Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma në futbollin serb. Trajneri i ekipit Radniçki nga Kragujevci, Mladen Zhizhoviq, ka ndërruar jetë pasi pësoi kolaps pranë fushës gjatë ndeshjes me Mladostin në Luçani.
Zhizhoviq u rrëzua në afërsi të fushës në mesin e pjesës së parë dhe u dërgua menjëherë në spital, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Vdekja e tij u konfirmua vetëm 15 minuta më pas.
I ndjeri ishte 44-vjeçar dhe kishte dy paraqitje me përfaqësuesen e Bosnjë-Hercegovinës gjatë karrierës si futbollist. Ai kishte luajtur edhe për skuadrën e Tiranës në vitin 2010.
Zhizhoviq kishte nisur karrierën si trajner vite më vonë dhe kishte drejtuar disa ekipe në rajon, përfshirë Shkupin gjatë edicionit 2023/2024.




