Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku disa persona janë përfshirë në një rrahje mes vete, ku ka pasur edhe shkrepje të armës.
Nga policia është bërë e ditur se si pasojë e rrahjes, një person ka marrë lëndime nga shkopi. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Nga policia është bërë e ditur edhe se në stacion policor janë shoqëruar katër persona, 1 dëshmitar dhe tre të dyshuar si të përfshirë në rast.
Njoftimi:
Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe shkrepje të armës në Podujevë.
Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor .
Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.
Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.



