div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-935 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Motra më drogoi dhe donte të më shiste”, Mariah Carey bën deklaratën e fortë

Mariah Carey rrëfeu së fundi se nëna dhe motra e saj vdiqën në të njëjtën ditë gjatë fundjavës. Në një deklaratë tronditëse, këngëtarja, 55 vjeçe, njoftoi vdekjen e nënës së saj Patricia, 87, dhe motrës Alison, 63 vjeç.

Mariah i tha revistës People se: ‘Zemra ime është thyer që humba nënën time fundjavën e kaluar. Mjerisht, në një kthesë tragjike, edhe motra ime vdiq në të njëjtën ditë.Ndihem e bekuar që munda të javën e fundit me nënën time para se ajo të vdiste.

E vlerësoj dashurinë, mbështetjen dhe respektin e të gjithëve për privatësinë time gjatë gjithë kësaj kohe kaq tq të vështirë.” Nuk kishte asnjë informacion të mëtejshëm për shkaqet e vdekjes së Patricias dhe Alison.Marrëdhënia e Mariah me nënën dhe motrën e saj ka qenë e diskutuar shumë në media vitet e fundit. E motra kishte luftuar për tre dekada me varësinë nga lëndët narkotike, dhe marrëdhënia mes tyre qe ftohur. E ëma qëndroi me të atin e këngëtares, afrikano-venezuelianin Alfred Roy Carey, derisa ajo ishte tre vjeç.

Babai i Mariah vdiq në moshën 72-vjeçare në vitin 2002.Martesa ndërracore e prindërve të saj nuk u pranua nga të afërmit e nënës së saj, dhe ata më vonë u divorcuan.

Ndërsa Alison përvec abuzimit me drogën, kishte qenë për një kohë të gjatë edhe e pastrehë, ndërsa ishte gjithashtu HIV pozitive. Mariah është shprehur më parë për të motrën se : “Kur isha 12 vjeç, motra ime më drogoi me Valium, më dha kokainë, më shkaktoi djegie të shkallës së tretë dhe u përpoq të më shiste te një tutor”.

Arben Fetahu do ta marrë nesër një tjetër mandat në krye të FBK-së

Arben Fetahu do ta marrë nesër një tjetër mandat në krye të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Kryetari aktual nuk do të ketë kundërkandidat në Kuvendin e Rregullt Zgjedhor të FBK-së, i cili do të mbahet nesër nga ora 17:30 në hotel “Emerald” në Prishtinë, shkruan “Gazeta Express”.

Shtëpia e basketbollit kosovar i ka përmendur edhe pikate rendit të ditës, të cilat do të nisin me zgjedhjen e trupave punues, për të vazhduar me zgjedhjen e Kryesisë së Punës, Komisionit Verifikues dhe Procesmbajtësit.

Më pas do të bëhet aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të Punës të datës 13.03.2024, do të bëhet prezantimi i kandidatit për kryetar të FBK-së, do të votohet kryetari i ri i FBK0së, do të votohen anëtarët e Bordit të FBK-së dhe do të votohen anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të FBK-së.

Publikohet lista e Shqipërisë U-21 për sfidën ndaj Zvicrës

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë më 6 shtator takimin ndaj Zvicrës U-21, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Sllovaki 2025”.

Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin të dielën, teksa trajneri Alban Bushi ka publikuar edhe listën me 23 lojtarët e ftuar për këtë takim.

Dhjetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa 13 të tjerë aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Shqipëria U-21 në kualifikueset e Europianit ndodhet në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e katërt me dhjetë pikë.

Ndeshja Zvicër U-21 – Shqipëri U-21 do të luhet në stadiumin “Stade de la Tuilière”, më 6 shtator në orën 19:30.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 23 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-21:

Zhegrova: Ishte e gjitha një ëndërr, ne jetojmë për natë si kjo

Edon Zhegrova e shijoi mbrëmë suksesin më të madh në karrierë.

Ylli kosovar arriti që me Lillen të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.

25 vjeçari e inspiroi ekipin francez të futet në mesin e skuadrave elitare të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit evropian.

Përfaqësuesi kosovar në fakt e shënoi golin e kualifikimit në Pragë ndaj Slavias vendëse, në ndeshjen e kthimit të “play-offit” të Championsit.

Lille u mposht nga Slavia Praga 1:2 mbrëmë, por shkoi tutje falë fitores me rezultat 2:0, të cilën e kishte regjistruar në shtëpi javën e kaluar.

Edhe në atë takim, “Messi i Kosovës” ishte protagonist me një gol të shënuar.

Pas lojës, Zhegrova ka marrë lëvdata të mëdha për paraqitjen.

Ndërkohë, ai e bëri një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e shprehu gëzimin e tij.

“Ishte e gjitha një ëndërr. Ne jetojmë për kësi net. Ne ia dolëm.”, shkroi futbollisti ofanziv.

Zhegrova, vlera e së cilit në treg është 25 milionë euro, i ka shënuar tre gola në katër ndeshje në kualifikimet e Ligës së Kampionëve në këtë edicion.

Ai është pa dyshim futbollisti më në formë shqiptar i momentit.

Krahas Edonit, në formatin e ri të Championsit do të luajnë edhe dy përfaqësuesit tjerë kosovarë, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi. /Gazeta Express/

Drita e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Drita do ta synojë sonte përmbysjen e madhe në Ligën e Konferencës.

Skuadra kosovare do të futet në fushën e blertë me një deficit prej dy golash nga ndeshja e parë e “Play-Offit” të kësaj gare.

Gjilanasit u mposhtën javën e kaluar nga Legia Varshava me rezultat 0:2, një rezultat ky mjaft i papërshtatshëm, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, të prirë nga tifozët e tyre “Intelektualët”, Bardhekaltrit do ta kërkojnë mrekullinë dhe kualifikimin historik në Conference League.

Drita është skuadra e vetme kosovare e mbetur në garat evropiane, derisa më herët janë eliminuar Ballkani, Llapi e Malisheva.

Nëse e kalon edhe këtë fazë, Drita do ta arrinte suksesin historik që e kishte regjistruar Ballkani në dy sezonet paraprake.

Sonte në mbështetje të ekipit gjilanas pritet të jenë prezentë një numër i konsiderueshëm shikuesish në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja mes Dritës dhe Legias do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:00. /Gazeta Express/

Bajrami drejt Skocisë, mesfushorin e do Glasgow Rangers

Nedim Bajrami pritet të jetë futbollisti më i ri i gjigantëve skocezë të Glasgow Rangers.

Zbritja e Sassuolos në Serinë B ka ndryshuar planet e mesfushorit shqiptar, që ka pasur oferta edhe nga ekipe të tjera italiane, por edhe nga Gjermania.

Menaxherët e futbollistit 25-vjeçar pothuajse e kanë mbyllur marrëveshjen dhe pritet vetëm zyrtarizimi, ndërsa trajneri i Glasgow Rangers, Filip Klement, ka pohuar në mediat lokale se klubi po negocion me mesfushorin kuqezi, transmeton tch.

Në karrierën e tij Bajrami ka luajtur me Sasuolon, Empolin dhe Grasshoper. Ai pritet që të jetë shqiptari i dytë që vesh fanellën e skuadrës skoceze gjatë viteve të fundit, ndërsa në të kaluarën pjesë e këtij klubi ka qenë Eros Grezda.

Ronaldo iu përgjigjet kritikëve dhe i thumbon rivalët

Në një intervistë në kanalin e tij në YouTube me Rio Ferdinand, Cristiano Ronaldo ka folur për objektivin e tij kryesor në karrierë: t’i arrijë 1000 gola.

Ylli portugez foli edhe indirekt për përballjen me Pelé e Romario, duke shpjeguar se si, në rastin e tij, për të dallim me legjendat tjera, ka edhe “prova” përmes videove për golat e tij.

“Së pari dua t’i arrij 900 gola, më pas 1000. Por, me një diferencë: të gjithë golat e mi janë të filmuar, i kam provat”, deklaroi CR7, duke i “thumbuar” Pelen e Romarion, përcjell “Gazeta Express”.

“I respektoj të gjithë, por i kam provat. Nëse dëshiron, mund t’i sjell edhe golat që i kam shënuar në stërvitje, nuk ka problem”, qeshi më pas portugezi.

Kurti kërkon hapjen e arkivave në Serbi

Kryeministri Kurti, në një tryezë diskutimi për personat e zhdukur, ka thënë se strategjia e Serbisë për fshehjen e krimeve po vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarët politikë të Millosheviqit.

“Sivjet janë bërë 25 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë me epilog clirimin e vendit dhe popullit tonë nga Serbia pushtuese. Gjatë viteve 1998-1999 forcat policore dhe ushtarake të Serbisë, të urdhëruara nga shteti i Serbisë, kryen qindra masakra dhe mijëra zhdukje me dhunë mbi shqiptarët e Kosovës në kuadër të projektit gjenocidal për shfarosjen e popullit tonë. ‘Nuk ka kufomë, nuk ka krim’, ishte strategjia e shtetit të Serbisë për fshehjen e krimeve të kryera mbi shqiptarët në Kosovë. Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarët politikë të Millosheviqit në Beograd”.

Ai përmendi marrëveshjen e nënshkruar më 2 maj të vitit 2023 për të zhdukurit, dhe ka shtuar se Serbia nuk po i ndan të dhënat nga arkivat e tyre për gërmimin në lokacionin Gozhle.

Kurti bëri thirrje që të hapen arkivat në Serbi.

“Këtë javë pas shumë përpjekjesh e angazhimesh nga komisioni ynë qeveritar, kanë filluar përgatitjet përgatitjen për gërmime në lokacionin Gozhle mes Novi Pazarit dhe Tutinit në Serbi dhe shpresojmë që kjo nuk është një përpjeke e re e shtetit serb për të evituar nga agjenda e gërmimeve lokacionet e tjera të shenjuara nëpër Serbi. Deri më tani shteti serb nuk ka ndarë të dhëna nga arkivat e tyre për këtë lokacion andaj ne edhe sot e përsërisim kërkesën tonë për hapjen e arkivave në Serbi. Në bazë të marrëveshjes sonë në Bruksel më 2 maj të vitit 2023, tashmë kemi dërguar disa kërkesa zyrtare për hapjen e arkivës të Brigadës 37 të motorizuar të ushtrisë jugosllave përgjegjëse për shumë masakra në Kosovë e sidomos në rajonin e Drenicës”.

Kurti tha se 1 mijë e 585 persona janë zhdukur gjatë luftës.

“Kemi nevojë për drejtësi që ekzekutorët e urdhërdhënësit të vendosen prapa grilave. Kemi nevojë edhe për mbështetja ndërkombëtare por edhe për mobilizimi kombëtar. Kriminelët e luftës duhet të përballen me drejtësi sepse këto krime sikurse që nuk vjetrohen, as nuk falen”.

“Qeveria është e përkushtuar në trajtimin e çdo informate që kontribuon në zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur. Sipas të dhënave të komisionit tonë qeveritar janë rreth 13 lokacione brenda territorit të Kosovës të adresuara në kuptim të gërmimit vlerësues”, tha ai.

Rritja e pagës minimale, Rukiqi: Vendim i vonshëm, e gjitha për përfitime elektorale

Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, e ka publikuar një tabelë me çmimet esenciale dhe pagën minimale të vitit 2021 dhe atë vitit 2024, e cila është rritur nga qeveria dje në një vendim.

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se vendimi i ekzekutivit për pagën minimale është i vonshëm.

“Këto të dhëna janë treguesi më i saktë, për efektin real të vendimeve të Qeverisë në raport me pagën minimale, të cilat po kthehen në vendime pa efekt për mirëqenien e qytetarëve, pasi që janë të vonshme dhe bëhen shkel e shko, puro për përfitime elektorale të partisë në pushtet”, ka thënë Rukiqi.

Më poshtë e keni listën që e ka publikuar Rukiqi: