10.3 C
Pristina
Wednesday, November 26, 2025

Plagosje me armë zjarri në një barnatore, farmacisti qëllohet në këmbë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së hënës qytetin e Gllogocit, ku një person është plagosur me armë zjarri brenda një barnatoreje.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rasti ka ndodhur më 13 tetor 2025, rreth orës 19:00, në rrugën “Antigone Fazliu”. Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar nga QKMF-Drenas për një person të plagosur që po merrte trajtim mjekësor.

Në vendngjarje, zyrtarët policorë kanë kontaktuar me viktimën, B.K., i cili ka deklaruar se është plagosur nga një person i panjohur brenda barnatores së tij “Burimi”.

Ai ka marrë plagë nga armë zjarri, dyshohet pistoletë, në këmbën e djathtë afër gjurit dhe është dërguar menjëherë në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtejshëm nën përcjellje policore.

Sipas burimeve, dera e barnatores ishte e mbyllur me çelës nga vet viktima pas incidentit. Patrullat kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia e hetimeve rajonale ka marrë përsipër hetimin.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, rasti është inicuar si “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I dyshuari është në arrati, ndërsa policia është në kërkim të tij dhe hetimet po vazhdojnë me intensitet të shtuar

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here