-3.2 C
Pristina
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Përleshja “Sekiraqa – Capat” , Olluri: Policia dështoi, nuk ua konfiskoi armët, nuk e arrestoi djalin e Sekiraqes

Gazetari Parim Olluri duke diskutuar në Pressing në T7 për konfliktin “Sekiraqa-Capat”, që përfundoi me vrasjen e Premtim Gashit dhe plagosjen e pesë të tjerëve, u shpreh se policia ka dështuar në këtë rast, sepse siç thotë ai “nuk e arrestuan djalin e Salih Sekiraqës dhe as nuk i konfiskuan armët, kur familjet kishin konflikte që nga muaji mars”.

“Prej muajit mars ka pas një gjuajtje me armë drejt shtëpisë së Salih Sekiraqës dhe prej marsit deri në shtator nuk kemi asnjë njoftim të policisë që janë kryer bastisje në shtëpitë e tyre, nuk kanë njoftu se janë konfisku armë. I bjen që policia nuk e ka kry punën mirë…”, deklaroi Olluri.

“Pse prej marsit deri në shtator është në arrati djali i Salih Sekiraqës, që i bie një dështim i Policisë së Kosovës, që nuk ka arritë me arrestu një njeri që është i përfshirë në një rast të famshëm në Kosovë”, tha Olluri.

Ndërsa, fajësoi shtetin për vrasjen e Premtim Gashit, duke thënë se nuk e “mbajtën në paraburgim dhe nuk e ri-edukuan”.

“E ndërprenë paraburgimit për shkak të sjelljeve të mira dhe kjo në dokumentin shtetëror nuk figuron fare se qysh është liru ky person dhe ky person shkon drejt vdekjes, që në një formë i bie që edhe shteti është bashkëfajtor në vdekjen e tij sepse nuk ka arritë me majtë brenda Qendrës së Paraburgimit, me caktu dënimin për të dhe me ri-eduku sepse atë rol e ka shteti”, tha Olluri në Pressing, transmeton Express.

“Mënyra qysh punohet në raste të tilla është nxitje për kriminelët në Prishtinë”, u shpreh ai tutje.

“Policia dhe prokuroria e ka ditë që këto dy familje janë në hasmëri, e ka ditë që secili prej tyre në dy anët është recidivist i kryerjes së veprave penale. Policia dhe prokuroria e ka ditë që një person recidivist është duke e hap një lokal, ndërsa një person i taborit tjerët është liru para dy jave, në këtë rast duhet policia e prokuroria mi pas këta persona nën përgjim…”, shtoi Olluri.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here