div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-12184 single-format-standard custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Rasti Gerta-Gjesti, vjen zarfi i zi në “Big Brother”

Në dasmën e Jozit dhe Loredanës, ndodhi një incident i papritur që trazoi atmosferën në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Gerta Gixhari, në një moment të tensionuar, i hodhi alkool në sy Gjestit, duke shkaktuar një irritim të menjëhershëm dhe rritje të tensionit në sy, që e detyroi këngëtarin të kërkonte ndihmë mjekësore.

Pas kësaj, Gjesti u largua nga shtëpia për t’u trajtuar, ndërkohë që situata në shtëpi u bë jashtëzakonisht e tensionuar. Rozana, e zemëruar për veprimin e Gertës, debatoi ashpër me të, duke shprehur indinjatën e saj.

Po ashtu, Egli dhe Livian u shfaqën të shqetësuara dhe të trishtuara, duke shpërthyer në lot për shëndetin e Gjestit.

Pasi tensionet u rritën dhe Gjesti u rikthye në lojë, një zarf i zi mbërriti në shtëpi, duke njoftuar se me veprimin e Gertës, kishin kaluar kufijtë e pranueshëm dhe si pasojë, televotimi aktual u anulua.

Gjithashtu, masa që do të merret për banoren do të bëhet e ditur gjatë prime-it të së martës.

Të gjithë banorët dhe telespektatorët janë në pritje të vendimit të “Vëllait të madh”, të cilin e presim me shumë kuriozitet./ TAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *