Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Remzie Osmani, ka bërë një rrëfim në rrjete sociale, duke treguar se ndonëse ndodhet me pushime, mendja e saj nuk largohet asnjëherë nga muzika.
Në një postim në Instastory, Remzia ka ndarë një foto gjatë një shëtitjeje mbrëmjeje, por përshkrimi që i ka bashkangjitur fotos ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Ajo ka shkruar me humor e sinqeritet:
“S’di, kam ardh me pushu e asnjë kangë s’kam fillu, s’jam tu dit çka me punu, janë sos idetë”.
Këngëtarja, e cila prej dekadash është një ndër figurat më të dashura të skenës muzikore shqiptare, duket se po përjeton një periudhë reflektimi dhe kërkimi për frymëzim të ri artistik. Edhe pse e njohur për energjinë dhe pozitivitetin e saj, Remzia ka treguar se edhe artistët më të suksesshëm kanë momente kur ndihen “pa ide” dhe pa motiv.
Ndërkohë, ne presim që pas pushimeve të rikthehet në studio për të përgatitur këngë të reja, ashtu siç di vetëm ajo!