Avokati serb Čedomir Stojković, në një intervistë nga Beogradi për emisionin “Balkan Talks”, ka komentuar protestat që po mbahen në Serbi kundër presidentit Aleksandar Vuçiq. Ai theksoi se ndryshe nga protestat e mëhershme, këto manifestime kanë një peshë më të madhe dhe potencialin për të çuar në një ndryshim të madh politik, shkruan Gazeta Sinjali.
“Protestat studentore kanë pasur një moment shumë të fortë dhe mendoj se në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës do të arrijnë kulmin e tyre. Atëherë pres protestat më të mëdha në Serbi”, deklaroi ai.
Stojković vlerësoi se qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga kërkesat e studentëve, ku më kryesorja është lufta kundër korrupsionit, ndërsa shtoi se presidenti Vuçiç po përpiqet të minimizojë peshën e protestave për të ruajtur pushtetin.
Sipas tij, zhvillimet politike pritet të përshkallëzohen në vjeshtë, një periudhë që mund të sjellë edhe rënien e Vuçiqit nga pushteti.