Këngëtari shqiptar Luiz Ejlli ka dhënë një paralajmërim përmes rrjetit social “Instagram”.
Për shkak të rastit tragjik ku humbi jetën një 14-vjeçar, ne emër të tij dhe të stafit SBS Musicent ai tregoi që kënga që duhej të publikohej sot, do të shtyhet për ditën e shtunë.
“Prindër të Martinit, unë nuk mund ta imagjinoj se si ndiheni… por e di shumë mirë se sa e keni dashur. Ngushëllime”, shkroi artisti.
Dy banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Vullneti dhe Anisa kanë diskutuar për rutinën e tyre jashtë shtëpisë.
Vullneti po i tregonte Anisës, për jetën që bën jashtë dhe si i shkon një ditë e tij normale, transmeton Klankosova.tv.
Më shume pyetje nga Anisa, Vullneti nuk hezitoi të flas për jetën jashtë Big-ut.
“Kam psikolog, dhe shkoj çdo fundjavë. Aty shprehem edhe për shkak nga presioni që më vjen, shumicën prej tyre smund ti flas me askënd përveç psikologut, psh nëse dikush më kërcënon”, u shpreh Vullneti.
Tutje, dyshja diskutuan edhe për dinamikat dhe zhvillimet brenda shtëpisë, teksa Vullneti tregoi edhe pse u fut brenda Big-ut.
“Kam një projekt gati për një emision lidhet me fushatën zgjedhore”, tha ai.
Për më shumë detaje nga biseda e dyshes, klikoni videon në linkun më poshtë.
Për më shumë detaje nga biseda e dyshes, klikoni videon në linkun më poshtë.
Produksioni i Big Brother VIP Kosova ka reaguar ndaj komenteve të shumta që kanë qarkulluar në rrjetet sociale se bileta e fatit të Xhenetës u ndërrua gjatë spektaklit të së hënës.
Pamjet e publikuara për herë të parë vërtetojnë se bileta e fatit të Xhenetës nuk ka pësuar asnjë ndryshim gjatë spektaklit të së hënës, kur ajo u eliminua nga “Big Brother VIP Kosova” pas një përballje direkte me Drenushën në televotim./Arbresh.info
Mbrëmjen e së hënës, spektakli i Big Brother VIP Kosova solli një moment emocional dhe të papritur për Dianën.
Ajo u surprizua nga motra e saj, e cila i dha lajmin se babai i tyre është shumë i sëmurë dhe ndodhet në spital.
Në një situatë të ngarkuar emocionalisht, motra i kërkoi Dianës të linte lojën dhe të kthehej pranë familjes.
Megjithatë, Diana vendosi të vazhdojë garën, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një detaj i pazakontë: motra e saj ia shkroi diçka në një faculetë dhe i pëshpëriti diçka në vesh.
Ky moment u bë viral në rrjetet sociale, duke ndezur spekulime mes shikuesve.
Disa komentues pretendojnë se mesazhi i shkruar ishte për t’i treguar Dianës se ajo tashmë është bërë virale në spektakël, ndërsa të tjerë mendojnë se motra e saj i kishe përpëshitur në vesh në norvegjisht, duke i thënë se e urrejnë Arionin.
Videoja ka marrë reagime të shumta, duke e kthyer këtë moment në një nga më të diskutuarit e këtij edicioni.
Mbrëmë në BBVK, në bazë të një avantazhi në lojë, Gresa ka dërguar në nominim kokë më kokë Drenushën dhe Xheneten.
Xheneta ishte e eleminuara nga publiku, por e cila u kthye prapë në shtëpi me biletën e fatit.
Në rrjet, ndjekësit kanë shprehur dyshimin se produksioni mund ti ketë ndërruar asaj biletën e fatit me qëllimin që ajo të rikthehet në shtëpi pasi është një nga lojëtaret më të forta.
Kjo, pasi kur ajo ishte duke dal nga shtëpia pas eleminimit mban në dorë kutinë e fatit, ndërsa kur mbërriti në studio gjysma e biletes ishte jashtë kutisë.
Po ashtu, enda pa e parë mirë biletën, Xheneta thotë se nuk e dini cfarë mban aty, duke shtuar më shumë dyshimet.
Megjithatë, pasi i kthye në shtëpi, shumica e banorëve nuk e pritën mirë rikthimin e saj
pasi ishin gëzuar për eleminimin e saj./InfoKosova/