22.6 C
Pristina
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Rritet sërish çmimi i naftës, askush nuk e kontrollon

Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar sërish rritje gjatë ditës së sotme, shkruan Demokracia.com.

Në disa pika të karburantit përgjatë magjistrales Fushë Kosovë–Prishtinë, Demokracia.com ka vërejtur se çmimi është ngritur so për dy cent, nga 1.24 euro në 1.26 euro për litër.

Rritja vjen vetëm pak ditë pasi u raportua një shtrenjtim paraprak prej 2 centësh gjatë fundjavës, gjë që po e bën të qartë një model të njohur tashmë për qytetarët, çmimet e naftës në Kosovë rriten me shpejtësi sa herë që ndodh diçka në tregjet ndërkombëtare, por kur ato stabilizohen ose bien, tregu vendor nuk lëviz asnjë cent poshtë, vetëm nëse nderhynë minsitria.

Çdo lëvizje në Lindjen e Mesme, çdo tension politik apo deklaratë e paqartë në tregun global, përkthehet menjëherë në një rritje të çmimeve në pikat e karburantit në Kosovë.

Kjo po ndodh pavarësisht se më 7 prill 2025, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, kishte nënshkruar një vendim për rregullimin e çmimeve të naftës. Sipas këtij vendimi, marzha maksimale e fitimit për shitjen me shumicë do të jetë 2 centë për litër, ndërsa për shitjen me pakicë, 12 centë. Vendimi ishte promovuar si një masë mbrojtëse për konsumatorët dhe garanci për konkurrencë të ndershme në treg.

Por ajo që shihet sot në terren është krejt e kundërta. Çmimet po lëvizin në mënyrë të koordinuar.

Në një koment tw djeshëm, profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini, ka theksuar edhe më herët padrejtësinë që ndodh në këtë treg:
“Kur çmimi i naftës bie në tregjet ndërkombëtare, në Kosovë kjo nuk reflektohet menjëherë – nëse reflektohet fare. Por sa herë që ndodh ndonjë krizë apo rritje në bursa, kompanitë që importojnë naftë e rrisin çmimin automatikisht edhe këtu. Kjo është e padrejtë dhe shqetësuese për bizneset dhe qytetarët,” ka deklaruar ai.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here