkojë më atë, anëtarët e UÇK-së i kanë thënë që nuk ka vend për atë.Dëshmitari tha se për makinën flitet që ka qenë e UÇK-së, por që nuk dihet me saktësi për shkak se sipas tij njerëzit kanë qenë të maskuar.

Po ashtu, Rrahmanaj tha se në bagazh të makinës ka qenë edhe një person tjetër, i cili është gjetur i vdekur bashkë me Ramiz Hoxhën.

“Ishte edhe një tjetër njeri në të dhe ai është gjetur i vdekur bashkë me Ramizin”, tha dëshmitari, duke shtuar se ky person ishte Selman Binishi.

Dëshmitari deklaroi se pas 10 minutave këta persona janë gjetur të vdekur një apo dy kilometra larg xhamisë. Ai thotë se trupat i gjeti djali i Ramizit dhe një bashkëfshatar i tij.
“Thuhet se i kanë gjetur në çastet e fundit”, tha dëshmitari, duke shtuar se Ramiz Hoxha nuk ishte kolaboracionist.

Me kaq përfunduan pyetjet e Prokurorisë për këtë dëshmitar për të vazhduar më pas me mbrojtësin e viktimave, gjë e cila iu lejua nga trupi gjykues.

Kënga “Si Ai” e Taynës arrin te futbollisti i njohur, Neymar

Këngëtarja kosovare, Tayna, ka arritur të bëjë bujë të madhe me hitin e saj më të ri, “Si Ai”.

Kjo këngë ka kapur zemrat e shumë adhuruesve të muzikës, duke u dëgjuar anembanë botës.

Së fundmi, “Si Ai” ka marrë vëmendjen edhe nga një emër i njohur në sportin botëror: futbollisti brazilian Neymar.#

Në një postim në Instastory, ai ka ndarë një fotografi të tij me një mik, duke e shoqëruar atë me melodinë e këngës së Taynës në sfond.

A mund ta merrni me mend sa vjeç është Tayna?

 

Lorik Cana: Armand Duka ende s’po e dinë se me kë ka punë!

Shqipëria dhe Serbia do të jenë organizatorët e Kampionatit Evropian U21 që do të mbahet në vitin 2027.

LEXO EDHE:

Në një intervistë për Klan Kosova, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana u shpreh i pakënaqur me këtë bashkëpunim.

Cana tha se nuk ka asnjë lloj besimi tek faktori serb.

“Armando Duka ende nuk po e dinë se me kë ka punë. Nuk pajtohem me vendimin e tij për të organizuar Kampionat me Serbinë”, u shpreh fillimisht Cana

“Punën e parë, unë vet nuk kam asnjë lloj besimi në sinqeritetin e tyre në çfarëdo lloj hapi që ndërmarrin me faktorin shqiptar dhe kur them me faktorin shqiptar, mundet me qenë Federata shqiptare, Federata e Kosovës”, tha Cana në Klan Kosova.

“Armand Duka ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA”

Joshua suspendohet nga boksi, kjo është arsyeja

Anthony Joshua është suspenduar nga boksi pas humbjes së tij brutale nga Daniel Dubois javën e kaluar.

LEXO EDHE:

Boksieri britanik u eliminua në raundin e pestë në Wembley para 96,000 tifozëve nga rivali vendas 27-vjeçar, raporton Daily Mail.

Dubois ruajti titullin e tij në peshën e rëndë IBF me fitore mbresëlënëse, duke rrëzuar katër herë kundërshtarin e tij.

Sipas protokollit, Joshua-s tani i ndalohet të hyjë në ring për 28 ditë, me Bordin Britanik të Kontrollit të Boksit që zbaton rregullin.

Shoqata e Komisioneve të Boksit dhe Sporteve Luftarake thekson se është procedurë standarde për boksierit që të marrin pezullime mjekësore pas humbjes me nokaut dhe nokaut teknik.

Ndalimi i shkurtër nuk ka gjasa të pengojë Joshua-n duke pasur parasysh se kundërshtari i tij i ardhshëm nuk është caktuar ende pasi ai këmbënguli se do të vazhdojë të boksojë.

Dubois e mbron titullin IBF, kjo është shuma që ai dhe Joshua fitojnë nga meçi