Punonjësit i gjetën pa shenja jete, ishin…- Detaje ekskluzive për dy viktimat që u gjetën të vdekur në villën në Pejë
Dy persona, një burrë dhe një grua, u gjetën pa shenja jete në një villë në Pejë pasditen e së martës.
Vdekjen e dy viktimave e kanë konfirmuar Policia dhe Prokuroria për Gazetën Insajderi. Nga Prokuroria Themelore në Pejë, zëdhënësi Shkodran Nikçi ka bërë të ditur se janë siguruar prova dhe dëshmitarë lidhur me rastin.
Gazeta Insajderi nga burime përbrenda hetuesisë ka marrë vesh se burri dhe gruaja ishin futur në villë nga ora 06:00 e mëngjesit dhe kanë mbyllur derën
Përreth orës 15:00, bëjnë të ditur burimet, punonjësit e villës kanë shkuar të kontrollojnë, të cilët i kanë gjetur pa shenja jete.
Policia deri më tani, bëjnë me dije më tej burimet, s’ka gjetur as armë e as diçka të dyshimtë në dhomën ku janë gjetur të vdekur dy viktimat, përveçse veturës që ka qenë e ndezur deri në atë moment.
Burimet thonë se forcat e rendit kanë rishikuar kamerat e sigurisë dhe nga ora 06:00 e deri në orën 15:00 as s’ka hyrë e as s’ka dalë askush nga ajo dhomë.
