Dani ndan dhimbjen e humbjes së bashkëshortes dhe sfidat e të qenit prind i vetëm

Ramadan Krasniqi, i njohur për publikun si Dani, ka ndarë një rrëfim prekës për humbjen e gruas së tij gjatë intervistes në emisionin “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa.

Në një moment emocional, Dani tregoi se humbja e bashkëshortes së tij e kishte lënë me një barrë të rëndë: kujdesin për fëmijët, të cilët kishin nevojë për prani prindërore.

“Kur m’ka vdekë gruaja, m’i ka lonë fëmijët e vegjël,” tha ai, duke përshkruar dhimbjen dhe vështirësitë që përballoi pas kësaj humbjeje të madhe.

Për të mësuar më shumë rreth rrëfimit të tij, klikoni në videon më poshtë nga /Gazeta Express/.

Sa është i pasur Dani pas 52 viteve karrierë? Këngëtari jep përgjigjen e tij

Në intervisten e fundit dhënë për emisionin “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa, këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi – Dani,  tregoi se a është bërë i pasur me gjjthë karrieren muzikore që ka.

Se çfarë tha e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.

 

 

“Sonte ti flen me mu”, a e pranoi Xheneta kërkesën e Burimit? (VIDEO)

Burimi ka kërkuar që të ndërrohet me Gjestin në raport me Xhenetën teksa i ka bërë edhe një kërkesë asaj.

“Sonte ti flen me mua”, i tha Burimi-Xhenetës teksa ajo e refuzoi për një arsye.

Për të parë se cila ishte arsyeja mund të ndiqni videon në linkun më poshtë.

Alaudini kryqëzohet në rrjet, i dalin fotot për raportin e tij me banorin e BBVK

Edhe këtë vit akuzat e shumta për raporte familjare e miqësore janë adresuar te Alaudini, moderatori i “BBVK”.

Spektaklin e kaluar Alaudini tha se nga votat e publikut Driloni është i preferuari i publikut.

Por, kjo nuk po pranohet nga ndjekësit e këtij formati.

Në rrjet është bërë virale një fotografi e Alaudinit me Drilonin, para një viti.

A është një raport shoqëror apo familjarë, kjo do të zbulohet në ditët në vazhdim..

 

Olta Gixhari tregon më shumë se ç’duhet por e fshin postimin menjëherë

Olta Gixhari është rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes pasi u konfirmua si opinioniste në spektaklin “Big Brother VIP Kosova”.

Përpos kësaj, aktoren e shohim aktive edhe në rrjetet sociale, ku shpesh poston momente nga e përditshmja e saj.
Mirëpo në një nga postimet e saj të fundit, Olta ka treguar më shumë se ç’duhet. Megjithatë aktorja nuk vonoi shumë për ta fshirë postimin.

Kujtojmë se eksperienca e Oltës në një spektakël si ai i “Big Brother VIP Kosova” nuk është për herë të parë — jo si opinioniste por si banore. Ajo ka qenë në “Big Brother-in” shqiptar dy vite më parë.

”Ra, raaa”, Xuxi zgjohet ‘jerm’, pamjet bëhen virale në rrjete sociale

Xuxi po vazhdon të krijojë situata të ndryshme në Big Brother VIP Kosova 3.

Ai është banori i fundit që iu bashkua shtëpisë, gjersa për këtë kohë u bë temë diskutimi shpesh në media e rrjete sociale.

Përveç debateve me konkurrentët e tjerë, këngëtari bëri edhe disa veprime, të cilat morën vëmendje të madhe.

E së fundmi, ai u zgjua jerm dhe po qëndronte në shtratin e tij, skenë kjo mjaft qesharake.

”Ra, raaa”, dëgjohej njëri nga banorët të ndante shqetësimin me plot gaz, për lëvizjet e pavetëdijshme të Xuxit në ato momente.

Videoja u bë virale dhe u shpërnda gjithandej nëpër rrjete sociale, veçanërisht në TikTok.

Video

“Ku po shkon zemër” – Romeo shfaqet i ‘pikëlluar’ pas vendimit të Heidit për largim nga Shqipëria

Marrëdhënia mes Romeo Veshajt dhe Heidi Baçit, ka bërë lëmsh rrjetin.

Pas shumë ndodhive në jetën e tyre së fundmi, çifi i përfolur se janë ndarë ende nuk kanë konfirmuar diçka të tillë apo nëse vijojnë të jenë bashkë.

Heidi ishte ajo e cila vendosi të lërë gjithçka që po ndërtonte në lidhje me karrierën në Shqipëri, duke iu rikthyer Italisë.

Edhe ky hap i saj ngjalli mjaft reagime, duke bërë fansat të mendonin se lidhja mes tyre ka përfunduar.

Mirëpo ajo që vëmë re në “Story-n” e fundit të Romeos është një video në të cilën ai shfaqet i prekur dhe këndon një këngë e cila mes rreshtash thotë “Çfarë po bën, ku je duke shkuar zemër”.

Menjëherë na shkon mendja tek vendimi që ish-banorja e BBV mori për t’u larguar nga Shqipëria, edhe pse asgjë nuk është e qartë nga dy protagonistët.

Ky banor dëshiron të largohet nga “Big Brother”

Xheneta e ka motivuar Gjestin për qëndrimin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ky i fundit derisa po fliste me Xhenetën u shpreh paksa i dëshpëruar në raport me qëndrimin e tij brenda BBVK3.

“Ti ki shumë sene të mira për të bërë. Unë nuk mundem me ta imponu me qëndru, por mendoj që ja vlen me nejt ti. Është e vështirë, ka momente që secilit na vjen të dal”, i tha Xheneta.

Gjesti thotë se nuk po mundet të adaptohet pasi ka menduar që njerëzit do jenë më të qetë aty brenda.

“Po mua po më vjen çdo ditë…Unë kam edhe karrierë jashtë. Nuk e kam besu që shkon kështu, kam menduar që njerëzit do jenë më të qetë dhe ta respektojnë njëri-tjetrin”, iu shoreh Gjesti-Xhenetës.

Shiheni videon e plotë:

Ky është banori i preferuar i publikut

Epitetin e banorit të preferuar e ka marrë Driloni.

Kjo pasi ai mori më së shumti vota nga publiku, duke marrë kështu rolin e kapitenit.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:

Nëna në gjendje të rëndë – Anës i kërkohet largimi nga shtëpia, ky është vendimi i saj

Ana Ejupit i është thënë në spektakël se duhet ta lë përgjysmë garën në bazë të kërkesës që ka bërë familja e saj.

Kjo për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së saj, ndërsa vendimin duhej ta merrte menjëherë.

Derisa mendoi për pak minuta, banorja tha se do të vendosë vetë dhe se do të qëndrojë akoma në lojë.

“Dua të vazhdoj lojën nëse e kanë lënë në dorën time. Por nëse ka diçka gjatë ditës më lajmëroni”, tha ajo.

E më pas, Ana mori një telefonatë nga motra, ku në një formë i tregoi se nuk janë dakord për raportin me Kevinin.

“Ne të duam me zemër, që ti me vazhdu lojën, me tregu çfarë vajze je me na bërë krenarë të gjithëve. Nuk ke nevojë për ndihmën e askujt”, qenë fjalët e motrës.

Konkurrentja tha se do të vazhdojë garën e vetme, ashtu siç edhe ka hyrë.