div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-961 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ura e Ibrit, ndryshon qëndrim edhe NATO

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, në vizitën e tij të fundit më 6 shtator në Prishtinë solli me vete edhe lajmin e ri që çështja e Urës së Ibrit nuk do të diskutohet në dialogun e Brukselit mes Kosovës e Serbisë. Nuk e tha drejtpërdrejt, megjithatë diskursi i tij ishte i ndryshëm nga herët e kaluara kur foli se me kënd duhet të diskutojë Kosova për këtë urë. Ky ndryshim u reflektua edhe te NATO.

“Hapja e saj [Urës së Ibrit] duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës”.

Kështu tha Lajçak në deklarimin e tij për mediat në Prishtinë pas një takimi që pati me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, me të cilin ka folur kryesisht për temat që do të diskutojnë në takimin e radhës të nivelit të kryenegociatorëve në Bruksel.

Lajçak këtu s’e përfshiu Serbinë si palë me të cilën duhet të flitet për një urë të Kosovës. Në këtë ka insistuar edhe Kosova së fundi, e cila e konsideron të përfunduar këtë çështje në marrëveshjet e kaluara në Bruksel.

“Ne po ashtu diskutuam për Urën e Mitrovicës dhe hapjen e saj për qarkullim të automjeteve. Besoj se qëndrimi i BE-së është i njohur, por do ta përsëris: ura duhet të hapet, por hapja e saj duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës dhe ne diskutuam për detajet e kësaj”, tha Lajçak.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që ka një prani fikse mbi urën simbolike që ndan veriun e shumicës serbe me jugun e shumicës shqiptare, në përpjekjet e para të Qeverisë për hapjen e urës për qarkullim të automjeteve ishte shprehur se kjo çështje duhet të dakordohet në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë në maj të këtij viti KFOR pati bërë thirrje që çdo vendim lidhur me urën kryesore mbi lumin Ibër të merret në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Misioni i NATO-s vazhdon të angazhohet për dialog mbi këtë çështje thotë se Kosova duhet të dialogojë me komunitetin ndërkombëtar pa e përmendur dialogun e Brukselit.

“Për çështjen e hapjes së mundshme të urës së lumit Ibër në Mitrovicë për automjete, qëndrimi ynë ka qenë transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim në kohë dhe efektiv me komunitetin ndërkombëtar. Në ndërkohë, KFOR-i do të mbajë prezencën e tij fikse në urë dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth”, thuhet në përgjigjen e KFOR për Express.

Sidoqoftë, KFOR në vazhdimësi ka përkrahur zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut në Bruksel. Këtë e kishte theksuar edhe Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, Thomas Goffus, i cili në fund të gushtit qëndroi në Kosovë dhe u takua me kryeministrin Kurti.

Ai në Prishtinë tha se paqja e qëndrueshme nuk arrihet përmes shtimit të trupave të KFOR-it, por se dy shtetet fqinje duhet të angazhohen më shumë në dialog.

 

 

“Gjatë vitit të kaluar, ne kemi rritur numrin e trupave në Kosovë, për të adresuar, për fat të keq, një mjedis më sfidues të sigurisë dhe tensione të përsëritura. Kjo tregon, edhe një herë, përkushtimin e palëkundur politik të aleatëve dhe partnerëve të NATO-s për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor. Edhe pse fatkeqësisht është e nevojshme për momentin, më shumë trupa nuk janë zgjidhja për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Kosovë. Zgjidhja është politike. Është thelbësore që si Prishtina ashtu edhe Beogradi të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet në pritje. Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese pa vonesë”, kishte thënë ai.

Goffus kishte thënë se është “jetike që të kemi një koordinim në kohë dhe efektiv me NATO-n dhe komunitetin ndërkombëtar” dhe ai tha se kjo vlen për një mori çështjesh, duke përfshirë Urën e Ibrit.

Ditë më parë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kishte thënë se ideja për ta dialoguar në një tavolinë me Serbinë një urë brenda territorit të Kosovës është hequr. Ajo madje mori meritat për këtë ‘betejë’ të fituar të Kosovës.

“Tash më nuk ka insistim që kjo çështje të shkojë në dialog me Serbinë për shkak të insistimit tim të vazhdueshëm edhe me BE-në edhe me NATO-n edhe me shtetet veç e veç që të bëhet dëm i jashtëzakonshëm nëse kjo dialogohet me Serbinë. Serbia s’ka çka pyetet për këtë punë, por me aleatët tonë, unë nuk e kuptoj pse gjithë ky mllef nga të qenit bashkë rreth një tavoline. Po a s’po kërkojmë ne pikërisht që të bashkohemi në këto tavolina euroatlantike?”, tha Osmani në një intervistë për Kallxo.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pas takimit që mbajti me Lajçakun, në një deklaratë që e lëshoi Zyra e Kryeministrit, tha se kishte theksuar qëndrimin e Kosovës se hapja e urës kryesore të Mitrovicës mbi Ibër është çështje e trajtuar dhe dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese dhe konkluzioneve të vet raportit të Komisionit Evropian të vitit 2020, që vlerëson se punimet në urë kanë përfunduar dhe ajo duhet të hapet pa vonesa dhe pa pengesa të mëtejme.

Kjo sigurisht që i ka penguar Beogradit zyrtar. Qëndrimin e tij e kishte bërë të ditur kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, që ishte ankuar në Lajçakun për ndërrim të pozicionit.

“Çfarë ka ndryshuar në pozicionin e Miroslav Lajçak për urën që nga gushti? BE-ja tha se hapja e urës mund të zgjidhet vetëm me dialog, gjë që tregohet nga ‘tweet’ i Lajçakut. Sot dëgjojmë prej tij se kjo çështje varet vetëm nga marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar. Lajçak po e zhvendos marrëveshjen e urës nga dialogu dhe vetëm deri dje këtë çështje e kishte shpallë si temë kryesore të diskutimeve në Bruksel. Pse?”.

Për kohën se kur mund të hapet ura kanë folur së fundi edhe presidentja edhe kryeministri.

Kurti në një vizitë të tij në veri para tri ditëve është deklaruar se Qeveria e Kosovës është gatshme për hapje dhe se vetëm po pret QUINT-in dhe KFOR-in.

“Po vazhdojnë konsultimet dhe koordinimet. Jemi të gatshëm ta bëjmë hapjen dhe po e presim vetëm, QUINT-in dhe KFOR-in”.

Ndërkaq, Osmani kishte thënë se beson që edhe në 2024-ën mund të ndodhë hapja e urës dhe tha se “nuk ka kërkesë që ta mbajmë urën të mbyllur gjithmonë, por ka kërkesë që momentin ta dakordojmë”.

Politikani serb e quan humbës Vuçiqin pas konferencës së djeshme me “masat” për Kosovën

Politikani serb, Dragan Sormaz, i cili deri në vitin 2023 ka qenë pjesë e partisë së Aleksander Vuçiqit, e ka kritikuar këtë të fundit pas konferencës së mbajtur dje lidhur me Kosovën, shkruan Express.

Sormaz e ka quajtur presidentin serb si një humbës, duke thënë se fillimisht i ka shtyrë serbët t’i bojkotojnë institucionet dhe tashmë po kërkon kthimin e gjyqtarëve, prokurorëve e policëve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Sormaz gjithashtu ka shkruar se Vuçiq po kërkon edhe mbajtje të zgjedhjeve lokale sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

Postimi këtu

Alba ‘trazon’ rrjetin, mahnit me pozat provukuese pranë detit

Alba Vukaj, ish-banorja e shumëpërfolur e “Big Brother VIP Kosova”, vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura dhe aktive në rrjetet sociale, duke ndarë momente të shumta nga jeta e saj me fansat e saj besnikë.

E njohur për stilin dhe elegancën e saj të veçantë, Alba ka tërhequr sërish vëmendjen me postimin e saj më të fundit në Instagram, ku ka ndarë disa fotografi që kanë ndezur rrjetin.

Në këto fotografi, Alba shfaqet e veshur me një fustan të zi të ngushtë, që nxjerr në pah format e saj trupore mahnitëse, ndërsa pozon me një sfond të mrekullueshëm detar.

Pamja nga deti, kombinimi i ngjyrës së errët të fustanit me dritën natyrale dhe pozat joshëse kanë bërë që kjo paraqitje të përflitet dhe të komentohet gjerësisht nga ndjekësit e saj.

Shumë prej tyre kanë reaguar menjëherë, duke lavdëruar stilin e Albës dhe mënyrën se si ajo arrin të ruajë gjithmonë një pamje kaq elegante dhe joshëse.

Shiko fotot:

Largohet tabela e re në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe

Tabelat që u vendosën mbrëmë në kufirin me Kosovën, në Bllacë, në të cilat nuk figuronte gjuha shqipe, sot nuk janë më aty. Të njëjtat gjatë natës janë larguar.

Tani në hyrje të kufirit qëndron tabela e vjetër Republika e Maqedonisë së Veriut, e shkruar në gjuhën maqedonase, shqipe dhe në atë angleze.

Gjatë ditës pritet të jepen informata se kush e ka vendosur tabelën e re dhe se kush e ka larguar të njëjtën gjatë natës./rtk

Tërheqja 30% e Trustit, Bekim Haxhiu tregon detajet e fundit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se ka kërkesa nga qytetarët për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Sipas tij, kjo po kërkohet për nevoja shëndetësore dhe sociale.

Ai shpreson që kësaj radhe nuk do të dështojë kjo nismë.

“Ka kërkesa të vazhdueshme të qytetarëve të cilët insistojnë se duhet të riprocedohet kërkesa për tërheqjen e 30% të Trustit dhe mundësia e tërheqjes së Trustit për nevoja shëndetësore dhe sociale.

Duhet të bisedojmë me deputetët e Kuvendit që iniciativa e tretë të mos dështojë dhe po shpresojmë që do të ndodhë kështu”, deklaron Haxhiu.

Leonora Jakupi befason me ndryshimin e madh në pamje, që po habit fansat

Leonora Jakupi, një nga ikonat më të dashura dhe të respektuara të muzikës shqiptare, ka bërë një ndryshim të guximshëm në pamjen e saj, duke i habitur ndjekësit dhe fansat me një transformim tërësor.

E njohur për stilin e saj të qetë dhe klasik, Leonora ka preferuar gjithmonë të mbajë një paraqitje të qëndrueshme ndër vite, duke u karakterizuar nga eleganca dhe thjeshtësia. Por, duket se këtë herë ajo ka vendosur të bëjë një hap të madh në drejtim të eksperimentimit me pamjen e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet me flokë të shkurtër dhe të zbardhura.

Ky ndryshim drastik ka marrë menjëherë gjithë vëmendjen e publikut, duke shkaktuar një valë komentesh dhe reagimesh pozitive.

Transformimi i Leonorës është parë si një lëvizje e freskët dhe moderne, që e bën atë të duket edhe më rinore dhe e sigurt në stilin e saj.

Ndryshimi në flokët e saj, nga ngjyrat më natyrale që ka mbajtur për vite, drejt një hije më të bardhë dhe më të shkurtuar, është pritur me shumë kuriozitet dhe admirimi nga fansat e saj. Pamja e re ka sjellë një energji të re për këngëtaren, duke i dhënë një dimension tjetër stilit të saj personal, që ka qenë gjithmonë sinonim i klasit dhe sofistikimit.

Shiko foton:

Meriton Mjekiqi përfshihet në një aksident të rëndë me makinë, dërgohet me urgjencë në spital

Moderatori Meriton Mjekiqi ka pësuar aksident të rëndë një natë më parë, gjatë kthimit për në Kosovë dhe gjendja shëndetësore duket të jetë ende e rëndë.

Sipas “PopArt”, ish-banori i Big Brother, teksa ka qenë duke u kthyer në Kosovë pas një qëndrimi në Shqipëri, është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, gjithçka ka ndodhur në një shpejtësi të menjëhershme. Gazetari ishte duke udhëtuar në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, kur papritur njëra nga gomat e makinës ka shpërthyer. Pasi ka humbur kontrollin e mjetit, Meritoni ka dalë nga rruga duke rënë në një fushë të hapur.

Për shkak të orës së vonë të aksidentit, Meritoni ka mbetur i bllokuar brenda makinës për pothuaj një orë.

Pas ardhjes së ekipeve të shpëtimit, gazetari është dërguar menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Bie çmimi i druve, ky është çmimi i metrit

Konsumi i energjisë elektrike është rritur gjatë muajve të verës krahasuar me vitet e kaluara. Ndërsa, ngritje e konsumit pritet edhe gjatë dimrit. Kjo pasi thuhet se një numër i madh i qytetarëve të cilët më parë kanë përdorur drutë për t’u ngrohur, tani po ngrohen me kondicionerë dhe pajisje të tjera. Pavarësisht rritjes së konsumit, nuk pritet krizë energjetike gjatë dimrit.

Deri këtë vit, Beqir Igrishta është ngrohur me dru. Megjithatë, sivjet ai po mendon të blejë kondicioner apo pajisje tjera për t’u ngrohur me energji elektrike.

“Me pelet ngrohemi, por mendoj me bë me rrymë, sepse edhe peleti po shtrenjtohet për çdo vjet”, tha ai.

Edhe ata që janë ngrohur me dru por edhe me pajisje te tjera, po ankohen se faturat e energjisë po u vijnë shtrenjtë.

Mirëpo për dallim nga vitet e tjera, interesimi për të blerë dru ka rënë.

Gjatë vitit të kaluar çmimi i një metri dru sillej nga 60-65 euro. Ndërsa, gjatë këtij viti çmimi i tyre është 50-55 euro. Shitësit thonë se interesimi për të blerë dru sivjet ka rënë.

Me përdorimin e kondicionerëve, është rritur edhe konsumi i energjisë elektrike.

Nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike thonë se krahasuar me tri vitet e fundit, sivjet konsumi ka qenë më i madh.

“Normalisht që përdorimi i koncidonierëve e ka bërë të veten dhe ka pasur edhe rritje të konsumit. Ndërkohë, në këtë periudhë, pra prej 1 deri 11 shtator, konsumi mesatar ditor ka arritur mbi 12 mijë megavat orë. Për këtë periudhë kemi importuar mbi 3.5 milionë euro”, tha Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO-s.

Nga kjo kompani kanë thënë se janë të përgatitur në rast se vendi përballet me ndonjë krizë energjetike.

Ministria e Ekonomisë të enjten ka hapur thirrjen përmes së cilës rreth 10 mijë familje do të subvencionohen për blerjen e pajisjeve efiçiente për ngrohje. /RTK

Shi dhe borë, ky është moti për ditët e ardhshme

Rënie e ndjeshme e temperaturave e rrebeshe shiu priten gjatë kësaj fundjave, sipas “Mendimi për Motin”.

Në vise më të larta malore të dielën reshjet e shiut do të përzihen apo shndërrohen në borë.

“Ditën e diel më shumë vransira përfshinë vendi, e ndërkohë që parqiten kohëpaskohe të reshura shiu, herë herë me intenzitet mesatarë.  Temperaturat zbresin në 13C e 14C.  Me rënie të temperaturave deri në mbrëmje, në vise më të larta malore reshjet e shiu përzien apo shndërrohen në borë. Nga dita e hënë do të vazhdoj të mbajë mot i ndryshueshëm, sa me vransira, intervale me diell, si dhe me rrebeshe të dobëta shiu kohëpaskohe.  Temperaturat maksimale gradualisht në rritje deri në 19C, të martën.  Minimalet zbresin deri në 7C.”, thuhet në njoftim.

Mot i paqëndrueshëm do të ketë edhe gjatë javës së ardshme, me të reshura shiu që paraqiten kohëpaskohe, sidomos në pjesën e dytë të javës.

Temperaturat do të jenë nën vlera normale, prej 16C deri 20C.

“ Të reshurat duken të mundshme përgjatë fundjavës vijuese, e temperaturat maksimale shënojnë një rritje graduale deri në 22C e 23C.  Në javën e fundit të shtatorit, priten mundësi për më shumë intervale me diell, por mbesin ende kushte për zhvillime të reshjeve të shiut, e temperaturat luhaten rreth vlerave normale deri në 22C e 23C.”