Deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se Vetëvendosja nuk është e interesuar ta krijojë qeverinë.
Ai u shpreh se po të kishte interesim, sipas tij ata do t’i bënin numrat.
“E kemi thënë publikisht në shumë raste edhe në rastin konkret tash kur jemi, ne kemi thënë se i kemi votat pa kushte. I kemi thënë ish-kryeministrit, kryeministrit në detyrë, i kemi thënë nxjerre një kandidat për kryeparlamentar që nuk ka qenë në ekzekutiv dhe jemi të gatshëm me dhënë besimin pa asnjë kusht”
“Në rrethanat çfare jemi vetëm me shku me votu me zor. Nuk kemi kontakte, nuk kanë lyp kontakt. Nuk janë të interesuar të krijojnë qeveri, se po të ishin të interesuar edhe i kishin bërë numrat, por me sa unë po e shoh këta nuk kanë interes për të krijuar qeveri, nuk kanë pasur prej datën 15 prill e deri sot”, tha ai.
Haradinaj ka propozuar qeveri kalimtare, duke thënë që të mos jenë asnjë pjesë e ekzekutivit.
“Mendoj që duhet të gjithë liderët e forcave parlamentare me qenë pjesë e një ekzekutivi gjashtëmujor, nuk është fundi i botës”.
“Mendoj që kish me qenë mirë me u pajtu që ne asnjë mos të jemi pjesë e ekzekutivit, nuk po them qeveri teknike, qeveri kalimtare, kemi figura civile në shoqëri të përgatitur e të kualifikuar”, u shpreh ai.




