6.2 C
Pristina
E shtunë, 17 Maj, 2025

Reagimi i BE-së për veriun: Veprimet e Kosovës rrezikojnë tensione

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me aksionet e fundit në veri të Kosovës, duke kërkuar që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe autoritetet e Kosovës të ndalojnë veprimet e njëanshme dhe të tregojnë përmbajtje.

Sipas një deklarate të BE-së, veprimet e tilla janë dënuar për shkak të ndikimit negativ që mund të kenë në përpjekjet për të ndërtuar besim ndërmjet komuniteteve.

Veçanërisht, Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për operacionet kundër kompanisë “Vodovod Ibar” në Mitrovicën e Veriut dhe kompanisë së shërbimeve publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime bazike për komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës. BE-ja thekson se këto veprime të pakoordinuara mund të dëmtojnë përpjekjet për ndërtimin e një marrëdhënieje më të mirë ndërmjet komuniteteve.

Në reagimin e Bashkimit Evropian, theksohet gjithashtu rëndësia që ka angazhimi i Kosovës dhe Serbisë në dialog, si dhe zbatuar marrëveshjet e arritura, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Reagimi i plotë:

Veprimet e fundit të policisë së Kosovës, inspektimet dhe mbylljet e shërbimeve publike rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet dhe të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale, si dhe të dëmtojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Jemi veçanërisht të shqetësuar për operacionet kundër kompanisë Vodovod Ibar në Mitrovicën e Veriut dhe kundër uzinës së furnizimit me ujë dhe kompanisë së shërbimeve publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime bazike për komunitetet që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës.

Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara dëmtojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve.

I bëjmë thirrje kryeministrit në largim Kurti dhe autoriteteve në Kosovë të ndalojnë këto mbyllje, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të situatës.

Si Kosova, ashtu edhe Serbia, u bëhen thirrje të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit, si dhe të marrëveshjeve të tjera të arritura në kuadër të këtij dialogu, pa vonesa apo parakushte të mëtejshme. Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit/Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor për rrugën evropiane të të dyja palëve. 

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here