Drenusha për Atillën: Isha gati ta përqafoja nëse…

Drenusha Latifi ka komentuar daljen vullnetare të ish-burrit të saj, Atilla Kardesh, nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3.

Në një diskutim me banorët ajo u shpreh se ishte gati ta përqafonte në rast se ai do t’i kërkonte falje.

“Gabimi i tij i vetëm dhe i përhershëm është që kurrë nuk ka mujt me pranu faktin që unë e kam lënë mas 10 vjetëve që jam në gjendje me lënë. Unë isha qu e kisha kap përqafe nëse ditën e parë më kishte kërku falje”, u shpreh Drenusha.

Mes tjerash, ajo pati edhe një debat me Besfortin rreth raportit të këtij të fundit me Atillën,

Për më shumë detaje, klikoni në videon në linkun më poshtë.
Atilla la shtëpinë e Big Brother, ky është reagimi i Drenushës

Atilla Kardesh ka lënë shtëpinë e Big Brother Vip Kosova. Para se të dal nga shtëpia, ai ka mbajtur një fjalim para banorëve duke i njoftuar për largimin.

Me pas i ka përshëndetur me radhë të gjithë banorët për dore.

Por, ish- bashkëshortja e tij, Drenusha Latifi nuk ka pranuar që t’ia zgjat dorën për ta përshëndetur.

“Vazhdo” dëgjohet duke thënë ajo. Derisa Atilla ia kthen “S’po don a?.

Atilla lë shtëpinë e Big Brother në këtë mënyrë(VIDEO)

Atilla Kardesh ka ndërprerë rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3.

Ai kishte hyrë në shtëpi në spektaklin ‘Prime’ të premtes së kaluar teksa hyrja e tij ka shkaktuar zhurmë brenda dhe jashtë shtëpisë pasi banore e formatit është edhe ish-bashkëshortja e tij, Drenusha Latifi.

Atilla vullnetarisht ka lënë shtëpinë teksa pati disa fjalë për banorët dhe ish-gruan e tij duke lënë të nënkuptohen se dëshiron që të gjitha konfliktet dhe urrejtja mes tyre të futën në dhe si dhe të shikojnë të ardhmen për fëmijët e tyre.

“Ka pasur shumë hipoteza se përse jam unë këtu, lojë, me i qartësu gjërat, me i spjgu gjërat apo me ju shti me mëndu. Me kërku falje.. kështu që siç e dini un e Drenusha i kemi dy fëmijë bashkë dhe kemi qenë 10 vjet bashkë ku kemi pasur momente të mira e të këqija nuk i kemi ditë këto punë dhe ndodh që kemi gabu dhe 2 fëmijë kanë hy në lojë nga unë dhe ajo”.

“Raporti im me ju është shumë i rregullt kam hy me ju tregu kush jam e çka jam, qëllimi im ka qenë me ju drejtu edhe Drenushës që i kemi dy fëmijë si drita dhe mirëqenia e tyre është e imja dhe e jotja – unë besoj dhe shpresoj që konflikti dhe urrejtja të futen në dhe dhe të shohim para për të dy fëmijët” u shpreh Atilla Kardesh.

Atilla Kardesh lë shtëpinë e BigBrother Vip Kosova

Atilla Kardesh, ish burri i Drenusha Latifit, pritet të largohet nga shtëpia e BigBrother Vip Kosova 3, shkruan Gazeta Infokus.

Ai u bë pjesë e shtëpisë në Prime-n e së hënës e ku pati shumë reagime nga jashtë.

Ndryshe largimi i tij nga shtëpia është bërë e ditur në një mbishkrim në kanalet e BigBrother ku thuhet se “Atilla për pak lë shtëpinë”.

Nuk dihet nëse ky largim i tij nga shtëpia është për pak kohë dhe të rikthehet përsëeri në shtëpi apo përfundimisht.

Kujtojmë që Atilla Kardesh akuzohet për dhunë fizike që i ka shkaktuar Drenusha Latifit sa kanë qenë bashkë të martuar.

Drenusha e kishte akuzuar publikisht Atilla-n për dhunë, madje kishte ndarë dhe fotografi të dhunës që kishte përjetuar. Në atë periudhë, ajo u pajis me një urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit, duke theksuar nevojën për të mbrojtur veten dhe fëmijët e saj.

“Qetësohen ujërat”, Atilla përqafon Xhenetën dhe…

Banori më i ri i shtëpisë më famshme në vend, Atilla ka përqafuar dy banore të shtëpisë.

Ai ka përqafuar Xhenetën teksa bashkërisht diskutonin për përjashtimin e Xhenetës nga një kompeticion bukurie.

Xheneta, mes tjerash, i kërkon Atillës ta përqafojë edhe Rovenën pasi sipas saj ‘edhe ajo ka qejf’.

Bëhen virale pamjet, Drenusha i buzëqesh dhe ‘i jep sinjale’ Atillës

Hyrja në ‘Big Brother VIP Kosova’ Atilla Kardesh ka trazuar gjithë rrjetin.

Përballja e Atillës me Drenushën ndodhi në syrin e gjithë shqiptarisë mbrëmë, ku hedhen akuza të rënë të dy palët.

Por një video është bërë virale në rrejt, ku shihet Drenusha dhe Atilla duke i buzëqeshur njëri tjetrit, këtë e kanë venë re edhe disa nga banoret.

 

 

Për më shumë ndiqeni pamjet.

VIDEO:

 

Ish- bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh në romancë me këtë zeshkane

Ish- bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh, ditë më parë iu bashkua shtëpisë më të famshme në vend.

Atilla, pak para hyrjes u deklarua se është beqar, duke mohuar romancën që po kalon tashti e sa mua me vajzen e cila quhet Xheneta, shkruan IndeksOnline.

Kardesh i cili është baba i tre fëmijëve nga dy martesat e mëparshme, duket se nuk e ka shumë në qejf të flasë për jetën e tij personale.

Megjithatë, ajo duket se ndjehet mirë me vajzën, të cilën e shoqëron thuajse përherë./IndeksOnline/

Zeka, Ministrisë së Drejtësisë për ndërhyrjen në BBVK: Albulena Haxhiu e ka kallë flakë Parlamentin, a ka njeri më të dhunshëm?
Ka ndërruar jetë ditën e sotme, motra Dritë, punëtorja që punoi me dekada për pacientët e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

Ajo kishte punuar si Kryeinfermiere në Repartin e Ortodedisë, ku të gjithë e kishin njohur si një puntore të jashtëzakonshme.

Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë Spitali i Përgjithshëm i Pejës, përmes një postimi në facebook.

Arrinë një tjetër zarf në shtëpi, ja çfarë përmban

Në shtëpinë e BBVK3, ka arritur një zarf i bardhë.

Ky zarf erdhi nga Vëllai i Madh e që ka të bëj me buxhetin.

Banorëve iu komunikua se kanë fituar 100% të buxhetit.

Banorët do të kenë mbi 800 euro për të blerë gjëra që iu duhen për shtëpi.

Ministria e Drejtësisë i kërkon Klan Kosovës largimin e Atilla Kartesh nga formati Big Brother VIP Kosova

Koordinatorja Kombëtare dhe Grupit Ndërministror kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore ka kërkuar nga mediumi Klan Kosova të largojë konkurrentin Atilla Kartesh nga formati Big Brother VIP Kosova.

Përmes një komunikate në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, grupi ka kërkuar largimin e konkurrentit Kartesh, i cili iu bashkua garës vetëm në prime-in e fundit.

“Koordinatorja Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, dhe Grupi Ndërministror reagojnë ashpër ndaj vendimit të Televizionit Klan Kosova për të futur brenda një shtëpie në kuadër të një emisioni televiziv, personin që është denoncuar për dhunë në familje ndaj të cilit deri në shtator të këtij viti ka pasur Urdhër Mbrojtës. Ky vendim përveç tjerash ka për qëllim minimizimin dhe normalizimin e një fenomeni të rrezikshëm më të cilin po përballet shoqëria jonë, siç është dhuna në familje”, theksuan ata në postimin e tyre.

“Grupi ndërministror për mbrojtjen dhe parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, kërkon të ndërmerren veprime urgjente:

Vendimin për largim nga emisioni – show televiziv Big Brother personin e denoncuar për dhunë në familje, Atilla Kardesh;

Ndërmarrjen e masave nga Komisioni i Pavarur i Mediave në raport me këtë vendim skandaloz të televizionit Klan Kosova;

Vlerësimin e përgjithshëm të përmbajtjeve të emisioneve në Kosovë në raport me raportimin e ndjeshëm gjinor, riviktimizimin e viktimave të dhunës dhe presionin psikologjik që u shkaktohet viktimave të dhunës;

Postimi i plotë:

Reagim i Koordinatores Kombëtare dhe Grupit Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore

Koordinatorja Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, dhe Grupi Ndërministror reagojnë ashpër ndaj vendimit të Televizionit Klan Kosova për të futur brenda një shtëpie në kuadër të një emisioni televiziv, personin që është denoncuar për dhunë në familje ndaj të cilit deri në shtator të këtij viti ka pasur Urdhër Mbrojtës.  Ky vendim përveç tjerash ka për qëllim minimizimin dhe normalizimin e një fenomeni të rrezikshëm më të cilin po përballet shoqëria jonë, siç është dhuna në familje.

Grupi ndërministror për mbrojtjen dhe parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, kërkon të ndërmerren veprime urgjente:

Vendimin për largim nga emisioni – show televiziv Big Brother personin e denoncuar për dhunë në familje, Atilla Kardesh

Ndërmarrjen e masave nga Komisioni i Pavarur i Mediave në raport me këtë vendim skandaloz të televizionit Klan Kosova

Vlerësimin e përgjithshëm të përmbajtjeve të emisioneve në Kosovë në raport me raportimin e ndjeshëm gjinor, riviktimizimin e viktimave të dhunës dhe presionin psikologjik që u shkaktohet viktimave të dhunës.

Republika e Kosovës përmes amandamentimit të Kushtetutës ka bërë Konventën e Stambollit pjesë integrale të saj dhe e njëjta mbizotëron mbi legjislacionin vendor. Nisur nga mandati i dhënë sipas kësaj Konvente, respektivisht përgjegjësive institucionale Neni 12 i Konventës së Stambollit  – Detyrimet e përgjithshme:

Pika 2. Palët marrin masat e nevojshme legjislative dhe masa të tjera për të parandaluar të gjitha format e dhunës të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente nga çdo person fizik ose juridik.

Pika 3. Çdo masë e marrë sipas këtij kapitulli merr në konsideratë nevojat specifike të personave pa mbrojtje për shkak të rrethanave të veçanta dhe i japin prioritet të drejtave të të gjitha viktimave.

Koordinatorja Nacionale dhe përfaqësuesit e grupit ndërministror me qëllim të zbatimit ‘’të masave për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për çdokënd, veçanërisht gratë, për të jetuar pa dhunë në sferën publike, si dhe në atë private”, tërheqin vëmendjen e televizionit të lartëcekur, në rastin e znj. Drenusha Latifi pjesëmarrëse e emisionit ‘’Big Brother’’ e cila është e mbijetuar e dhunës në familje, dhe e cila ka poseduar Urdhër Mbrojtje (UM) prej ish bashkëshortit të saj, z. Atilla Kardesh, i cili UM ishte aktiv nga data 10/02/2024 për periudhën kohore në afat prej 6 muajsh.

Vendosja e znj. Latifi nën presion psikologjik përballë ish bashkëshortit i cili është cilësuar si dhunues me vetë lëshimin e UM, është formë e dhunës psikologjike, e cila e vendos znj. Latifi në pozitë të cenueshme psikologjike, dhe paraqet mundësi të ri-viktimizimit por tani në situatë të presionit psikologjik publik.

Situata me të cilin potencialisht do të përballet znj. Latifi, në praninë e ish bashkëshortit “dhunues” paraqet rast të veçantë, dhe në emër të prioritizimit të mbrojtjes së dinjitetit të një të mbijetuare të dhunës në familje – viktimë,  e cila është shprehur publikisht për kërcënimet nga ish bashkëshorti, tashmë të provuara, bëjmë thirrje menaxhmentit të Klan Kosova të tërheqë z. Atilla Kardesh nga formati televiziv, për të parandaluar çfarëdo lloj forme të presionit, ose dhunës psikologjike, që rëndon pozicionin dhe krijon kushte për ri-përjetimin e dhunës nga e mbijetuara znj. Latifi.

Konventa e Stambollit obligon shtetin që të ndërmarr të gjitha veprimet përmes Nenit 13 të   Konventës “për të rritur ndërgjegjësimin dhe perceptimin nga publiku i gjerë, në lidhje me manifestimet e ndryshme të të gjitha formave të dhunës të mbuluara nga objekti i kësaj Konvente, pasojat e tyre për fëmijët dhe nevojën për të parandaluar një dhunë të tillë”.

Nisur nga fakti se znj. Latifi dhe ish bashkëshorti i saj kanë dy fëmijë të përbashkët, shprehim shqetësimin tonë, se fëmijët e ish çiftit janë vendosur në rrethanat e rrezikut potencial për viktimizim dhe ri-viktimizim, duke u bërë publikisht dëshmitarë të situatave potencialisht të dhunshme verbale apo fizike, përmes presionit publik i cili do të transmetohet në opinion, dhe kjo do të ketë ndikim negativ në mirëqenien emocionale të fëmijëve.

Media ka rol të pa zëvendësueshëm edukimi dhe krijimi në opinion, ruajta e lirisë së shprehjes dhe shprehja e kreativitetit për tërheqjen e shikueshmërinë pa dyshim se është e drejtë e garantuar, mirëpo legjislacioni vendor dhe ai ndërkombëtarë drejtpërdrejtë i zbatueshëm në Republikën e Kosovës, bën përgjegjës edhe median për të siguruar mbrojtje dhe inkurajim të pjesëmarrjes së grave në jetën publike, duke parandaluar çdo formë të diskriminimit apo vënies në situatë të pa lakmueshme përmes mos cenimit të dinjitetit dhe ruajtjes së mirëqenies fizike dhe emocionale.

Konventa e Stambollit Neni 17 “Pjesëmarrja e sektorit privat dhe medias” njeh rolin dhe përgjegjësinë e Medias dhe sektorit privat në parandalimin e çfarëdo lloj dhune ndaj grave citojmë: ‘’Palët nxisin sektorin privat, sektorin e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit dhe medias, në lidhje me lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e tyre, për të marrë pjesë në përpunimin dhe zbatimin e politikave dhe për të caktuar udhëzime dhe standarde vetë rregullatorë për parandalimin e dhunës kundër grave dhe rritjen e respektit për dinjitetin e tyre”.

Prandaj, në cilësinë e Mekanizmit institucional për koordinim mbarëkombëtarë kundër dhunës ndaj grave, me synim të parandalimit të çfarëdo lloj dhune psikologjike, verbale, apo fizike apelojmë tek Menaxhmenti i Klan Kosova të marrë vendim për largimin e z. Atilla Kardesh nga emisioni, me synim të parandalimit dhe mbrojtjes së mirëqenies psikologjike, fizike dhe ruajtjes së dinjitetit të viktimës.

Duke u nisur nga historia e përjetimeve të të mbijetuarës së dhunës, të dëshmuar me ekzistencën faktike të UM në afat prej 6 muajsh, si dhe me rrëfimet e bëra publike nga vetë e mbijetuara, me qëllim të parandalimit të dhunës dhe presionit psikologjik që potencialisht mund të ushtrohet nga ish bashkëshorti prezent në formatin e emisionit, si dhe të parandalimit të presionit publik që mund të ushtrohet nga vetë audienca e emisionit, sepse një qasje e tillë relativizon dhunën ndaj grave,  hapë rrugë për shprehje të gjuhës së urrejtjes në diskursin publik, përmes komenteve denigruese që mund ta përcjellin situatën.

Mediat i konsiderojmë si aleatët më të fuqishëm në parandalimin e dhunës ndaj grave dhe qasja proaktive e tyre për transmetim të programeve mediatike që fuqizojnë rolin e gruas në shoqëri, parandalojnë dhunën ndaj grave duke krijuar ambiente të sigurta dhe jo diskriminuese ndaj grave është imperativ.

Emisioni në fjalë ka audiencë të gjerë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë e vendos publikun dhe shoqërinë në pozitë të ‘’ bashkëfajtorit’’, në kohë reale,  të presionit dhe dhunës psikologjike, e cila besojmë që nuk është synim i emisionit dhe politikave redaktoriale të Televizionit.