Pak para mbylljes së votimeve, Kurti del me këtë ‘njoftim’
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin për të votuar, kur kanë mbetur edhe pak deri në mbylljen e qendrave të votimit.
Kurti ka thënë se sa më e madhe pjesëmarrja në zgjedhje as më i madh është legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit.
“Janë më pak se dy orë e gjysmë nga koha kur do të mbyllën vendvotimet. Sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit. Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni të gjithë miqtë, familjarët të dalin e të votojnë dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës. Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit. Ju dua”, ka shkruar Kurti.
