div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-23102 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Reagim i fortë i Osmanit ndaj Vuçiqit: “Në vend që të frikësojë fqinjët, le të mësojë bashkëpunimin me NATO-n”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka reaguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili e sulmoi Turqinë, pasi Kosova pranoi mijëra dronë kamikaz nga ky shtet.

Osmani tha se në të njëjtën ditë kur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e lavdëroi Turqinë dhe Erdoganin për udhëheqjen në promovimin e paqes dhe sigurisë globale, Vuçiqi “pa turp po e sulmon Turqinë, një vend që si anëtare e NATO-s, po na ndihmon në mbrojtjen e paqes”.

“Jam krenare që kam punuar ngushtë me Presidentin Erdogna, një njeri fjale, që gjithmonë ka treguar kujdes të thellë dhe të sinqertë për të gjithë popujt e rajonit tonë, dhe që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e stabilitetit, sigurisë dhe paqes”.

“Ndërkohë, Vuçiqi duket se beson se mund të kërcënojë një vend të madh të NATO-s si Turqia, në të njëjtën mënyrë siç kërcënon vendet fqinje. Në vend që të bashkëpunojë ngushtë me shtetet anëtare të NATO-s, ai po e shtyn përpara bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, Kinën dhe Iranin”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, e para e shtetit tha se Kosova do të vazhdojë të forcojë lidhjet me aleatët e NATO-s, duke modernizuar kapacitetet mbrojtëse sipas standardeve të NATO-s, për të siguruar paqe dhe stabilitet për popullin dhe për të kontribuar në mënyrë aktive në sigurinë e përgjithshme.

“Vuçiqi duhet të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë, në vend që të sulmojë vazhdimisht fqinjët e tij. Por, për mendësinë e tij hegjemone, të mbetur në të kaluarën dhe të fiksuar pas frikësimit të të tjerëve, një pjekuri e tillë duket e paarritshme”.

“Faleminderit, Presidentit Erdogan dhe popullit vëllazëror të Turqisë që na ndihmoni të mbrojmë paqen dhe që gjithmonë qëndroni pranë popullit të Kosovës”, shkroi Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *