Polici serb i Kosovës, Stefan Iliq nga Shtërpca ka kërkuar falje pasi në profilin e tij në Instagram mbante “Kosova e Metohija”.
Kështu ka njoftuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, të cilin Klan Kosova e kontaktoi pasi pa profilin e policit serb, rast për të cilin raportoi paraprakisht.
Elshani tha se pas pranimit të pyetjeve nga televizioni kanë kontaktuar zyrtarin policor. Sipas tij, kjo ka qenë e paqëllimshme nga ana e policit.
“E kemi kontaktuar zyrtarin në fjalë. Sipas fjalëve të tij moti ka qenë ai koment Instagrami, para akademisë dhe tash do ta fshijë dhe i njëjti kërkoi falje”, deklaroi Elshani për Klan Kosova.
Mes tjerash ai tha se për Iliqin është dhënë edhe vërejtje.
“I kemi dhënë vërejtje që të ketë kujdes në të ardhmen ndërsa për këtë veprim janë konsultuar edhe Hetimet e Brendshme në kuadër të DPP-së”.
Teksa, tashmë në profilin e tij nuk ekziston më termi “Kosova e Metohija”.
Autore: Altiana Zogaj