Përplasje në shkallët e Kuvendit, Haxhiu ‘përballet’ me Uranin: Çfarë kryetar komune ti

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duket se tashmë është aktivizuar për fushatë kundër partive ish-opozitare, pas dështimit të emrit të Glauk Konjufcës si i mandatuar i dytë nga presidentja.

Pasi ka fotografuar deputetët e PDK-së dhe ata të Listës Serbe brenda sallës së Kuvedit të Kosovës në momentin kur kanë votuar kundër Konjfucës, Haxhiu ka shkuar edhe një hap më tej, duke u përplasur me Uran Ismailin në shkallët e Kuvendit.

Pasi kanë dalë nga seanca, Haxhiu e Ismaili dëgjohen teksa shkëmbejnë fjalë me njëri-tjetrin.

“Ani kryetar komune, po çfarë kryetari komunës ti”, dëgjohet teksa i thotë Haxhiu-Ismailit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *