div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-962 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Bie çmimi i druve, ky është çmimi i metrit

Konsumi i energjisë elektrike është rritur gjatë muajve të verës krahasuar me vitet e kaluara. Ndërsa, ngritje e konsumit pritet edhe gjatë dimrit. Kjo pasi thuhet se një numër i madh i qytetarëve të cilët më parë kanë përdorur drutë për t’u ngrohur, tani po ngrohen me kondicionerë dhe pajisje të tjera. Pavarësisht rritjes së konsumit, nuk pritet krizë energjetike gjatë dimrit.

Deri këtë vit, Beqir Igrishta është ngrohur me dru. Megjithatë, sivjet ai po mendon të blejë kondicioner apo pajisje tjera për t’u ngrohur me energji elektrike.

“Me pelet ngrohemi, por mendoj me bë me rrymë, sepse edhe peleti po shtrenjtohet për çdo vjet”, tha ai.

Edhe ata që janë ngrohur me dru por edhe me pajisje te tjera, po ankohen se faturat e energjisë po u vijnë shtrenjtë.

Mirëpo për dallim nga vitet e tjera, interesimi për të blerë dru ka rënë.

Gjatë vitit të kaluar çmimi i një metri dru sillej nga 60-65 euro. Ndërsa, gjatë këtij viti çmimi i tyre është 50-55 euro. Shitësit thonë se interesimi për të blerë dru sivjet ka rënë.

Me përdorimin e kondicionerëve, është rritur edhe konsumi i energjisë elektrike.

Nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike thonë se krahasuar me tri vitet e fundit, sivjet konsumi ka qenë më i madh.

“Normalisht që përdorimi i koncidonierëve e ka bërë të veten dhe ka pasur edhe rritje të konsumit. Ndërkohë, në këtë periudhë, pra prej 1 deri 11 shtator, konsumi mesatar ditor ka arritur mbi 12 mijë megavat orë. Për këtë periudhë kemi importuar mbi 3.5 milionë euro”, tha Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO-s.

Nga kjo kompani kanë thënë se janë të përgatitur në rast se vendi përballet me ndonjë krizë energjetike.

Ministria e Ekonomisë të enjten ka hapur thirrjen përmes së cilës rreth 10 mijë familje do të subvencionohen për blerjen e pajisjeve efiçiente për ngrohje. /RTK

Shi dhe borë, ky është moti për ditët e ardhshme

Rënie e ndjeshme e temperaturave e rrebeshe shiu priten gjatë kësaj fundjave, sipas “Mendimi për Motin”.

Në vise më të larta malore të dielën reshjet e shiut do të përzihen apo shndërrohen në borë.

“Ditën e diel më shumë vransira përfshinë vendi, e ndërkohë që parqiten kohëpaskohe të reshura shiu, herë herë me intenzitet mesatarë.  Temperaturat zbresin në 13C e 14C.  Me rënie të temperaturave deri në mbrëmje, në vise më të larta malore reshjet e shiu përzien apo shndërrohen në borë. Nga dita e hënë do të vazhdoj të mbajë mot i ndryshueshëm, sa me vransira, intervale me diell, si dhe me rrebeshe të dobëta shiu kohëpaskohe.  Temperaturat maksimale gradualisht në rritje deri në 19C, të martën.  Minimalet zbresin deri në 7C.”, thuhet në njoftim.

Mot i paqëndrueshëm do të ketë edhe gjatë javës së ardshme, me të reshura shiu që paraqiten kohëpaskohe, sidomos në pjesën e dytë të javës.

Temperaturat do të jenë nën vlera normale, prej 16C deri 20C.

“ Të reshurat duken të mundshme përgjatë fundjavës vijuese, e temperaturat maksimale shënojnë një rritje graduale deri në 22C e 23C.  Në javën e fundit të shtatorit, priten mundësi për më shumë intervale me diell, por mbesin ende kushte për zhvillime të reshjeve të shiut, e temperaturat luhaten rreth vlerave normale deri në 22C e 23C.”

Kongresisti amerikan i reagon Vuçiqit: Kosova nuk kthehet mbrapa, je në anën e gabuar të historisë

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar ndaj fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ky i fundit shpalosi disa kërkesa për Kosovën.

Ai përmes një postimi në platformën “X” (ish-Twitter), ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për Kosovën, duke theksuar se Vuçiq është “në anën e gabuar të historisë”.

Torres ka kritikuar kërkesat e Vuçiqit për Kosovën, të cilat përfshijnë kthimin në një status ku Kosova do të hiqte dorë nga sovraniteti i saj.

Sipas Torres, një kthim i tillë nuk do të ndodhë kurrë, pasi Kosova është dhe do të mbetet shtet i pavarur, me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në “status quo ante”. Nuk do të ketë një rikthim të tillë. Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet i tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksander Vuçiq është në anën e gabuar të historisë”, ka shtuar Torrres në X.

“Policia e Kosovës është sanksionuar nga SHBA-ja

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se policia veçse është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qalaj u shpreh se këtë e thotë për faktin që sipas tij, nuk është duke marr më pjesë në trajnime të FBI-së dhe PK-së i janë ndalur edhe trajnimet në Gjermani.

“As një parti politike, as kush, as një politikan, pavarësisht a është i pozitës apo i opozitës nuk duhet të ketë tendenca të përzierjes në punët operacionale të policisë. Mund të them që PK-ja veç është sanksionuar nga ShBA-ja me qenë se ka vite që askush më nuk shkon në trajnime në FBI”.

“Me sa kam informata janë ndalur edhe trajnimet në Gjermani e kështu me radhë, prandaj këto janë masat që janë duke u marr fatkeqësisht ndaj Policisë së Kosovës”, ka thënë Qalaj.

Ai gjithashtu tha se ka një kohë të gjatë që është duke u diskutuar ndikimi direkt i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe i qeverisë në punët operacionale të Policisë së Kosovës.

“Ka një kohë bukur të gjatë, ka dy tri-vite që ne jemi duke folur vazhdimisht mbi ndikimin direkt të Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë së Kosovës në punët operacionale të Policisë së Kosovës”.

“Në vazhdimësi e kemi ngritur këtë çështje në qoftë në seancat e Kuvendit, qoftë në mbledhjen e Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, mendoj që Policia e Kosovës duhet të punoj e pa varur nga aspekti operacional ashtu që përcakton edhe ligji i policisë dhe po ashtu Policia e Kosovës të mbështet sa më shumë edhe me buxhet por edhe me përkrahje nga qeveria dhe populli i Kosovës”, ka thënë ai./EO

Dua Lipa ‘nxeh rrjetin’, publikon imazhet toples

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka shpërndarë në rrjetet sociale një sërë fotosh nga përditshmëria e saj teksa shijon pushimet.

Dua ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram, ku ka ndarë foto të saj duke pozuar në pasqyrë me veshje të ndryshme, si dhe disa selfie.

Ajo ka postuar gjithashtu edhe një foto ku duket teksa bën banjo dielli topless. Dua gjithmonë është komentuar për pamjen dhe format e saj perfekte.

Moderatorja e njohur pjesë e Big Brother VIP Kosova?

Moderatorja shqiptare Almedina Ismajli është një fytyrë e dashur për publikun shqiptar.

Së fundmi emri i saj është lakuar në mediat rozë se a do jetë pjesë e reality show ‘Big Brother Vip Kosova’.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim nga bukuroshja por siç thuhet ‘ ku ka tym ka zjarr’.

Kujtojmë që moderatorja është motra e modeles Arbenita Ismajli dhe ish-kunata e Feros,

Santiana flet për takimin me Bucin në klub dhe lajmin për shtatzëninë e Veronës

Në ‘Big Brother VIP Kosova’ Santiana dhe Ylli kishin marrëdhënie shumë të ngushta ku u komentuan pafund.

Pas përfundimit të edicionit dyshja shkëputen çdo kontakt të mundshëm.

Ata për herë të parë pas BBVK-së, u takuan në një klub, ku punon Buci.

Lidhur me këtë Santiana, në një intervistë tha se arsyeja që ka shkuar ishin këngëtarët që përformonin në atë klub.

“Aty ishin disa artistë që mu më pëlqejnë, ishte hera parë u takuam me Bucin pas BBVK”, tha Santi në “Prive”.

Ajo u pyet edhe për lajmin se Buci do bëhet baba.

“I uroj shumë suksese, nuk kam inat me Bucin dhe as me Veronën”, u përgjigj shkurt Santiana./Insajderi.

Deputetja e VV-së zbulon ëndrrën e fëmijërisë: ‘Kam dashur të bëhem mësuese’

Deputetja e Vetëvendosjes, Adelina Granica në emisionin “Hambar” ka folur edhe rreth ëndrrës së saj kur ishte fëmijë.

Ajo ka thënë se kur ishte e vogël ëndërra e saj ishte të bëhet mësuese, raporton Gazeta10.

 

 

“Si shumë fëmijë të tjerë edhe un kam pasur ëndrra, ëndrra ime ishte të bëhem mësuese përkatësisht në arsimin parafillor më ka pëlqy me u kyq, arsyeja pse kam dashur të bëhem mësuese është sepse kontakti i parë pas familjes kanë qenë mësuesit tanë ka ndikuar shumë në formësimin tonë si fëmijë, mënyra se si janë përkujdesur për ne sikur të jemi fëmijët e tyre, prandaj kjo ka qenë arsyeja që unë kam dashur të bëhem mësuese”, tha ajo në Kanal10.

A e keni ditur se Mefail Bajqinovci ishte në një klasë me reperin e njohur

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci muaj më parë ka qenë i ftuar në emisionin e pasdites në T7, “Canapé”.

Duke folur për jetën private, ai tha se ka qenë në klas me reperin 2po2, duke tretuar kështu se a ka kontakte sot dhe kë tjetër e kishte në gjeneratë.

Po ashtu tregoi se si ka kaluar në mbrëmjen e matures me reperin, transmeton Gazeta Imazhi.

“Kemi kalu shumë mirë, na ka këndu Nystret Muçiqi, edhe une jam djal i Coca Cola-s”.

Se çfarë tha më shumë, e kuptoni duke klikuar këtu.

Screenshot