div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-904 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vjen paralajmërimi: Mund të përballemi me sfida të furnizimit me energji gjatë dimrit

Me uljen e temperaturave, Kosova ka planifikuar import shtesë të energjisë elektrike për të mbuluar mungesën e prodhimit. Nga Zyra e Rregullatorit për Energji thonë se gjatë muajve të dimrit vendi mund të përballet me sfida në furnizim, megjithëse, sipas ZRRE-së, janë bërë përgatitjet e nevojshme për t’iu përgjigjur mungesës së prodhimit.

LEXO EDHE:

Me uljen e temperaturave, gjatë muajve të dimrit Kosova mund të përballet me sfida në furnizimin me energji elektrike.

Kjo pasi sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji gjatë muajve të ardhshëm rritet kërkesa për furnizim, e për këtë është planifikuar import shtesë i energjisë.

“Kosova, si shumë vende të tjera, mund të përballet me sfida të furnizimit me energji gjatë dimrit, për shkak të rritjes së kërkesës dhe kushteve të ndryshme të furnizimit. Ndërmarrjet e energjisë kanë bërë përgatitjet dhe planifikimet e nevojshme për t’iu përgjigjur me kohë çfarëdo mungese të prodhimit vendor”, kanë thënë për RTK-në nga ZRRE.

Për dallim nga vitet e kaluara, në Kosovë sivjet është rritur për 7% konsumi i energjisë elektrike. Kjo pasi shumë qytetarë kanë përdorur kondicionerë e pajisje te tjera elektrike.

Njohës të ekonomisë thonë se për shkak të investimeve që janë bërë, kriza energjetike nuk do të jetë si e viteve të kaluara.

Ekzekutivi kosovar gjatë këtij viti ka prezantuar një sërë masash për subvencionim të efiçiencës së energjisë elektrike, me anë të te cilave po synohet që të ulet konsumi i energjisë./RTK

Rashiq: Lista Serbe po punon për bojkotim të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Zgjedhjet e fundit lokale i bojkotuan, andaj në 4 komunat veriore u zgjodhën kryetar shqiptar.

Por, qytetarët serb ka mundësi të mos marrin pjesë përsëri në zgjedhje të organizuara nga shteti i Kosovës, tani në ato parlamentare të 9 shkurtit.

Kështu të pakën deklaron ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, që thotë se janë informacione jozyrtare.

Ministri në Qeverinë Kurti pretendon se këtë bojkot po e organizon Lista Serbe.

Ai thotë se kërkesa e Vuçiqit, për zgjedhje të menjëhershme është e pamundur edhe në aspektin ligjor.

Andaj kur të vijë koha e zgjedhjeve, pikërisht kjo kërkesë do të bëhet pretekst për mospjesëmarrje.

“Konsideroj që atë kërkesë do të, të them kështu do të dramatizohet në formë ku një moment, po pres që disa grupacione, në veçanti nga Lista Serbe, që të shpallin ndonjë formë të mos pjesëmarrje në procesin zgjedhor, bile a do të ndodh ajo për një pjesë të Kosovës apo në tërë territorin, është diçka që do të shohim në të ardhmen”, ka deklaruar Rashiq.

Pas kësaj ministri refuzoi të jap informacione shtesë pasi tha që nuk dëshiron të kuptohet e gjitha çka dinë për këtë plan.

“Ka një, ju kërkoj falje por është herët, nëse bash iu tregojmë që e dimë krejt çka planifikojnë,nuk është mirë për ne, për ata është mirë se atëherë e kuptojnë që janë BUSTED, që thuhet ajo por këtë moment e di për siguri që do të jenë destruktiv”, ka deklaruar ai. /TV Dukagjini

Berisha: Më 7 tetor bashkohuni në protestë, kush nuk del mbështet Edi Ramën

Kreu i PD Sali Berisha ju bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar që të nisisn mosbindjen civile në të gjitha nivelet.

Ai ka theksuar se ka ardhur koha që pas mbrojtjes të kalojnë në sulm, pasi ndryshe nuk mund të rrëziohet kjo qeveri.

Siaps tij mosreagimi ndaj Edi Ramës është mbështetje ndaj diktaturës.

Shqiptarët do të ngrihen, do të reagojnë, mnuk do të qendrojnë si kavie të këtij regjimi. Nuk janë shqiptarët vëllazëria Xhafa, Rama apo vëllazëria Bajri. Unë kam besim shumë te ADN-ja e shqiptarëve, ndaj dhe bëj sot një thirrje në radhë të parë opozitës, së pari demokratëve, burgosja e Salianjit ishte deklerata e fundit e luftës që Edi Rama shpalli ndaj nesh, por ne jemi të vërtetë, jemi realistë, Rama na ka bërë neve jo nji por disa deklarata lufte. Vjedhja e flamurit të PD 3 vite më parë ishte deklaratë lufte ndaj qindra mijëra demokratëve, burgosja e liderit të opoziutës pa asnjë fakt, vetëm se e dinte që nuk do të fitonte zgjedhje të lira, ishte deklaratë lufte ndaj qindra mijëra demokratëve që e zgjodhën me votë kryetarin e tyre, dhunimi i hapur masiv i zgjedhjeve, përdorimi i industrisë së vjedhjes së votës, shndërrimi haptas i krimit monstruoz në votë, dhe votës në krim. Të gjitha këto ishin thirrje lufte për ne. Të gjitha këto faktonin se e ardhmja jonë, e ardhmja e shqiptarëve përfundon tek këmbët e një kryekrimineli mafioz që ndodhet sot në krye të narkoshtetit. Në të gjitha ato që përmenda më sipër kishte vetëm një qëllim arkivimin tonë në histori, paraqitjen para shqiptarëve të një realiteti sikur ne nuk kemi ekzistuar këtu. Ndaj të gjitha këtyre ne raguam në mbrojtje, ne reaguam për mbijetesë, ne reaguam për opozitën sovrane për të cilën vendosin anëtarët e saj dhe asnjë tjetër. Çdo njëri prej jush duhet ta ketë shumë të qartë se aps të gjtiha këtyre shqiptarë nuk na duan më në mbrojtje, se pas të gjitha këtyre, shqiptarët presin nga ne sulm dhe vetëm sulm. Revolta jonë, sulmi ynë duhet të jetë në nivelin e sulmeve që na janë bërë për të na fshirë nga faqja e dheut. Ndaj dhe burgosja e Ervin Salianjit duhet të jetë për çdo demokrat e demokrate, për qytetarët, arrestimi pas asnjë fakt bazë e dokument i Sali Berishës, ndjekja, persekuptimi i liderve të tjerë të opozitës, rrëmbimi i mandatit të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, të gjitha ëkto janë kushtrime për opozitën, PD-në, të përballen me këtë armik që çdo ditë bën çdo gjë për asgjesimin e tyre. Miqtë e mi duhet të jemi të vetëdijshëm se sot çdo qendrim me duart kryq, çdo qendrim në mbrojtje është fitore për Edi Ramën, ndaj dhe ne do të kalojmë në sulm. Rama ka instrumenta për në na burgosur, për të dezinfermuar por ne kemi instrumenta që me revoltën tonë e paralizojmë anë e kënd vendit këtë narkoqeveri krimanale armike e lireive, dinjitetit e qenies së shqiptarëve. Sot ëhstë koha që të përdorim të gjtiha instumentat, të hidhemi në sulm me të gjitha mjetet e mosbindjes civile”, tha Berisha.

Berisha kërkoi që në 7 tetor shqiptarët të bëhen të gjithë bashkë, të harrojnë partitë dhe të ngrihen në këmbë për Shqipërinë.

“Më 7 tetor çdo opozitar, të ulë flamujtë partiakë dhe të ngrejë flamurin kombëtar”, ishte thirrja e Berishës.

U tha se Alaudini do ta moderojë “Big-un”, vjen “reagimi” i Jonidës

Ditën e sotme, producentja ekzekutive e edicionit të tretë të “BBVK”, Olsa Muhameti, zbuloi se kush do ta moderojë reality shown këtë sezonë.

Ajo u shpreh se moderator do jetë Alaudin Hamiti (na la të kuptojmë se kësaj radhe nuk do jetë bashkë me Joniden).

Mirëpo, nuk vonoi dhe Jonida bëri një “reagim” në Instagram.

Ajo publikoi portretin familjar ku shihet tejet e lumtur, e mbase ka vendosur të pushoi pakëz edhe nga ekrani, gjë e cila nuk dihet akoma./Indeksonline/

Kur do të nis edicioni i tretë i ‘Big Brother VIP Kosova’?

 

 

Donis Avdijaj realizon gol të bukur në Bundesliga, i pari këtë sezon

Skuadra e Hartberg-ut ka shënuar fitore 2:0 ndaj Altachut në javën e tetë të Bundesligas në Austri.

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj.

LEXO EDHE:

Gjashtë ndeshjet që FIFA e UEFA s’i lejojnë të luhen, pjesë e listës edhe Kosova

Avdijaj shënoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 49’të.

Ky ishte goli i parë i lojtarit kosovar gjatë këtij edicioni të ri të garave në Bundesliga të Austrisë.

VIDEO

Sulmuesi i Kosovës nuk po ndalet me gola në Rumani

Tensionet e Vuçiqit në New York: 7 ditë luftë, pata biseda të vështira për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka cilësuar javë intensive, atë që e lëmë pas, referuar betejës diplomatike për Kosovën gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LEXO EDHE:

Vuçiq: Bisedimet për Kosovën nuk ishin të lehta, por e kuptova se kush qëndron pas veprimeve të caktuara të Kurtit

Vuçiqit i është bërë Kurti ‘shibël në sy’, ja çfarë deklaron tani

Këtë madje ai e quan luftë për pozicionimin e Serbisë në kuptimin ekonomik dhe politik duke përmendur madje se pati biseda të vështira, transmeton klankosova.tv.

”Ka qenë një javë intensive në Nju Jork. Shtatë ditë luftë për pozicionimin e Serbisë në kuptimin ekonomik dhe politik. Bëmë kontakte të reja dhe të rëndësishme ekonomike, prezantuam potencialin e vendit, biseduam me të gjithë, dëgjuam dhe mësuam nga të tjerët.

Kam pasur biseda të vështira për Kosovën. Është në dorën tonë që të vazhdojmë të veprojmë me përgjegjësi, të ruajmë paqen, jetën dhe mbijetesën e popullatës sonë në Kosovë, duke ruajtur shtetësinë juridike dhe politike të Republikës së Serbisë.

Ne duhet të sigurojmë interesat tona kombëtare, pavarësinë tonë, sigurinë, të mësojmë sa më shumë, të arrijmë botën. Ajo do të sjellë rritje të jashtëzakonshme për vendin dhe prosperitet për njerëzit. Prandaj duhet t’i shtyjmë gjërat përpara, pavarësisht nga të gjithë ata që do të frenonin dhe ndalonin vendin, për të luftuar shpejt dhe për të mos humbur asnjë sekondë në rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë”.

Vuçiq: Bisedimet për Kosovën nuk ishin të lehta, por e kuptova se kush qëndron pas veprimeve të caktuara të Kurtit

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i Motit për pesë ditë (30 shtator—04 tetor 2024)

(Mot i ndryshueshëm)

Deri në mesin e javës parashihet mot stabil, kryesisht i qetë dhe me temperatura tipike vjeshtore. Më tej, këto masa me presion të rritur atmosferik do të zhvendosen, për tu zëvendësuar me një qendër të presionit të ulët atmosferik me origjinë nga veriperendimi e cila është e pozicionuar mbi Gadishullin Apenin.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që nga dita e enjte dhe e premte moti të pësojë ndryshime të theksuara , parashihen vranësira konvektive të shoqëruara me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet do të jenë në formë shtërngate dhe të shpejta.

E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gardë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

E martë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-4m/s.

E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme , kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/m/s.

E enjte- Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjellura me rrufe. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19- 22gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

E premte- Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, si rezultat ikëtyre aktiviteteve meteorologjike..

E trishtë: Vdes në moshë të re mërgimtari

Ka ndërruar jetë në moshë të hershme mërgimtari Fatmir Mehmeti.

Ai tani e disa vite vepronte dhe jetonte në shtetin e Gjermanisë.

Lajmin për vdekjen e tij, e kanë dhënë familjaret përmes rrjetit social “facebook”.

“Me dhimbje te thell njoftojm miqt shokt dashamirt se sot me daten 28.09.2024 papritmas ndrroj jet Vllau jon FATMIR MEHMETI per varrim ju njoftojm me kohe”, thuhet në njoftimin e familjes Mehmeti.

 

E dhimbshme: Ndërron jetë veterani i Arsimit në Llap

Bajrami i reagon Sveçlës për kontratën 15 milionëshe: Ministri nënshkroi, ia dha 5 milionë euro më shumë një kompanie

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se Qeveria nuk po mundet ta fsheh “korrupsionin me tenderët sekret”, duke marrë shkas nga një deklaratë e fundit e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se nuk di detaje për tender 15 milionë euro në dikasterin që ai udhëheq.

Bajrami thotë se MPB-ja negocioi vetë me kompaninë ‘Infosoft Systems’, të cilës ia dha 5 milionë euro më shumë sesa shuma që diskutohej në procedurë të hapur.

“As Rusia as Serbia, e as bombat atomike nuk mjaftojnë për ta fshehur korrupsionin me tenderët sekret të kësaj Qeverie”, shkroi Bajrami në një postim në Facebook. “Vetëm në një tender në Ministrinë e Punëve të Brendshme ndërrimi nga procedura e hapur në atë sekrete i kushtoj buxhetit të shtetit 4 milionë e 693 mijë e 266 Euro”.

“Kjo është historia e tenderit 15 milionësh në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të cilin ministri mbrëmë tha “nuk i di detajet”. Ja detajet ministër”, shkroi ajo, duke përshkruar procedurën që tha se është ndjekur.

Në viti 2017, Bajrami tha se “blerja e licencave të Microsoft-it është bërë me procedurë të hapur, ashtu siç e kërkon Ligji i Prokurimit Publik, kontratë tri vjeçare, në atë kohë tenderin e kishte fituar operatori ekonomik/kompania vendore “Cacttus” që kishte ofruar çmimin me të ulët 9 milionë e 529 mijë e 174 euro”.

“Në vitin 2020 prapë për blerje të licensave të Micosoft-it përmes një procedure të hapur, tenderin e fiton kompania nga Shqipëria ‘Infosoft Systems’, por kësaj radhe jo çmimi me i ulët sepse në garë kanë qenë edhe dy operatorë me çmim më të ulët se operatori fitues ‘Infosoft Systems’, por sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme ata nuk i kishin plotësuar të gjitha kërkesat e tenderit. Pra në vitin 2020 përmes procedurës së hapur ‘Infosoft Systems’ e furnizon Ministrinë e Punëve të Brendshme me licenca të Microsift-it për tri vite me çmim prej 10 milionë e 295 mijës e 243 euro”, shtoi Bajrami.

Në vitin 2023, Bajrami tha se Ministria e drejtuar nga Sveçla nuk shpalli më tender por e zgjodhi vetë një kompani për tenderin 15 milionësh.

“Çka ndodhë në vitin 2023 është se Ministria e Punëve të Brendshme nuk shpallë më tender, duke eliminuar kështu çdo garë mes operatorëve ekonomik dhe kontratën e negocion vetëm me kompaninë ‘Infosoft Systems’, të cilën veçse e kishte brenda nga viti 2020, por tash kjo kontratë për kohën e njëjtë, mallin e njëjtë i kushton buxhetit të Kosovës hiç me pak se 14 milionë e 988 mijë e 509 euro”, shkroi Bajrami.

Ajo tha se kompania e njëjtë fitoi rreth 5 milionë euro më shumë duke negociuar direkt me Ministrinë.

“VËMENDJE: E njëjta kompani me procedurë të hapur 10 milionë e 295 mijë e 243 euro, ndërsa me procedurë të mbyllur/kontratë sekrete 14 milionë e 988 mijë e 509 euro, dmth, dallimi është 4 milionë e 693 mijë e 266 Euro”.

“Ky është korrupsioni që po bëhet me kontrata sekrete. Kjo është arsyeja që LDK është kundër kontratave sekrete”, shkroi Bajrami.

Ajo thotë se Sveçla e ka nënshkruar këtë kontratë dhe se nuk është e vërtetë që ai s’i di detajet e saj.

“Ministri mbrëmë tha se ”nuk i di detajet” e tenderëve, kjo është e pavërtetë sepse ai e ka nënshkruar këtë kontratë, Ligji i Prokurimit Publik ia kërkon ministrit me nënshkru çdo kontratë që është në vlerë mbi 250 mijë euro, ndërsa si arsye për procedurën sekrete që i kushtoj buxhtit gati 5 milionë euro më shumë ai përmendi Rusinë, Serbinë dhe bombat atomike”, shkroi Bajrami.