Sipas njoftimit zyrtar, I. H., 32 vjeç, banues në Vlorë, u konfliktua për motive të dobëta në dy zona të qytetit: në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, ku sulmoi me thikë dy shtetas.
Nga përplasja mbetën të lënduar shtetasit M. F., 39 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, të cilët morën ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Edhe vetë autori, I. H., është trajtuar për dëmtime të marra gjatë konfliktit.
Siç duken nga pamjet e një nga dy konfliktet e regjistruara dje dy të rinjtë janë përleshur në trotuar jashtë një dyqani.
Në konflikt ndërhyn edhe një vajzë, e cila tenton të ‘shuajë’ sherrin. Por dy të rinjtë vazhdojë në grushtojnë njëri tjetrin, për pasojë vajza largohet dhe futet brenda në dyqan, ndërsa 32-vjeçari nxjerr thikën dhe plagos të riun.
Policia thotë se ngjarja u dokumentua plotësisht falë pamjeve filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur nga autori gjatë sulmit.
Ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza për “Plagosje e rëndë me dashje”, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme ligjore.