20.7 C
Pristina
E enjte, 28 Gusht, 2025

“Pse e ke thirrë Policinë”, detaje nga tragjedia në Fushë Kosovë, momenti kur 28-vjeçarja bie bashkë me kornizën e dhomës së hotelit

Rreth dy vite nga ngjarje e rëndë e ndodhur në një hotel në Fushë Kosovë, ku në rrethana ende të paqarta krejtësisht, argjentinasja Maria Clara Urdangaray vdiq duke rënë nga dritarja e dhomës 403, janë publikuar pamje nga ky moment tragjik, raporton GazetaDemos.

Se çfarë, si e pse ndodhi nuk dihet, por dyshimet tashmë janë të drejtuara. I dyshuari kryesor për vdekjen e Marias është i fejuari i saj, Endrit Nika, i cili ndodhet në paraburgim për “vrasje të rëndë”.

Në shqyrtimet e fundit bëhet e ditur se Prokuroria e Kosovës, ka përdorur video të kamerave të sigurisë së hotelit ku ndodhi ngjarja e rëndë, si prova materiale për zbardhjen e tragjedisë.

Në këto pamje shihet qartë se në orën 1:54:35 xhami fillon duke u thyer bashkë me kornizën e dritares, e që bien të parët, ku pas pak sekondash bie edhe viktima Maria Clara.

Për këtë tragjedi, avokati i Endrit Nikës, Drilon Imeri, ka përshkruar versionin e klinetit të tij, ku thotë: Endriti thotë që ajo vazhdimisht kishte sjellje agresive me motive xhelozie… në një moment ajo e tërheq prej këmbëve, ai e mban për t’u qetësuar dhe thotë se janë shtrirë në tokë. Ai thotë se nuk e ka lëshuar deri i ka thënë që “u qetësova, jam mirë”. Pas disa minutave, Endriti thotë që e ka lëshuar dhe “ajo ka shkuar për t’u ulur afër xhamit, unë rri në mes të dhomës, ajo mbështet nga xhami dhe bisedojmë edhe pak sekonda ose 1 minutë 2 dhe i them po shkoj në fshat po flej, flej edhe ti vetëm sonte. Në ato momente kthehem me shpinë nga ajo për ta marr një maicë dhe e dëgjojë një krismë të lehtë, kur shikojë mungon korniza e dritares së bashku me Claran”.

Siç shihet në pamje, pas rreth 3 minutash nga rënia e Maria Claras, recepcionistja e Hotel Sonoma, Erëza Limani, del me telefon në dorë dhe vërehet duke u afruar te trupi i saj, i cili ende lëvizte. Ajo përpiqet ta ndihmojë dhe i jep ujë, ndërsa poshtë del edhe Endriti Nika, i cili qëndron pranë saj.

“Endrit Nika ka qenë duke ma shpjeguar dhe më tha qysh ndodh me lëshu xhami e me ra… Unë i thash nuk ka mundësi me ra pa e shty, ai është bërë nervoz… gjatë kohës që po vijnë policia, më tha pse e ke thirrë policinë, o deshtë me thirr vetëm ambulancën dhe shajke”, ka thënë Limani në Prokurori, sipas emisionit MAT.

Pamjet e kamerave tregojnë që Endriti vazhdon të qëndrojë pranë Claras, duke i dhënë shishen e ujit dhe duke komunikuar me recepcionisten, deri në mbërritjen e policisë dhe ambulancës.

Pasi mbërrinë Ambulanca, trupi i viktimës dërgohet për tretman mjekësor, ndërsa policia e lokalizon vendin.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here