Reagon vëllai i Shpat Kasapit, jep detaje se si ndodhi ngjarja

Ndarja e parakohshme nga jeta e Shpat Kasapit ka prekur opinionin publik.

Lidhur me këtë rast të rëndë ka reaguar edhe vëllai i këngëtarit, Albini.

Ai ka deklaruar se ndihma e parë mjekësore i është dhënë në banesë, por ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Sipas tij, deri tani dyshohet se shkak i vdekjes është bërë një arrest kardiak.

I tronditur dhe i shokuar nga lajmi, Albini tha se po shpresonin që informacioni që u erdhi nga Italia të mos ishte i vërtetë, por për fat të keq vdekja e tij u konfirmua.

I pyetur nëse më parë këngëtari ka pasur probleme shëndetësore, ai u shpreh se Shpati kishte pasur disa shqetësime të vogla në zemër, por jo diçka serioze.

Trupi i tij ndodhet ende në Itali, ndërsa pritet që në vijim të kryhen procedurat për ta sjellë pranë familjarëve.