23 C
Pristina
E premte, 20 Qershor, 2025

Për herë të parë pas luftës ZERO podhim nga KEK-u

Korporata Energjetike e Kosovës, KEK-u, ka nominuar zero megavat energji elektrike të prodhuar për shërbim te konsumatorëve. Për këtë tashmë Infokusi ka siguruar edhe fakte.

Ky dokument që po shihni është i KEK-ut dhe shihet qartë se e ka njoftuar distribucionin KEDS/KESCO-n dhe akterët tjerë se për 24 orët e ardhshme nuk ofron as edhe një megavat energji elektrike për shërbim te konsumatorët.

Alarmi tashmë është ngritur edhe nga kompania e distribucionit, derisa KEK-u nuk ka njoftuar akoma se a kanë rënë edhe Blloku B1 i cili ka kapacitet prej 260 megavatë orë energji elektrike.

KEK-u ka njoftuar se është duke e rikthyer Bllokun A3 të Kosovës A, i cili kishte dalë nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar, por nuk dihet nëse e ka në prodhim edhe Bllokun A5.

Ajo që dihet është vetëm se në remont është njësia B2 e Kosovës B dhe njësia A4 e Kosovës A.

Paradoksale duket edhe fakti që KEK nuk ka siguruar as energji elektrike nga KESH, Korporata Energjetike Shqiptare, me të cilën ka marrëveshje për shkëmbim të energjisë elektrike 1 me 1 kur ndodhen në situata të tilla krize dhe kur bien termocentralet në mënyrë të paplanifikuar.

Kjo situatë, me zero prodhim të energjisë elektrike nga Termocentralet ndodh për herë të parë në 25 vite pas luftës. Ekspertë të fushës që kanë punuar për dekada në KEK, të kontaktuar nga Infokusi, kanë pohuar se një situatë e tillë nuk e mbajnë mend të këtë ndodhur ndonjëherë, të paktën jo në këto 25 vitet e pasluftës.

“Ka pasur defekte të përkohshme, mirëmbajtje apo ndërprerje të një ose edhe dy tre blloqeve, por kurrë në histori nuk ka ndodhur që të jenë jashtë funksionit të gjitha njësitë prodhuese të Termocentraleve, në të njëjtën kohë”, – thekson një inxhinier i lartë, ish-menaxher teknik në KEK.

 

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here