Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, pasi ai kishte shfaqur rezistencë aktive dhe kishte kanosur zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.
Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë dhe rreth 120 fishekë. Si pasojë e rezistencës së dhunshme, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim.




