div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-934 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Arbana Osmani dhe moderatori i njohur prezantues ne “BBVK”?

“Big Brother VIP Kosova” po përgatitet të rikthehet për sezonin e ri, dhe si duket ky edicion do të sjellë disa ndryshime të mëdha.

Zyrtarizimi i parë i rëndësishëm ishte emërimi i Olsa Muhametit si producente e re e programit, një lëvizje që ka zgjuar shumë interes dhe pritshmëri tek ndjekësit e reality-show-t.

Një nga temat më të diskutuara prej muajsh ka qenë edhe roli i moderatorëve për këtë sezon të tretë.

Në dy sezonet e para, programi u prezantua nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, të cilët u bënë fytyrat e njohura të shfaqjes. Megjithatë, së fundmi po qarkullojnë zëra që Arbana Osmani mund të jetë një nga moderatoret e këtij edicioni, duke u bashkuar me Alaudin Hamitin.

Këto spekulime janë nxitur nga disa postime në rrjetet sociale të Arbana Osmanit dhe Alaudin Hamitit, të cilat duket se përforcojnë këtë mundësi.

 

Jo vetëm klubet e natës – Zbulohet edhe një ‘skandal i ri’ nga lojtarët e Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se lojtarë që janë vizituar te mjekët popullorë gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen e Kosovës.

Haxhiu, në një deklarim në RTV Dukagjini tha se disa herë janë shkelur rregullat gjatë grumbullimeve të përfaqësueses.

“Nuk janë këta të vetmit që kanë dal, as nuk është hera e parë që kanë dal. Në qit menaxhim, edhe kur ka ardhur Foda, edhe para lojës ndaj Rumanisë ka pasur lojtarë që kanë dal. Ka lojtarë që prej hotelit kanë dal e kanë shkuar te mjekët popullorë me u shëru tu i pasë mjekët në Federatë. Kjo ka ndodhë gjatë këtij menaxhimi të Federatës”, tha ai.

Pretendimet e Haxhiut, i cili ka shërbyer si nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, i ka hedhur poshtë Faruk Statovci, një analist në emisione sportive dhe ndihmës-trajner i kombëtareve të moshave të Kosovës.

Haradinaj: Serbia do jepte miliarda, Kurti po e bën pa pagesë fare…!

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për largimin e Kosovës nga aleatët ndërkombëtarë.

Në një postim në Facebook, ish-kryeministri shprehu shqetësimin e tij për politikën e jashtme të vendit.

“As armët e blera kineze, as armët e blera ruse, as lufta e madhe hibride serbo-ruse në Kosovë, as strukturat kriminale serbe në territorin e Kosovës nuk e kanë ndihmuar agjendën serbe në Kosovë aq sa e ka ndihmuar Albin Kurti me politikën e tij anti-amerikane dhe kundër aleatëve. Serbia do të jepte miliarda vetëm që ta largonte Kosovën nga mbrojtja amerikane dhe vendet e tjera aleate. Albini e largoi Kosovën pa pagesë fare.
Politika e Kurtit sot në Uashington çdo ditë e më shumë konsiderohet si politikë gati armiqësore, kurse Evropa e udhëhequr nga Gjermania, me atë që tha Sarrazin, po e përjashton Kosovën nga Procesi i Berlinit dhe nga çdo nismë rajonale. Evropa po instalon politikë 6 minus 1 në Ballkanin Perëndimor. Ky minus është Kosova: e përjashtuar nga çdo proces integrues, e sanksionuar dhe me pritje të fuqizimit të sanksioneve dhe masave të tjera izoluese.
Kosova ka një presidente koti që pas katër vitesh qeverisje merr guximin të dalë në televizion dhe për 40 minuta të flasë sa e rëndësishme është SHBA-ja për Kosovën, sikur gjatë këtyre katër viteve ajo të kishte qenë në hënë. Një përpjekje e mjerë për ta hequr përgjegjësinë nga vetja dhe për ta ngarkuar vetëm Kurtin. Gabim, zonja Presidente. Në çdo ndyrësirë të Kurtit, ti je në mes të saj” shkruan Haradinaj në reagim.

Aksident i rëndë: Kamionin se mbajnë frenat, përplaset në oborrin e një shtëpie në Prishtinë

Një kamion i ngarkuar me blloka është përplasur sot në oborrin e një shtëpie në Prishtinë.

Kamioni, i cili kishte destinacion një vendpunishte të një lagjeje të re që po ndërtohet në lagjen “Mati”, lëvizi pa shofer qindra metra për t’u përplasur në oborrin e një shtëpie.

Pamjet tregojnë kamionin e përplasur muret brenda oborrit të një shtëpie.

Këtu mund ta shikoni videon

Abdixhiku kritikon Kurtin për rezultate të dobëta në ekonomi: Kaq dijnë, kaq bëjnë!

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Kosova për herë të parë në historinë e saj do e kaloj deficitin tregtar prej plot 5 miliardë eurove në vit. Sipas tij, ky rezultat është si pasojë e paaftësisë së qeverisë Kurti.

“Kosova ka ngecur me Kurtin!
Kur nuk ke ide se nga shkon, kur nuk ke vizion të qartë mbi rrugën përpara, kur vepron në mjegull ekonomike, secili hap të duket një ecje përpara. Fatkeqësisht, për vendin tonë, hapat ekonomik të katër viteve të fundit janë hapa të mëdhenj prapa!
Jemi pak muaj larg para se Kosova, për herë të parë në gjithë historinë e saj, të kaloj deficitin tregtar prej plot 5 miliardë eurove në vit. Kaq është diferenca mes mallrave që i blejmë dhe atyre që i shesim. 5 miliardë euro blejmë më shumë se sa që shesim – në një vit. Rreth 50-60 miliardë euro për 10 vitet e ardhshme me këtë trend.
Kosova nuk po prodhon.
Kosova nuk po krijon!
Ky është rezultati i ekonomisë së Kurtit!
Paaftësia kushton. Investime nuk ka. Projekte të mëdha nuk ka. Bizneset janë shtypur e varësia në import po thellohet secilin muaj. Qeveria populliste dhe Kurti nuk e kuptojnë ekonominë. Kaq dijnë, kaq bëjnë. Këta për katër vite kanë rritur deficitin tregtar nga 2.8 miliardë euro në plot 5.2 miliardë. Ky dyfishim e vendosë Kosovën si vendin më të varur në importe në Evropë. Me kaq hendek, me kaq dallim, do të na duhen vite për të marrë veten.
Kosova meriton më mirë.
Jemi pak muaj larg ndryshimit të madh. Më 9 shkurt do ta bëjmë këtë ndryshim të madh bashkë” shkruan Abdixhiku në reagim.

Fansi e kap për dore Dafinën në koncert, Kreshniku i kthehet keq me këtë reagim LIVE

I dashuri i Dafina Zeqirit e shfaqë xhelozinë ndaj fansit

Duke qenë një nga këngëtaret më produktive, Dafina Zeqiri shpesh hasë në raste të ndryshme në mbrëmjet ku përformon.

Ylli i këngës, që tashmë është në një lidhje të re, e që së shpejti edhe do të martohet, të dashurin e ka mjaftë protektiv.

I dashur dhe menaxher, ai nuk lejon afrime të tepërta të fansave me yllin e muzikës. Madje, nuk do as prekje dore, shkruan kosovarja.

Kjo video që po qarkullon gjithandej, tregon saktë se për çfarë po flitet…

Këtu mund ta shikoni videon:

Mjekët në QKUK i heqin pacientes gjilpërën nga rrugët e frymëmarrjes

Një 30-vjeçare ka rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, pasi që aksidentalisht kishte aspiruar përpirë një trup të huaj, gjilpërë.

Gjilpëra kishte depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje.

“Me të parë gjendjen e pacientes, ekipi kujdestar i Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, arrihet të hiqej gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, u apelon qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti.

“Nuk m’heqin qafe edhe aq lehtë”, “Kur u bashkuam i bonëm 440 mijë vota” – Kë e paralajmëroi Osmani?

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë dhënë së fundmi, pas plot zhvillimeve në vend dhe ftohjes së raportit të saj me Qeverinë Kurti dhe disa ministra, ish bashkëpartiakë të saj në Guxo, dha një paralajmërim të fortë: “Nuk më heqin qafe edhe aq lehtë.”

Në Kallxo Përnime, presidentja u pyet “A mendon që ke me vazhdu me qenë n’politikë pas postit të presidentes?”

Osmani u përgjigj në mënyrë interesante, duke thënë se “Nuk m’heqin qafe edhe aq lehtë.”

Kujt po i referohej?

Para kësaj pyetjeje, ajo u pyet se a do të hidhërohej nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta kandidonte përsëri për presidente dhe a do të donte të kishte një mandat të dytë.

 

 

Osmani u përgjigj: “Ende nuk e kam vendosë një gjë të tillë, t’them shumë sinqerisht, për shkak se ka shumë faktorë që duhet me u marrë parasysh.”

“Jo, sepse edhe kandidimi nuk ka qenë i Vetëvendosjes herën e kalume, ka qenë i përbashkët, dorën në zemër, sepse kur patëm kandidu ndamas, unë i pata marrë diku 200 mijë vota, diku 225 mijë Vetëvendosja, po kur u bashkuam pastaj, i bonëm 440 mijë vota.”

“Ajo çka po them unë është se ajo ka qenë forcë e përbashkët, rezultat i përbashkët. Rrjedhimisht, edhe ne të dy [Osmani dhe Kurti] kemi qenë në krye të fushatës, kandidat për president dhe për kryeministër, pra e kemi përkrahë njëri-tjetrin, sepse kur po përkthehet “jo, ty t’ka përkrahë Vetëvendosja”. Po kadale, se reciproke ka qenë kjo gjë. Reciproke ka qenë kjo gjë. I kemi bashku forcat dhe besoj se kemi arritë një rezultat t’mirë” – shtoi Osmani.

Kujtojmë se tashmë është bërë edhe publike që Osmani dhe Kurti nuk kanë marrëdhënie të mira mes tyre.

Osmani shpeshherë ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për tema të ndryshme, kryesisht për politikën e jashtme.

Adriana Matoshi transformohet në pamje, nuk do ta njihni!

Aktorja e njohur dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka bërë një transformim të dukshëm në pamjen e saj.

Ajo ka ndryshuar drastikisht ngjyrën e flokëve, duke i lyer ato nga bionde në një nuancë kafe të errët.

Ky ndryshim u njoftua nga vetë Adriana përmes një serie postimesh në Instagram. Ajo gjithashtu ka rritur gjatësinë e flokëve, duke i dhënë një pamje të re dhe të freskët.

Në një video të publikuar në ‘InstaStory’, Adriana e përshkruan këtë ndryshim si “një ndryshim i vogël, por i madh”.

Ndryshimi në ngjyrën e flokëve dhe gjatësisë i jep një pamje krejtësisht të re, duke u distancuar nga stilin e saj të zakonshëm me flokë të shkurtër dhe bionde.

Kthehet në shtëpi e mitura nga Klina që u raportua e zhdukur qe disa javë, thotë se ishte te një shoqe

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje nga Klina, ku një vajzë 16-vjeçare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e mitura është rikthyer në shtëpinë e saj dhe më pas u njoftua Policia.

Sinjali mëson se e njëjta ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin dhe para hetuesve policorë ka bërë me dije ndër të tjera se ka qëndruar te shoqja e saj në Prishtinë dhe nuk është abuzuar nga askush.

Pas ekzaminimeve të kryera nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo keqtrajtimit dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.