div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-940 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Moderatori Muçaj tregon live situatën e tij në 25 vjetorin e RTK’së – shpreson ta vazhdojë punën

Një situatë e rrallë është shënuar në 25-vjetorin e themelimit të RTK-së. Folësi i lajmeve, Mustafë Muçaj, ka shprehur dëshirën për vazhdimin e punës, por atij në RTK i është thënë se nuk ka buxhet për ta paguar, kësisoj Muçaj që punon që nga themelimi aty situatën e ka treguar drejtpërdrejtë në TV.

Para përmbylljes së paraqitjes ku ishte i ftuar për 25 vjetorin e RTK-së Muçaj shpjegoi rastin e tij duke thënë se po trajtohet si “tepricë teknologjike”.

“Në situatën buxhetore të RTK-së, si të them – jo viktimë, por një tepricë teknologjike karshi mosmundësisë së televizionit për të paguar punën time si spiker i lajmeve, ju falënderoj shumë. Shpresoj që Radio Televizioni të konsolidohet dhe të vazhdojë punën në këtë 25 vjetor, gjitha të mirat televizionit, të gjitha të mirat Kosovës”, tha Muçaj drejtpërdrejt në RTK

“Godet” ish-konkurrentja e Për’puthen: Quhet ngacmim të jesh me Golf, por jo me Porsche

Alba Pollozhani, ish-konkurrente e “Për’puthen”, diskutoi ngacmimet seksuale në një intervistë në “Live From Tirana”.

Ajo theksoi se ngacmimi seksual ndodh kur një person vazhdon të ngacmojë kundër vullnetit të tjetrit.
Pollozhani shpjegoi se për të, nëse ndodhin ngacmime, është e rëndësishme si reagon individi dhe se një veprim i tillë është i papranueshëm kur është i padëshiruar.

Ajo deklaroi se personalisht nuk ka përjetuar ngacmime në ambientin e punës, falë pozitave të saj të larta dhe natyrës së bizneseve familjare ku ka punuar.

Kur u pyet nëse ka ngacmuar dikë, Pollozhani tha se nuk ka ndodhur ndonjëherë për arsye se gjithmonë ka pritur që meshkujt ta ngacmonin të parët.

Ajo theksoi se ngacmimi seksual ndonjëherë varet nga perceptimi i personit që e përjeton dhe se ndjenja e tij ndryshon në varësi të statusit ekonomik të personit që ngacmon.

“Dua të them edhe një gjë tjetër, shumë ka të bëjë te pjesa a e llogarit ngacmim seksual të padëshirueshëm apo e llogarit ngacmim të dëshirueshëm, varet nga personi që ke përballë. Shembull, në rast se një femre, tani si ka ardhur koha, i kalon dikush me Golf 5 përpara dhe po i jep një ngacmim, ajo e llogarit direkt ngacmim seksual dhe nuk do t’i hidhte as sytë. Por në rast se i njëjti person do t’i kalonte me Porsche, atëherë ajo mund të hapë vetë dyert për të hyrë. Nuk do llogaritej aspak ngacmim seksual.

Dua të dal në përfundimin se i njëjti person në rast se do ishte në kushte shumë të dobëta ekonomike, nuk do ia hidhte sytë dhe do thoshte “ja ky perversi”. Por në rast se ky person do të ishte me një makinë të shtrenjtë, do thoshte “ua sa i mirë, shpirti, zemra” dhe do hynte në makinë”,

Më tej ajo theksoi se problemi fillon që nga edukimi në familje dhe shkollë dhe përfundon në sistemin e shtetit, i cili duhet të ketë kontrolle dhe sanksione për të parandaluar këtë fenomen.

Prindi 1, Prindi 2, Valon Syla: Ky osht budallak, këtyne Kushtetuta s’ja u len katër gra

Analisti Valon Syla është duke debatuar sonte në Pressing në T7, ku përmendi edhe dokumentin e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë që shkaktoi reagime të shumta, në të cilin u përmenden termet “prindi 1” dhe “prindi 2”.

“Kjo prindi 1 dhe prindi 2, është një budallak i stafit aty që më së miri e verifikon që shkolla ka kërku falje se e ka pa që ka bo lëshim. Shkolla ka marrë veprim ekstrem”, tha Syla në Pressing, transmeton Express.

“Kanë problem me adaptim, kanë rregulla të martesës, këtyre Kushtetua jau ka shkelë martesën se poligamia i ka 4 gra me Kushtetutë s’të len. Po janë kap këtu që koka prish familja, edhe në shkollë kur thojnë me shami, ajo vajza islamike as në shkollë me shami s’ka qa lyp me meshkuj me një klasë, as ajo nuk lejohet”, u shpreh Syla tutje.

“Këto debate tek ne përdoren për vjelje notash. Ky debat në shkollën Elena Gjika i ka nxitë grupet ekstreme…”, tha Syla.

Rusia reagon pas vendimit të Parlamentit Europian: Jemi gati…

Rusia është gati të shkojë drejt një vendimi ekstrem nëse raketat perëndimore godasin në brendësi të territorit rus. Këtë fakt e ka bërë të ditur kryetari i Dumës ruse. Ligjvënësi i lartë rus tha se sulmet e Ukrainës ndaj Rusisë me raketa perëndimore do të çonin në luftë globale me përdorimin e armëve bërthamore dhe se përgjigja e Moskës do të ishte e ashpër me armë më të fuqishme.

Vyacheslav Volodin, kryetari i Dumës së Rusisë, nënvizoi edhe votimin e Parlamentit Europian duke theksuar se nëse Perëndimi jep leje për sulme të tilla thellë në territorin rus, atëherë kjo do të çonte në një “luftë globale me përdorimin e armëve bërthamore”, shkruan A2.

Sakaq, Putin ka premtuar prodhimin e një numri të madh dronësh për vitet e ardhshme. Në vitin 2023, 140 mijë dronë të llojeve të ndryshme iu dorëzuan forcave të armatosura ruse dhe vitin e ardhshëm prodhimi i këtyre armëve pritet të rritet “dukshëm, me gati 10 herë”. Kështu ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin. Shumica e këtij prodhimi, shtoi udhëheqësi rus, do të dërgohet në trupat në front.

Lufta e Ukrainës ka shkaktuar konfrontimin më të madh midis Rusisë dhe Perëndimit që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962, e cila konsiderohet të jetë koha kur dy superfuqitë e Luftës së Ftohtë iu afruan më shumë luftës bërthamore të qëllimshme.

Lekaj i bindur që qeveria e ardhshme do të jetë e opozitës

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ndër të tjera ka folur për zgjedhjet.

Ai është shprehur se mendon që opozita do të dalë triumfuese ndaj pozitës.

I pyetur se nëse qeveria e ardhshme do të jetë e opozitës, ai është shprehur se është shprehur i bindur që një gjë e tillë do të ndodh.

“Jam mëse i bindur”, është shprehur deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Nuk di a i ka hek pampersat”: Gjergj Dedaj i ashpër me deputetin e VV-së

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka pasur përgjigje brutale ndaj deputetit të VV-së, Enver Haliti.

Haliti teksa kishte komentuar disa deklarata të Gjergj Dedajt se VV-ja nuk duhet ta kalojë pragun në zgjedhje, kishte thënë se “Dedaj nuk ka qenë normal”.

E Dedaj në RTV Dukagjini pati një përgjigje brutale, por edhe banale për Enver Halitin.

“A jam normal a nuk jam, e dimë çfarë deputetësh. Ka deptuetë që karriga e drurit me protestu kur të ulen në të. Nuk du me përmend me emër. Ky ma së pari, me kanë që ndjeki njerëz në gjyqe, i bëj kallëzim penal, ky është i vockël, nuk di a i ka hek pampersat për me thanë një gjë të tillë”, tha ai.

Shpërthen një bombolë gazi në një shtëpi, lëndohen 2 persona

Një bombol gazi ka shpërthyer në një shtëpi në Mitrovicë, ku si pasojë dy persona janë lënduar.

Ketë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avi Zahiti.

Zahiti bëri të ditur se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

“Sot,rreth orës 15:40, është raportuar se në rrugën ‘ Xhemail Haxha” në Mitrovicë, në një shtëpi ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombolë gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë lënduar dy persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes” ka thënë Avni Zahiti.

“S’di sa qava!”, vdekja e papritur që e bëri me lot në sy Arbana Osmanin

Arbana Osmani është shfaqur e prekur nga dedikimi rrëqethës i Edlira Çepanit, për bashkëshortin e saj Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në një moshë të re, 44-vjeçare.

Ikja e tij ishte e papritur dhe marrë shkas nga kjo, moderatorja Arbana Osmani ka gjetur mundësinë për të përcjellë një mesazh për të gjithë:“Nuk di sa qava me mesazhin e Edlirës për Gertin.

Nuk e kam njohur Gertin personalisht por më erdhi shumë keq kur mësova lajmin paradite.

Nuk kemi kohë.

Tregojini atyre që doni, sa shumë i doni! Çdo ditë!”

Shiko foton:

 

PE miraton rezolutën: Lejojeni Ukrainën të godasë brenda territorit rus

Parlamenti Europian ka miratuar me 377 vota pro, 191 kundër dhe 51 abstenime, rezolutën e cila kërkon që vendet e Bashkimit Europian të heqin të gjitha kufizimet në mënyrë që Ukraina të përdorë armët perëndimore kundër objektivave brenda territorit rus.

Parlamenti nënvizon faktin se dërgesat e pamjaftueshme të municioneve dhe kufizimet në përdorimin e tyre rrezikojnë të kompensojnë ndikimin e përpjekjeve të bëra deri më sot dhe shpreh keqardhjen për rënien e vëllimit të ndihmës ushtarake dypalëshe për Ukrainën nga vendet e BE-së.

Eurodeputetët përsërisin thirrjen e tyre për shtetet anëtare që të përmbushin angazhimin e tyre të marsit 2023 për të dorëzuar një milion fishekë në Ukrainë dhe për të përshpejtuar dërgimin e armëve, sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe municioneve, duke përfshirë raketat TAURUS. Ata gjithashtu ritheksojnë qëndrimin e tyre se të gjitha vendet e BE-së dhe aleatët e NATO-s duhet kolektivisht dhe individualisht të angazhohen për mbështetje ushtarake vjetore për Ukrainën në mënyrë ushtarake prej jo më pak se 0.25% të PBB-së së tyre.

Rezoluta u bën thirrje vendeve anëtare të BE-së që të ruajnë dhe zgjerojnë politikën e sanksioneve të Këshillit kundër Rusisë, Bjellorusisë dhe vendeve dhe subjekteve jashtë BE-së që i ofrojnë Rusisë teknologji ushtarake dhe me përdorim të dyfishtë. Eurodeputetët dënojnë transferimin e fundit të raketave balistike nga Irani në Rusi dhe bëjnë thirrje për sanksione të forta kundër Teheranit dhe Koresë së Veriut për përfshirjen e tyre në mbështetjen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Ata gjithashtu duan të shohin më shumë individë dhe entitete kineze të shtohen në listën e sanksioneve të BE-së, si dhe masa më të ashpra për të trajtuar sistematikisht çështjen e anashkalimit të sanksioneve nga kompanitë me bazë në BE, palët e treta dhe vendet jo-BE.

Shkëndije Mujaj lutet për Feron: Allahu të shpërbleftë me durim!

Ish-reperi, Feronit Shabani i njohur si Fero, ditë më parë njoftoi ndjekësit e tij në rrjetet sociale se është në depresion, i thyer emocionalisht dhe ka një shqetësim të madh.

E gjithë gjendja e tij duket se ishte e lidhur me ish-gruan e tij, Arbenita Ismajlin dhe vajzën e përbashkët, Nina.

Ai po pretendon se vajza e tij është dërguar jashtë shtetit pa lejen e tij. Tutje, sipas tij, organet kompetente po i bëjnë padrejtësi sa i përket vajzës duke mos specifikuar me konkretisht se për çfarë padrejtësishë bëhet fjalë.

Ish këngëtarja Shkëndije Mujaj në një postim të tij komentoi diçka.

Ajo u lut për të duke thënë: Allahu të shpërbleftë me durim.