A janë ndarë Kaderi dhe Lumbardhi? Detaji që po bën lëmsh rrjetin

Edhe pse ka kohë që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, Kaderi dhe Lumbardhi po përcillen në çdo lëvizje.

 

 

 

Duket se midis tyre nuk do të ketë kthim pas, por ish-banorja ende po e mban një kujtim të ish-it.

Duke hulumtuar në profilin e saj në Instagram shohim se ajo ende e ndjek një llogari e cila është krijuar në kohën kur ishte bashkë me Lumin.

“kader_lumbardh” është llogaria e cila sigurisht e bën që t’i rikujtojë çastet e bukura me të.

 

 

“Xuxi mezi po merrte frymë” – Sara qanë teksa kujton ndodhitë e mbrëmshme

Sara mes lotësh ka kujtuar ndodhitë e mbrëmshme(të martës mbrëma) në shtëpi teksa Xuxit iu përkeqësua gjendja shëndetësore pasi Xheneta e zgjoi nga gjumi duke kërcitur me tenxhere.

Sara teksa qante tha se Xuxi mezi merrte frymë dhe kjo i kujtoi familjarët e saj.

“Xuxi nuk merrte frymë dhe qante se nuk merrte frymë dhe më ka dhimt shpirti se mu kujtua gjyshi dhe babai”, tha Sara.

Mes tjerash, Xheneta tha se nuk është aspak pishman për atë që bëri dhe Sara i tha se ajo që bëri është një gjest i ulët.

VIDEO

Mbërrin droni i parë në shtëpi, ja për cilin banor është (VIDEO)

Në shtëpinë më të famshme në vend ka mbërritur droni i parë për njërin nga 20 banorët.

I pari që mori këtë dhuratë nga fansat e tij është Rezi teksa në ishte shkruar “Rezi je më i miri, nga çunat e Durrësit”.

Rezi u lumturua shumë nga ky dron teksa falënderoi fansat nga Durrësi.

Për të parë reagimin e tij mund të ndiqni videon në linkun më poshtë.

“Nuk është festë e jona”, këta banorë refuzojnë kostumet për “Halloween” (VIDEO)

Xuxi dhe Burimi kanë refuzuar t’i veshin kostumet për festën “Halloween” të organizuar nga “Vëllai i Madh”.

Të dy banorët treguan edhe arsyet se pse nuk do t’i veshin kostumet.

“Halloween nuk është festë myslimane – nuk është festë e jona”, thanë të dy banorët.

Për më shumë detaje mund të ndiqni videon në linkun më poshtë.

Ky është reagimi Alaudin Hamitit pas situatës së krijuar mbrëmë në BBVK

Mbrëmja e djeshme për banorët e BBVK, nuk ishte aspak e lehtë.

Debate që degraduan deri në prekje fizike, shqetësuan ndjekësit e këtij formati dhe gjithë rrjetin, shkruan Kosovarja.

Moderatori Alaudin Hamiti sot reagoi mbi këtë situate duke treguar se si po e kalojnë këtë rrëmujë.

Ai ka publikuar një foto në instastory duke i parë banorët e këtë pamje po e shoqëron më disa ëmbëlsira.

“Pak ëmbëlsi mbas një tërmeti në shtëpisë me te famshme ne vend”.

Xuxi nuk u ndje mirë, kjo është gjendja e tij

Xuxi nuk është ndjerë mirë pas gjithë ngjarjeve të ndodhura brenda shtëpisë së BBVK3.

Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore të tij, banorët u panikuan gjersa bënin thirrje për doktor.

I menjëhershëm ishte reagimi i “Vëllait të Madh” me sjelljen e doktorëve të cilët konfirmuan se gjendja e tij është stabile.

Shiko videon:

‘Big Brother Albania’ po fillon, këta janë banorët që do të hyjnë?

Vetëm pak muaj na ndajnë nga fillimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP dhe tashmë kanë filluar edhe aludimet rreth banorëve të mundshëm.

Në edicionin e këtij viti, përflitet se do të marrin pjesë një grup i përzgjedhur artistësh dhe personazhesh nga fusha të ndryshme.

 

 

Disa nga emrat më të përfolur si banor i BBV4 janë:

 

 

Devi & Dori (dyshja e Fiks Fare) si konkurrent i vetëm, Visjan Ukcenaj, Cubi Metkaj, Enxhi Nasufi, Sara Hoxha, Kastro Zizo

Eugent Bushpepa, Bledi Beqiri, Ritvana Fetahu, Rinian Leka.

 

 

Zbulohet kur do të filloj ‘Big Brother VIP Albania 4’

 

Vazhdojnë “hallakamat” në ‘Big Brother’, përplasje të ashpëra mes dy vajzave

Xheneta dhe Ana kanë pasur një debat të ashpër mes vete.

Gjatë debatit, Ana iu drejtua Xhenetës me fjalët “oj bubë”, “o karrabisht”

Ndërsa, Xheneta iu kundërpërgjigj duke i thënë se “ti nuk më afrohesh as te këmba”.

Kurse, Ana i tha asaj “shko ngjitju Gjestit pak, puthe”.

Për të parë përplasjen e ashpër mes dy banoreve, klikoni në videon më poshtë:

“Do te dua deri në frymen time të fundit”, Jonida humbë personin e zemrës

Moderatorja dhe aktorja e njohur Jonida Vokshi pak minuta me parë ka ndarë lajmin e trisht me ndjekësit.

Pas gjendjes të rëndë shëndetësore babi i saj ka ndërruar jetë.

“Ma bërë shpirtin copë o ba, do të dua deri në frymën time të fundit, deri kur do takohemi serisht” ishin fjalët e Jonidës.

Xuxi e bën të qaj Xheneten, pasi e bëri këtë veprim

Pasi zhvilloi shumë debate të ashpra me disa nga banorët e shtëpisë, Xheneta nuk u ndje aq mirë.

Ajo filloi të qajë, derisa Drenusha dhe Rezi po e ngushëllonin.

Ajo u ndje e ofenduar pasi Xuxi ia përmendi asaj gjatësinë.

“Nuk preket njeriu në gjatësi”, tha Xheneta.

Shiko videon: