Natën e dasmës së Dafinës, DJ Geek postoj këtë foto

Dafina dhe Kreshniku u martuan mbrëmë, më një dasmë madhështore.

E rreth kësaj ka reaguar edhe ish i dashuri i saj, DJ Geek.

Ai ka postuar një foto në krahët e një vajze, e që del të jetë një fytyrë e njohur.

Ai foton e ka shoqëruar me një zemër të kuqe.

 

 

“Palaço, majmun, s’të don as shtëpia jote”, debat i ashpër në BBVK3

Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 3, Besforti ka debatuar goxha ashpër me Rezartin.

“Je palaço, je kot”, i ka thënë kështu Besforti, Rezit.

“Nuk jam kategori e jotja, jam De Niro për ty, jam Oscar për ty, majmun i tipit tënd”, ka vazhduar tutje Besforti.

 

 

Ndërkaq Rezi i thoshte se ty nuk të do askush në shtëpi, pasi sipas tij tërë banorët i ka kthyer kundër tij.

Tutje, Besforti dëgjohet duke i thënë Rezit se as të shtëpisë së tij nuk e donë atë, por për detaje më të hollësishme, ndiqni videon e mëposhtme:

Atifete Jahjaga shkëlqen në dasmen e Dafina Zeqirit

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, që kur e ka kryer mandatin si e para e vendit, ka bërë një transformim të habitshëm tek vetja.

Presidentja e parë e vendit, është dobësuar dhe e ka transformuar stilin e saj.

Ajo, ka ndërhyrë në pamje dhe duket më e freskët e më e bukur se asnjëherë më parë, shkruan “Kosovarja”.

Po shkëlqen edhe në dasmen e mikes së saj, këngëtares Dafina Zeqiri.

Vjehrra i këndon e i kërcen Dafines për herë të parë

Dafina Zeqiri sonte i jep fund beqarisë me një dasëm madhështore.

Nuk mungoi edhe vallëzimi me vjehrrën, nënë e Kreshnikut.

Me duartrokitje të shumta nën këngën e Remzije Osmanit, Dafina shkëlqen në valle me vjehrrën.

Nga fytyra e vjehrrës shihet lumturia e madhe që po e përjeton.

 

 

 

Kjo është këngëtarja që Dafina e zgjodhi ti këndojë në dasmë

Dafina Zeqiri e Kreshnik Gjergji sonte po kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë madhështore.

Pamje të shumta janë publikuar nga kjo dasmë, e cila ka mbledhur fytyra të shumta publike.

Nga videot e publikuar, shihet se çifti kanë zgjedhur Remzije Osmanin për të kënduar në dasmë.

E dihet se kjo dyshe ia qet ‘flakën’ këtyre ahengjeve.

Shiko videon:

Si në përralla – Pak nga brenda sallës së dasmës të Dafinës dhe Kreshnikut

Sot këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri ka vendosur të organizojë festën e dasmës së saj me Kreshnikun, raporton Sinjali.

Ndonëse muajin e kaluar dyshja u kurorëzuan, ata sot kanë vendosur që ta bëjnë dasmën e tyre madhështore.

Figura tashmë të njohura të muzikës dhe artit i janë bashkuar këtij gazmendi familjar, ku dhe janë publikuar pamjet e para të sallës se ku do të qëndrojnë çifti bashkë me mysafirët e ftuar.

Xheneta e bën hapin e parë drejt Rezit, ky i fundit e puth

Xheneta e ka bërë hapin e parë drejt Rezit.

Ky i fundit i dha një puthje pastaj asaj.

Madje dytë kishin një kërkesë për Vëllain e Madh që të kenë një ‘date’.

Martesa e Dafinës, marrin pjesë edhe deputet të pozitës

Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji po bëjnë dasmë të madhe sonte!

Në mesin e shumë të ftuarve nga figurat publike janë edhe pjesëtarë të Listës Guxo, raporton IndeksOnline.

Ministri Faton Peci, ministrja Donika Gërvalla, deputetja Jeta Statovci, e Triera Kasumi po marrin pjesë në këtë event.

Dasma po shoqërohet me muzikë dhe atmosferë të paparë.

Kështu duket çifti Dafina&Kreshnik

Sonte është martuar këngëtarja Dafina Zeqiri.

Ajo ka shkëlqyer krahë bashkëshortit të saj Kreshnik Gjergji.

 

Motra e Antonela Berishës dyshohet se ka sulmuar fizikisht edhe ish-banorin e “Big Brother”

Motrat Antonela dhe Mariela Berisha u vunë në qendër të mediave javë më parë kur sulmuan modelen Klea Prenga në një nga restorantet e Tiranës.

Ato u fshehën për muaj më radhë, ndërsa vetëm pak ditë më parë u kthyen nga Dubai për tu përballur me drejtësinë.

Klea Prenga ka shkruar se Mariela Berisha veç gjyqit me të, ka dhe një gjyq të hapur në Itali me një person të quajtur Arben Kasemi, administratori i faqes së Instagramit “Vipat e Bllokut”.

Ky shtetas, i njohur dhe si Ben Kasemi, ka qenë banor i “Kafazit të Artë” dhe “Big Brother”.

Sipas dokumentit, Kasemi është personi i lënduar nga Mariela, ndërsa nën hetim është marrë edhe një person tjetër, Florian Berishaj. Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 21 mars 2022, shkruan “Panorama”.

Mariela e ka sulmuar fizikisht Arbenin, pas disa postimeve që ky i fundit kishte bërë në rrjetet sociale për të. Dhuna, në atë kohë nuk u bë publike, por Kasemi, e ka denoncuar në Itali Marielën, duke qenë se është shtetas rezident në vendin fqinj.

Në atë kohë edhe Antonela ka qenë e përfshirë në këtë konflikt të ashpër, por duket se ndaj saj nuk ka pasur një akuzë, duke qenë se në momentin e dhunës ajo nuk ka qenë prezente, por vetëm e motra dhe i afërmi i tyre.

Klea ka shkruar se akuza që rëndon për Marielën në Itali është “Tentativë Vrasje”.