PDK në Mitrovicë i ‘bashkon forcat’ me këtë parti kundër VV-së

Partia Demokratike e Kosovës në Mitrovicë ka bërë koalicion me partinë e komunitetit jo-shumicë Kosova Demokratik Turk Partisi në këtë komunë, kryetar i së cilës është Ergin Kanin.

Lajmin e ka bërë të ditur Arian Tahiri, kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK’së, duke thënë se koalicioni do të sigurojë “mundësi të barabarta dhe një të ardhme më të mirë” për qytetin e Mitrovicës.

“Një hap tjetër i rëndësishëm për të ardhmen e Mitrovicës. Me mikun tim, Ergin Kanin, Kryetar i Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) në Mitrovicë, sot nënshkruam marrëveshjen e koalicionit dhe mbështetjes për mua në zgjedhjet e 9 nëntorit për Kryetar të Mitrovicës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Tahirit.