Policia ka njoftuar se një i mitur, shtetas i Serbisë, është arrestuar në fshatin Seqishtë të Hani i Elezit.
Ai po shoqëronte pesë shtetas kinezë, të cilët dyshohet se kishin kaluar në mënyrë ilegale kufirin nga Serbia në Kosovë.
Siç thotë policia, kjo për t’u drejtuar më pas në Maqedoninë e Veriut.
”Është arrestuar i dyshuari i mitur -shtetas i Serbisë, pasi i njëjti nga njësitet policore është ndaluar derisa ishte duke përcjellë pesë shtetas kinez në drejtim të RMV-së, të cilët dyshohet se kishin kaluar kundërligjshëm kufirin nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, për të vazhduar në drejtim të RMV-së. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24-orë, ndërsa 5 shtetasit kinezë janë kthyer-depërtuar në Serbi”.