17.3 C
Pristina
E premte, 29 Gusht, 2025

Shala: Kurti, LDK, PDK e AAK duhet ta kuptojnë, që Lista Serbe nuk është terroriste

Analisti politik, Azdren Shala ka deklaruar se të gjitha partitë politike në vend po valëvitin, siç e ka quajtur ai, “flamurin e marrëzisë” në raport me Listën Serbe, duke mos e zgjedhur as sot nënkryetarin e kësaj të fundit.

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, ai tha se subjektet politike janë duke e luajtur gjyqësorin, dhe sipas tij, nuk po e kryejnë punën që u takon.

“Në këtë Kuvend të Kosovës kurrë nuk kam parë performancë më të dobët dhe, besa, më të gërditshme. Janë duke luajtur me naivitet dhe gërditshëm po aq sa Albin Kurti, lojën e Kurtit edhe PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja”, theksoi Shala.

“Këtu kanë ndërruar funksionet. Listën Serbe, terroriste mund ta shpallë dhe e shpallë gjyqësori, jo legjislativi. Janë instancat që e shpallin terroriste, këtu janë ndërruar, është përmbysur e gjithë puna. Ato që duhet të bëjnë Kuvendin po e bën Gjykata Kushtetuese, ku iu tregon përfundime politike. Atë që e kërkon ta bëjë Gjykata po na e bën Kuvendi neve. Kjo marrëzi ndodh vetëm në Kosovë, në asnjë vend normal të Evropës ose të botës”, ka thënë Shala.

Sipas tij, Listën Serbe është mirë ta kuptojnë PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, pasi siç u shpreh Shala, nuk është terroriste pa një aktgjykim të Gjykatës.

“Kështu veç futemi në atë spiralen dhe rrethin vicioz që e ka bërë Albin Kurti e këta po e luajnë me naivitet. Edhe kënaqen edhe thonë se ne po e kundërshtojmë, ti je duke e bërë si Kurti, vetëm se po përdor mjete të tjera”, tha Shala.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here